LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja e koalicionit për migracionin/ Analiza e DW: Çfarë është planifikuar tani dhe cilat janë kufizimet ligjore?

Në ditën e parë si kancelar, kështu pati premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme që të kontrollojë vazhdimisht kufirin dhe të kthejë që në kufi azilërkuesit. Pas zgjedhjeve edhe Merz-it iu bë e qartë, se përpara ditës së tij të parë në post, do t'i duhej të negocionte për koalicionin qeverisës.

11 Prill 2025, 08:07 Nga E. D
Marrëveshja e koalicionit për migracionin/ Analiza e DW:
foto ilustruese

GJERMANI- Migracioni ishte tema dominuese në fushatën elektorale dhe për një kohë të gjatë temë debatesh ndërmjet kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve. Çfarë është planifikuar tani dhe cilat janë kufizimet ligjore?

Në ditën e parë si kancelar, kështu pati premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme që të kontrollojë vazhdimisht kufirin dhe të kthejë që në kufi azilërkuesit. Pas zgjedhjeve edhe Merz-it iu bë e qartë, se përpara ditës së tij të parë në post, do t'i duhej të negocionte për koalicionin qeverisës.

Kështu gjatë bisedimeve për koalicionin me socialdemokratët (SPD)javët e kaluara është debatuar fort për këtë temë lidhur me formulimet dhe mundësitë ligjore. Në marrëveshjen e koalicionitjanë vendosur tani formulime të rëndësishme të SPD-së: "E drejta bazë për azilin mbetet e pacënuar. Ne duam të mundësojmë integrimin", shkruhet. Por edhe konservatorët kanë vendosur formulimet e tyre: "Ne do ta rregullojmë migracioninduke e drejtuar në mënyrë të tillë që të kufizojmë migracionin e paligjshëm."

Kontrollet në kufij do të vazhdojnë

Konkretisht koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, derisa të ketë një mbrojtje funksionuese të kufijve të jashtëm të BE-së në nivelin e BE-së. Asgjë nuk ka të re këtu, por ligjërisht kjo është problematike. Sepse Gjermania përpara shumë vitesh ka nënshkruar Marrëveshjen e Shengenit për Kufijtë. Në bazë të këtij kodi nuk ka kontrolle të vazhdueshme dhe të pakufizuara në kohë ndërmjet shteteve të hapësirësh Shengen. Përjashtime kjo marrëveshjen parashikon vetëm në raste të situatave të rrezikshme.

Edhe kjo për një periudhë të caktuar kohe. Pra kontrollet kufitare janë në kundërshtim me këtë marrëveshje. Kështu gjykoi më 17 mars 2025 Gjykata Administrative e Bavarisë lidhur me kontrollet kufitare. Për këtë proces u bë shkak padia e një shtetasi austriak, i cili konsideroi se është kontrolluar jashtë ligjit në vitin 2022. Vazhdimi i kontrolleve e vështirëson problemin.

Fjalia vendimtare në marrëveshjen e koalicionit është e diskutueshme: "Ne do të kthejmë azilkërkuesit në kufi në marrëveshje me fqinjët tanë europiane me të cilët kemi kufi të përbashkët." Për këtë aspekt është debatuar fort derisa Ministria e Brendshme në Vjenë, njoftoi, se nuk do të pranojë personat e kthyer nga Gjermania në Austri. Por Merz i pyetur lidhur me këtë gjatë prezantimit të marrëveshjes së koalicionit, deklaroi, se: "Në marrëveshje do të thotë në marrëveshje me partnerët europianë. Ai shtoi: "Ne jemi në dialog intensiv dhe do ta zgjidhim bashkarisht këtë problem."

Do të zgjerohet lista e vende të sigurta të origjinës

Një tjetër pikë në marrëveshjen e koalicionit është zgjerimi i listës së vende të sigurta të origjinës. Për njerëzit që vijnë nga vende të sigurta do të ketë një proces të shkurtuar për azilin. Në vendet e sigurta nuk ka rrezik për përndjekje pra nuk ka arsye për të aplikuar për azil. Azilkërkuesit që vijnë nga të tilla vende, duhet të vërtetojnë, se nuk është kështu. Kjo ua lehtëson punën autoriteteve për t'i shqyrtuar dhe refuzuar shpejt aplikimet për azil. Deri tani në listën e vendeve të sigurta përfshihen të gjitha vendet e BE-së si dhe dhjetë vende të tjera ndër to Gjeorgjia, Gana dhe Kosova. Koalicioni do tani të shtojë edhe vende të tjera në këtë listë.

Fillimisht do të shtohen Algjeria, India, Maroku dhe Tunizia. Deri më sot për çdo ndryshim të ligjit me zgjerimin e listës së vendeve të sigurta duhej marrë vendimi nga Bundestagu. CDU/CSU dhe SPD tani duan ta realizojnë këtë përmes një dekreti ligjor. Në këtë mënyrë lista me vendet e sigurta të origjinës mund të zgjerohet nga qeveria pa qenë e nevojshme të kalojë si procedurë legjislative në parlament./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale