LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut/ Politizimi i universiteteve përmes ndarjes së çmimeve

Studentët janë ankuar për politizimin e arsimit të lartë dhe dëshmi për këtë, sipas tyre, është përzgjedhja e studentëve që do të merrnin pjesë në ligjëratën e Osmanit.

14 Mars 2024, 18:57 Nga M.B
Maqedonia e Veriut/ Politizimi i universiteteve përmes ndarjes së
Talat Xhaferi

MAQEDONIA E VERIUT-Këta [funksionarët] janë shkaktarët që rinia po ikën prej vendit tonë, ndërsa tani kanë ardhur këtu të bëjnë zhurmë për rininë, t’i tregojnë rinisë se këtu është më mirë”. Kështu tha një student që po protestonte bashkë me të tjerët para Universitetit të Tetovës (UT), ku të enjten ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbajti një ligjëratë për integrimin evropian dhe fenomenin e largimit të të rinjve. Studentët janë ankuar për politizimin e arsimit të lartë dhe dëshmi për këtë, sipas tyre, është përzgjedhja e studentëve që do të merrnin pjesë në ligjëratën e Osmanit.

“Këta kanë ardhur për interesat e tyre personale dhe politike, domethënë janë zgjedhur studentët që kanë mundur të hyjnë brenda, ata që janë të Bashkimit Demokratik për Integrim”, u shpreh studenti protestues.

Por, Osmani tha se në Universitetin e Tetovës nuk ka shkuar si përfaqësues i partisë politike, por si ministër i Jashtëm, në kuadër të një programi që do të realizojë edhe në institucionet tjera të arsimit të lartë.

“Unë jam këtu si ministër i Punëve të Jashtme. Kjo ligjëratë është pjesë e një aktiviteti që unë e kam nisur më herët, andaj edhe nuk ka të bëjë aspak me aktivitete partiake, prandaj thashë të mos më pyesni për çështje partie pasi këtu jam si ministër i Jashtëm”, ka thënë Osmani i pyetur për politizimin e Universitetit të Tetovës nga ana e BDI-së.

Bujar Osmani, që është edhe nënkryetar i BDI-së, nuk ka komentuar as vendimin e senatit të UT-së, i cili më 7 mars i ndau kryeministrit teknik, Talat Xhaferi, çmimin më të lartë “Fadil Sulejmani”. Ky çmim ndahet për të arriturat shkencore, ndërsa është formuar për nder të Fadil Sulejmanit, njërit ndër themeluesit e universitetit në vitin 1994. Në arsyetimin e ndarjes së çmimit për kryeministrin teknik, Talat Xhaferi, senati i UT-së, ka përmendur vetëm funksionet që ka ushtruar Xhaferi, por jo dhe aspektet shkencore të veprimtarisë së tij.

“Si kryeministër, ka premtuar se do të jetë politikan i përgjegjshëm, transparent dhe llogaridhënës për veprimet e tij dhe se do t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie etnike dhe partiake”, ka deklaruar Vullnet Ahmeti, përfaqësues i senatit.

Bashkim Ziberi, profesor në Universitetin e Tetovës dhe ish-kandidat për rektor, thotë se me ndarjen e çmimeve për politikanët, UT-ja tashmë është politizuar në vend se veprimtarinë e saj ta shtrijë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe shkencë.

“Çmimet duhet të kenë të bëjnë vetëm me arsimin dhe shkencën. Kjo, për mendimin tim, nuk është asgjë tjetër përveçse politizim”, thotë Ziberi për Radion Evropa e Lirë (REL).

Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike dhe profesor universitar, thotë për REL-in se ajo çfarë po ndodh në UT, sipas tij, nuk i ndihmon politikës. Sipas tij, një gjë e tillë e dëmton në masë të madhe autonominë e UT-së, pasi “me këto veprime drejtuesit e Universitetit sikur përçojnë mesazhin te studentët dhe qytetarët se cilët politikanë janë të preferuarit e tyre”.

“Mendoj se veprimet e tilla e dëmtojnë arsimin në tërësi dhe e zvetënojnë fuqinë, të cilën do të duhej ta kishin auditorët. Keqpërdorimi i cilido institucioni është i dëmshëm, është i qëllimshëm dhe është për ta dorëzuar qytetarin. Por, pushteti gjithmonë kërkon pushtet dhe më së lehti vepron aty ku mendon se mund ta konsumojë pazari. Kjo është e papranueshme pasi auditorët janë për të gjeneruar dije dhe jo broçkulla politike”, thotë Sinani.

Universiteti i Tetovës është i vetmi universitet në Maqedoninë e Veriut që ka ndarë çmime për politikanët e në mesin e tyre është edhe Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, i cili më 17 dhjetor 2020 mori çmimin “Doctor Honoris Causa”./ REL

maqedonia e veriut universitet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet