LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan, Murphy: Është shumë e rëndësishme! Kosova t’u japë shkallë të kufizuar të vetëqeverisjes komunave serbe

Ai ka theksuar se marrëveshja nuk është pa rrezik politik, por mendon se është një rrezik që ia vlen të ndërmerret.

1 Prill 2023, 10:13 Nga a.l
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan, Murphy: Është
Chris Murphy

KOSOVË- Senatori amerikan Chris Murphy, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike të të dyja vendeve. Murphy ka thënë se askush nuk e dëshiron një Bosnjë tjetër, por Kosova duhet të garantojë një shkallë të kufizuar vetëqeverisjeje për komunat serbe. Shtetet e Bashkuara dhe Brukseli, që mbajnë çelësat e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, ka deklaruar ai, do të vazhdojnë ta bëjnë të qartë se do të jetë shumë e vështirë për cilindo vend që t’u bashkohet atyre organizatave, nëse nuk tejkalohen dallimet ndërmjet palëve.

Mendoj se është një marrëveshje shumë e rëndësishme. Kam kaluar shumë kohë në Ballkan. Unë mendoj se është një rajon tepër i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Është një rajon ku nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë. Kam kaluar shumë kohë me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin dhe të dy kanë bërë, mendoj, lëvizje shumë të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka deklaruar për Murphy për VOA. 

Ai ka theksuar se marrëveshja nuk është pa rrezik politik, por mendon se është një rrezik që ia vlen të ndërmerret.

 “Unë besoj se të dyja palët janë serioze për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe mendoj se mund të jetë gurthemel për punën e vazhdueshme për t’u siguruar që secili vend të njohë dhe respektojë qytetarët e vendit tjetër dhe të drejtën e secilit komb për t’u bashkuar me institucionet ndërkombëtare për t’u bërë anëtar i plotë i bashkësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar senatori.

Murphy ka thënë se është në të mirë të Kosovës dhe Beogradit që të zbatohet kjo marrëveshje.

Nuk mendoj se është një politikë e mirë për fuqitë ose entitetet e jashtme që t’i detyrojnë vendet të bëjnë diçka që nuk duan ta bëjnë ose mendojnë se nuk është në interesin e tyre më të mirë. Kështu që unë nuk e shoh këtë si një çështje që Shtetet e Bashkuara ofrojnë stimuj dhe pasoja. Kjo thjesht nuk është e dobishme sipas mendimit tim. Ne duhet të punojmë me udhëheqësit dhe grupet elektorale në Kosovë dhe Serbi për t’i bindur ata të bëjnë atë që është e drejtë për vendet e tyre. Dhe njohja e ë është e drejtë dhe është pozitive si për të ardhmen politike ashtu edhe për atë ekonomike të të dyja vendeve”, ka thënë ai për mediumin.

I pyetur se sa realiste është ideja e njohjes së ë kur, presidenti i Serbisë pas takimit në Ohër tha se ka dy vija të kuqe dhe se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta lejojë kurrë që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, ai ka thënë pavarësisë nevojës së liderëve që nganjëherë të marrin pozicione të caktuara, marrëveshja do të zbatohet.

“Epo, le të ecim hap pas hapi. Unë e kuptoj se udhëheqësit politikë ndonjëherë duhet të pozicionohen në mënyra të caktuara, por mendoj se fakti që kjo marrëveshje u realizua tregon se si Vuçiçi ashtu edhe Kurti, të cilët kanë zgjedhës që nuk duan pajtim mes dy vendeve, janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe, janë të gatshëm për të bërë gjënë e duhur, për të nxitur paqen”, ka thënë ai.

Ka lloj-lloj gjërash në Ballkan për të cilat udhëheqësit thanë se nuk do të ndodhin kurrë, por pastaj ndodhën, sepse ju u jepni kohë, vazhdoni të flisni, vazhdoni të ndërtoni një rrugë drejt pajtimit dhe ndonjëherë ndodhin gjëra të habitshme”, ka deklaruar tutje senatori.

Ai, gjithashtu, ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Murphy ka thënë se askush nuk e dëshiron një Bosnjë tjetër, porse Kosova duhet të garantojë një shkallë të kufizuar vetëqeverisjeje për komunat serbe.

Dëgjoni, askush nuk e dëshiron një Bosnjë tjetër. Kjo nuk duhet të jetë e ardhmja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Unë kam biseduar me zotin Kurti në disa raste dhe i kam shpjeguar se në Shtetet e Bashkuara, kemi një qeveri të fortë federale. Ne kemi një ndjenjë të fortë të patriotizmit amerikan, por kemi gjithashtu qeveri të forta shtetërore. Ne gjithashtu u kemi dhënë mundësinë njerëzve në Oklahoma dhe Connecticut për të krijuar një të ardhme për veten e tyre. Ky është ndryshimi. Mendoj se sigurisht që ka një mënyrë që Kosova të vërë në jetë një shkallë të kufizuar të vetëqeverisjes për ato që janë komunat me shumicë serbe dhe ta bëjë këtë në një mënyrë që nuk e copëton strukturën e vendit. Ky është një zotim që është bërë në Bruksel dhe që Kosova duhet ta bëjë si duhet. Më vjen mirë që kjo është pjesë e kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar ai për VOA.

Murphy tha po ashtu se Serbia duhet t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

chris murphy

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet