10 Prill 2025, 22:50
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj “flotës në hije” të Iranit. Sanksionet godasin një individ dhe grupe me seli në Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, anijet e të cilëve kanë transportuar naftë iraniane.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtetasi indian me bazë në Emirate, Jugwinder Singh Brar, është sanksionuar. Sipas Thesarit, ai ka kompani transportuese me një flotë prej pothuajse 30 anijesh.
“Anijet e tij janë përfshirë në transportin e rrezikshëm nga anija në anije të naftës iraniane në ujërat pranë Irakut, Iranit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit të Omanit”, tha Thesari përmes një deklarate.
Sanksionet po ashtu kanë shënjestruar dy entitete nga Emiratet dhe dy nga India që kanë në pronësi dhe operojnë me anijet e Brarit dhe që kanë transportuar naftë iraniane në emër të Kompanisë Kombëtare iraniane të Naftës dhe të ushtrisë iraniane, tha Thesari amerikan.
“Regjimi iranian mbështetet në rrjetin e tij të transportuesve dhe ndërmjetësve sikurse Brar dhe kompanitë e tij, për të mundësuar shitjen e naftës dhe për të financuar aktivitetin e tij destabilizues”, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.
Thesari tha se SHBA-ja mbetet e përqendruar në pengimin e të “gjitha elementeve të eksportit të naftës iraniane”, veçmas të atyre që përftojnë nga kjo tregti.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se synon që të sjellë në zero eksportet e naftës së papërpunuar të Iranit. Shteti i tij ka shënjestruar edhe më herët njerëz dhe kompani që lehtësojnë shitjen e milionave fuqi të naftës iraniane.
Ekonomia e Iranit varet shumë nga të ardhurat e naftës dhe siç ka deklaruar Departamenti amerikan i Shtetit më 6 shkurt, këto të ardhura përdoren për të financuar “grupe terroriste dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve”, duke iu referuar rrjetit rajonal të Iranit të përbërë nga grupe të armatosura që e kundërshtojnë Izraelin dhe SHBA-në.
Në bazë të marrëveshjes bërthamore, të arritur më 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, u hoqën sanksionet amerikane duke i mundësuar Iranit që të shesë naftë. Trumpi u tërhoq nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksione që ulën eksportet në rreth 400.000 fuçi në ditë.
Më pas, Irani rriti eksportet përmes shmangies së sanksioneve. “Flota në hije” e cisternave të Iranit ka qenë thelbësore në aftësitë e Teheranit për të shmangur sanksionet dhe për të transportuar fshehurazi naftë.
Kjo përfshin dërgesat nga anija në anije, përmes ndërmjetësve, transaksioneve të fshehura financiare dhe ribrendimin e naftës duke ia fshehur origjinën iraniane e duke e bërë që të duket se vjen nga një shtet tjetër.
Këto metoda i kanë lejuar Iranit që të vazhdojë dërgesat e naftës dhe të krijojë të ardhura pavarësisht sanksioneve./REL
shba
Bota
10 Prill 2025, 21:31
A.Ll
Pamje nga Gaza
RRIPI I GAZËS – Sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës vazhdojnë të përshkallëzohen, du...
Bota
10 Prill 2025, 20:54
E. D
Bridget Brink
UKRAINË- Ambasadorja e SHBA në Ukrainë, Bridget Brink synon të japë dorëheqjen nga posti i saj....
Bota
10 Prill 2025, 20:53
A.Ll
Veze ne supermarketet amerikane
SHBA - Inflacioni në SHBA po vazhdon të shkaktojë shqetësime për ekonominë amerikane, dhe ve&...
Bota
10 Prill 2025, 20:44
M.B
Angela Merkel
GJERMANIA- Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet një politikë më të ashpër emigrimi që plan...
Bota
10 Prill 2025, 20:38
A.Ll
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur besimin e tij se SHBA dhe K...
Bota
10 Prill 2025, 20:33
E. D
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian dhe Emiratet e Bashk...
Bota
10 Prill 2025, 20:27
A.Ll
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me politikën tregtare n...
Bota
10 Prill 2025, 20:28
E. D
foto ilustruese
BOTË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për përpjekje më të mëd...
Bota
10 Prill 2025, 20:12
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Italinë për mbajtjen e Giuseppe Morabiton, an...
Bota
10 Prill 2025, 20:17
E. D
foto ilustruese
SHBA- Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë takuar në Stamboll më 10 prill, për bisedime lidhur me rikthi...