Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Sipas njoftimeve nga Serbia dhe Rusia, në bisedën e zhvilluar më 29 maj, Vuçiç dhe Putin kanë biseduar për vazhdimin e “partneritetit strategjik mes Rusisë dhe Serbisë” dhe për furnizimin e Serbisë me naftë dhe gaz rus me çmim të volitshëm.
BRUKSEL- Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel nuk e kanë pritur mirë bisedën e fundit telefonike midis presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe atij rus, Vladimir Putin. Sipas njoftimeve nga Serbia dhe Rusia, në bisedën e zhvilluar më 29 maj, Vuçiç dhe Putin kanë biseduar për vazhdimin e “partneritetit strategjik mes Rusisë dhe Serbisë” dhe për furnizimin e Serbisë me naftë dhe gaz rus me çmim të volitshëm.
Kjo ndodhi edhe përkundër thirrjeve të BE-së që Serbia të mos afrohet me Rusinë, sepse, siç ka thënë më herët shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell, “të mbash lidhje të ngushta me regjimin e [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE.
“Në rrethanat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndaj rendit ndërkombëtar, BE pret nga Serbia që si vend kandidat të mos forcojë edhe më shumë lidhjet e saja me Rusinë. Nga vendet kandidate pritet po ashtu që gradualisht të përshtatin politikat e tyre ndaj vendeve të treta me qëndrimet dhe politikat e miratuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe masat kufizuese”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.
Ai shtoi se BE-ja pret nga të gjitha shtetet kandidate që “tërësisht të përshtatin me bllokun prioritetet ligjore dhe politike, përfshirë edhe ato nga komunikata ‘RepowerEU’ që cakton ambiciet e BE-së për t’i dhënë fund importit të naftës ruse dhe produkteve të saj”.
Blloku evropian po ashtu rikujtoi se e ka ndihmuar Serbinë që të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse. Si mesazh të rëndësishëm për Serbinë dhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në BE përmendin edhe mundësinë që të marrin pjesë në prokurimin e përbashkët të gazit. BE-ja po ashtu rikujtoi edhe ndihmën që jep përmes planit për investime në Ballkan, që forcon sigurinë e furnizimit me energji përmes investimeve në energjinë e ripërtërishme, ndërtimin dhe rehabilitimin e korridorit elektrik Trans-Ballkanik.
“Qëllimi është që të zvogëlohet varësia nga nafta, të ndihmohen partnerët me një rrjet më të mirë të integruar të energjisë dhe qasje në burimet e shumëfishta të energjisë. Nisja e punës në interkonektorin e gazit Serbi-Bullgari, për të cilin BE-ja ka ndarë 50 milionë euro, është një hap i rëndësishëm i bllokut evropian dhe Serbisë për të siguruar diversifikim të furnizimeve të Serbisë me gaz. Në kontakte të afërta me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, po ashtu monitorojmë edhe situatën e çmimeve dhe sigurinë e furnizimit në tërë rajonin”, tha Stano.
Ndonëse në BE aktualisht nuk flasin se cilat mund të jenë pasojat konkrete për vazhdimin e raporteve të afërta midis Serbisë dhe Rusisë, burimet diplomatike thanë se kjo afërsi mund të reflektohet në procesin e bisedimeve për anëtarësim në bllok.
“Gjasat që Serbia të hapë kapituj të rinj në procesin e negociatave tani duken shumë joreale”, tha një diplomat i lartë i BE-së, i cili shtoi se “nuk pritet që në formë formale të shpallen sanksione ndaj Serbisë”.
Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Në BE thanë se vazhdojnë të presin që Beogradi të mbështesë sanksionet e bllokut ndaj Rusisë.
Marrë nga REL
Catherine Colonna dhe Dmitry Kuleba UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitry Kuleba gjatë një konference për shtyp ...
Erdogan TURQI-Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të hënën, ofroi t...
Catherine Colonna, UKRAINË- Duke vizituar një kishë ortodokse në qytetin Bucha jashtë kryeqytetit Kiev, ku forcat ruse janë ...
Foto Ilustruese GREQI- Autoritetet greke thanë se planifikojnë që këtë vit të zgjasin murin përgjatë kufirit me Tur...
Lija e majmunit BRITANI- Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunëve jashtë...
Harta GREQI- Shqetësimi se Irani mund të vazhdojë me konfiskimet e mëtejshme të anijeve greke, pas incidentit të së prem...
Foto ilustruese RUSI- Në bisedimet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia është...
Gaz, Rusi HOLANDË- Rusia do të ndërpresë furnizimin me gaz në Holandë të martën, tha një pëfaqësues ...
Vjosa Osmani dhe Dritan Abazovic MAL I ZI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkëmbyen r...
Fatmir Çollaku KOSOVË- Profesori i kriminalistikës në Kosovë tha se gjuha e urrejtjes që shprehet në tekstet e kë...