LIVE UPDATES
Bota

Marrëdhënie të tensionuara mes disa vendeve të Amerikës së Jugut dhe Izraelit për shkak të situatës në Gazë

Ndërsa konflikti Izrael-Hamas vazhdon, tre vende të Amerikës Jugore janë shumë të shqetësuara rreth pasojave të luftës mbi civilët palestinezë.

4 Nëntor 2023, 14:57 Nga r.ll
Marrëdhënie të tensionuara mes disa vendeve të Amerikës
foto ilustruese

SHBA-Disa qeveri të vendeve të Amerikës Jugore kanë filluar të ndërmarrin disa hapa, të lidhura me shqetësimin e tyre për viktimat civile palestineze në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Për herë të dytë në më pak se 20 vjet, Bolivia i ndërpreu marrëdhëniet me Izraelin, ndërsa Kolumbia dhe Kili tërhoqën ambasadorët e tyre nga Izraeli. Shumë vende të tjera të rajonit po bëjnë thirrje për një armëpushim.

Ndërsa konflikti Izrael-Hamas vazhdon, tre vende të Amerikës Jugore janë shumë të shqetësuara rreth pasojave të luftës mbi civilët palestinezë.

Bolivia njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, duke e akuzuar ushtrinë izraelite për kryerje të krimeve kundër njerëzimit në sulmet ndaj Rripit të Gazës. Zëvendësministri i jashtëm i Bolivisë, Freddy Mamani shpjegoi qëndrimin e vendit të tij gjatë një konference shtypi më 31 tetor.

“Kemi vendosur të ndërpresim marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit, si një mënyrë për të dënuar ofensivën agresive dhe jo proporcionale të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Ky konflikt po kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha ai.

Gjatë konferencës për shtyp, Ministrja e Jashtme në detyrë Maria Nela Prada theksoi se Presidenti i vendit Luis Arce ishte takuar me ambasadorin palestinez në Bolivi dhe kishte shprehur solidaritetin me vuajtjet e palestinezëve.

Kjo është hera e dytë që Bolivia i ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Ish-presidenti Evo Morales bëri një veprim të ngjashëm në vitin 2009 për të protestuar sulmet izraelite në Rripin e Gazës. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u rivendosën në vitin 2020.

Ndërkohë, Kili dhe Kolumbia kanë thirrur ambasadorët e tyre nga Izraeli për konsultime mbi zhvillimet atje. Presidentët e këtyre dy vendeve i kanë diskutuar shqetësimet e tyre për gjendjen në Rripin e Gazës me Presidentin amerikan Joe Biden gjatë takimit të Partneritetit të vendeve të Amerikës Jugore, të Mesme dhe atyre Veriore për Begati Ekonomike, të premten në Uashington.

Pas takimit me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Kilit Gabriel Boric dënoi operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, që kanë shkaktuar viktima në mesin e civilëve.

“Ka patur më shumë se 8000 të vrarë që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Mund ta themi pa asnjë dyshim se përgjigja izraelite ka qenë joproporcionale dhe ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar. Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është thjesht e papranueshme. Dua të jem i qartë se, si President i Kilit, i dënoj fuqishëm dhe në mënyrë kategorike sulmet terroriste të Hamasit. Në bëjmë thirrje për lirimin e pengjeve. Por, ne nuk pranojmë t’i nënshtrohemi trysnisë për të mbështetur njërën ose tjetrën palë në konflikt. Ne zgjedhim atë që është njerëzore”, tha Presidenti i Kilit.

Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro theksoi se vrasja e njerëzve si një mënyrë e luftimit të terrorizmit “gjithmonë dështon”.

“Ia thashë Presidentit Biden se masakra në Palestinë nuk mund të lejohet të vazhdojë. Shkelja e ligjit ndërkombëtar që po shohim sot prodhon më shumë dhunë, më shumë barbarizëm dhe shkatërrim të demokracisë”, tha ai.

Analisti politik Manuel Rayran beson se vende të tjera mund të ndërmarrin veprime kundër Izraelit, të ngjashme me ato të Bolivisë, Kilit dhe Kolumbisë.

“Me këto veprime, vendet e Amerikës së Jugut po krijojnë një shembull për veprimet që vendet e tjera mund të ndërmarrin”, thotë ai. ‘

Argjentina dhe Peruja kanë dënuar sulmet në Rripin e Gazës, ndërsa Meksika dhe Brazili kanë bërë thirrje për armëpushim. Në përgjigje të tërheqjes së ambasadorëve, Izraeli i bëri thirrje Kolumbisë dhe Kilit që të dënojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë organizatën terroriste të Hamasit.

Përmes një deklarate ministria e jashtme e Izraelit i bëri thirrje dy vendeve që të mbështesin të drejtën e një vendi demokratik për të mbrojtur qytetarët e tij, të bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe mos të mbajnë qëndrime në një linjë me Venezuelën dhe Iranin në mbështetje të terrorizmit të Hamasit./VOA

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës