30 Maj 2022, 18:34
Nga DOSJA
Gaz, Rusi
HOLANDË- Rusia do të ndërpresë furnizimin me gaz në Holandë të martën, tha një pëfaqësues i kompanisë GasTerra i mbështetur nga holandezët pasi kompania refuzoi të paguajë furnizuesin Gazprom në rubla, në përshkallëzimin e fundit të mosmarrëveshjes për pagesat e energjisë me Perëndimin.
GasTerra, e cila blen dhe tregton gaz në emër të qeverisë holandeze, tha në një deklaratë se kishte "parashikuar" lëvizjet e Rusisë për të ndërprerë gazin dhe se ka blerë "diku tjetër" disa nga 2 miliardë metra kub gaz që pritej të merrte nga Gazprom deri në tetor.
Rreth 44% e përdorimit të energjisë holandeze bazohet në gaz, por vetëm rreth 15% e gazit holandez vjen nga Rusia, sipas shifrave të qeverisë. Qeveria holandeze njoftoi më herët planet e vendit për të ndaluar përdorimin e karburanteve fosile ruse deri në fund të vitit.
Gazprom Export ka kërkuar që vendet evropiane të paguajnë për furnizimet me gaz rus në rubla për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës nga Moska. Gazprom tashmë kishte ndërprerë gazin për Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë pasi ato refuzuan të respektonin kushtet e reja të pagesës.
Vendet evropiane janë të ndara se si t'i përgjigjen kërkesës së Moskës që të gjitha pagesat për gazin të bëhen në monedhën vendase. Gjermania dhe Italia thuhet se u kanë thënë kompanive të tyre se mund të hapin llogari në rubla për të vazhduar blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet.
(d.a/dosja.al)
Bota
30 Maj 2022, 18:35
Vjosa Osmani dhe Dritan Abazovic
MAL I ZI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkëmbyen r...
Bota
30 Maj 2022, 18:25
Fatmir Çollaku
KOSOVË- Profesori i kriminalistikës në Kosovë tha se gjuha e urrejtjes që shprehet në tekstet e kë...
Bota
30 Maj 2022, 18:18
Putin dhe Vucic
Pas bisedës mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë për marrëveshjen e re të gazit ndërmjet dy ...
Bota
30 Maj 2022, 17:57
Macron dhe Orban
BRUKSEL- Pavarësisht negociatave të minutës së fundit midis vendeve të BE-së, udhëheqësit nuk kan&...
Bota
30 Maj 2022, 17:44
Maria Zakharova
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretares s...
Bota
30 Maj 2022, 17:40
Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se nuk kishte asnjë kompromis të pranueshëm për embargon e Bashkimit E...
Bota
30 Maj 2022, 17:32
Foto ilustruese
KROACI- Autoritetet në Kroaci thanë të hënën se rrënojat e një avioni të vogël që kishte ...
Bota
30 Maj 2022, 17:27
Ushtaret ukrainas
UKRAINË- Ushtarët ukrainas të kapur nga forcat ruse pas rrethimit tre-mujor të fabrikës së çeli...
Bota
30 Maj 2022, 17:18
KANADA- Një video e filmuar me dron kapi pamje mahnitëse të një ajsbergu në Merritt's Harbour, Newfoundland, më 27 maj.
And...
Bota
30 Maj 2022, 17:04
Dendias dhe Blinken
GREQI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan Anthony Blin...