LIVE UPDATES
Bota

"DW": Draft-statuti për Asociacionin pranon njohjen e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovësu zhvillua debat i ashpër të premten deri vonë për ҫështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me akuza dhe kundër akuza të partive opozitare dhe atyre në pushtet.

4 Nëntor 2023, 09:01 Nga A.B

"DW": Draft-statuti për Asociacionin pranon njohjen e

Me kërkesë të partive opozitare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raportoi para Kuvendit për draft-statutin e propozuar nga Perëndimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në Kuvendin e Kosovësu zhvillua debat i ashpër të premten deri vonë për ҫështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me akuza dhe kundër akuza të partive opozitare dhe atyre në pushtet. Gjatë një raportimi në Kuvend, për herë të parë që nga takimi i fundit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se projekt statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i paraqitur nga diplomatët evropianë dhe amerikanë, e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimentuar siç tha në marrëveshjet e mëhershme të vitit 2013 dhe 2015.

Kurti: Drafti i fundit perëndimor për Asociacionin “qartazi nuk është ‘Zajednicë’”

Kryeministri raportoi rreth takimeve të një jave me parë në Bruksel, me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur, në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues apo minues për Republikën, në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial”, tha kryeministri Kurti, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës që ai e ka pranuar “Zajednicën”, siҫ parapëlqente Kurti ta quante kur ishte në opozitë, marrëveshjen për Asociacionin të vitit 2013. Sipas Kurtit drafti i fundit perëndimor për Asociacionin “qartazi nuk është ‘Zajednicë’ ashtu siç e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”, sepse siҫ thotë Kurti, “asisoj do të ishte edhe e padiskutueshme”.

Dy javë më parë pesë të dërguarit perëndimorë u dorëzuan autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë një dokument për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Draft-statuti i Asociacionit nuk është bërë publik, me rekomandim perendimor, që palët po e respektojnë. Ajo që tashmë dihet është, se drafti përmban edhe propozimin e statutit të Asociacionit. Kryeministri Kurti tha se, sipas projekt statutit “çfarëdo ndryshimi i tij bëhet vetëm pasi të jetë pajtuar Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës dhe vetëm pasi të ketë dhënë aktgjykim lejues Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”.Akuza nga partitë e opozitës

Partitë politike opozitare ishin shumë të ashpra me kritika në adresë të kryeministrit Kurti, duke e akuzuar atë që siҫ thonë se ka përmbysur të gjitha parimet, me të cilat kishte fituar pushtetin. Kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Memli Krasniqi, kritikoi kryeministrin që nuk po tregon detaje për draft-statutin e Asociacionit dhe se sipas tij, Kurti, “ka pranuar që Serbia të vendosë për rregullimin e brendshëm të Kosovës”.

“Ta kanë sjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bashkësinë, ‘Zajednicën’, dhe e ke pranuar. A mund të na tregosh çka ke bërë ti aty në Bruksel nëse nuk e ke pranuar. Së pari, kur ke thënë, eja po e nënshkruajmë, ke bërë një gabim që një amator nuk është dashur ta bëj. T’i thuash botës jam i gatshëm të nënshkruaj me Vuçiqin draftin e Asociacionit për Kosovën, që rregullon Kosovën brenda, është jo banale, është anormale, është të pranosh që Serbia të vendosë për rregullimin e brendshëm të Kosovës”, tha Krasniqi.Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku, akuzoi kryeministrin Kurti për mungesë transparence në raport me dialogun në Bruksel. “Ndonëse në emër të popullit të Kosovës kryeministri ka pranuar një dokument që për herë të parë definon statutin e Asociacionit, ne vazhdojmë të jemi në terr të plotë informativ. Një dokument kaq jetik, i dakorduar tashmë me Serbinë vazhdon të mos shpaloset paraprakisht para popullit të Kosovës”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Edhe Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK tha se, “sikur ky kryeministër t’i besonte vullnetit të sovranit kurrë nuk do të pranonte që informacionet vitale për Republikën e Kosovës të trajtuara në dialog, të mbahen në konfidencë, larg syve të qytetarëve, larg kuvendit, pa përfshirjen e tyre dhe pa besimin e shumicës”.

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka përplasur në distancë që nga viti 2013, Kosovën dhe Serbinë, por edhe partitë politike në pushtet dhe opozitë në Kosovë dhe në Serbi. Në marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arrit në Ohër të Maqedonisë me 18 mars të këtij viti, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është pjesë e saj. Marrëveshja e Ohrit për të cilën bashkësia ndërkombëtare me ngulm kërkon të zbatohet, parasheh ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të njëra tjetrës. Marrëveshja, po ashtu kërkon nga palët të mos ta pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ana e tij, tashmë disa herë ka deklaruar se ai “nuk do të pranojë asgjë që çon drejt njohjes de facto të Kosovës”, ndonëse kjo kërkesë tashmë hapur po bëhet nga autoritetet më të larta të BE-së dhe SHBA-së./DW

kosova

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës