LIVE UPDATES
Bota

Manovra e Komisionit Evropian për zgjerim e vë në pikëpyetje peshën e vetos

Me vetëm 22 faqe, plani nuk ofron pothuajse fare zgjidhje për çdo gjë tani. Ai përmbledh vetëm disa mendime fillestare në prag të disa shqyrtimeve të ardhshme në disa fusha politike që Komisioni do t’i bëjë në fund të vitit 2024 dhe atij 2025.

22 Mars 2024, 13:50 Nga M.B
Manovra e Komisionit Evropian për zgjerim e vë në pikëpyetje

BRUKSEL- Pa shumë vëmendje dhe mu në prag të një samiti të madh të Bashkimit Evropian (BE), Komisioni Evropian (KE) më 20 mars i publikoi planet për reformat të cilat blloku duhet t’i ndërmarrë, në mënyrë që të pranojë më shumë anëtarë. Me vetëm 22 faqe, plani nuk ofron pothuajse fare zgjidhje për çdo gjë tani. Ai përmbledh vetëm disa mendime fillestare në prag të disa shqyrtimeve të ardhshme në disa fusha politike që Komisioni do t’i bëjë në fund të vitit 2024 dhe atij 2025. Zgjerimi i BE-së, së paku tani, duket se përsëri gëzon paksa momentum, pasi liderët e BE-së në muajt e fundit vendosën që bisedimet për anëtarësim duhet të fillojnë me Bosnjë e Hercegovinën, Moldavinë dhe Ukrainën.

Plani fillon me trajtimin e pyetjes shumëvjeçare, se a të pranohen së pari vende të reja në klub, apo të fillohet me ndryshimin e rregullave të brendshme të BE-së: “BE-ja duhet patjetër të thellohet teksa zgjerohet. Ne duhet patjetër të fillojmë të përgatitemi sot për unionin e së ardhmes, si dhe ta përdorim zgjerimin si katalizator për përparim”.

Mbase kapitulli i këtij dokumenti që është vërtet interesant, është ai për mendimet e Komisionit për qeverisjen e BE-së në të ardhmen. Ka pasur debate të ashpra ndër vite se a ka nevojë BE-ja për një traktat për të ndryshuar, në mënyrë që të pranojë më shumë anëtarë ose jo. Në dokument duket se parapëlqehet kjo e fundit, pasi theksohet se “derisa Komisioni ka treguar mbështetje për ndryshimin e traktatit ‘nëse nevojitet dhe kudo që nevojitet’, ai beson se qeverisja e BE-së mund të përmirësohet shpejt duke përdorur potencialin e plotë të traktateve të tanishme”.

Ky është qëndrimi që e mbajnë shumica e vendeve anëtare të BE-së gjithashtu, asnjë dyshim nuk u krijua nga trauma kur votuesit holandezë dhe francezë nuk e pranuan një kushtetutë të re të BE-së në referendume të mbajtura më 2005 dhe kur votuesit irlandezë bënë të njëjtën gjë për një traktat të korrigjuar disa vite më vonë. Është një kuti e Pandorës që pak veta duan ta hapin përsëri. Çështja kryesore, si gjithmonë kur bëhet fjalë për udhëheqjen e BE-së, është njëzëshmëria. Shumica e vendimeve tani merren nga një shumicë e kualifikuar [55 për qind e vendeve anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së përgjithshme të BE-së], por njëzëshmëria mbetet në fushat vendimtare si, politika e jashtme, tatimet dhe politika e zgjerimit.

Në dokument thuhet se “në një union më të gjerë, do të jetë edhe më e vështirë arritja e njëzëshmërisë, që nënkupton se rritet rreziku për bllokimin e vendimeve nga një anëtar i vetëm”.

Pra, çfarë duhet bërë pa e rishkruar tërë rregulloren e BE-së?

Komisioni thekson se të ashtuquajturat “klauzola lidhëse” në traktatin e tanishëm të BE-së lejojnë kalimin nga njëzëshmëria në shumicë të kualifikuar gjatë votimit në të gjitha fushat. Por, për të ndodhur një kalim i tillë, nevojitet njëzëshmëri. Me fjalë të tjera, heqja e vetos për t’i dhënë fund të gjitha vetove, apo shumicës së vetove. Ky është një telash që nuk mund të zgjidhet lehtë, sepse është pikërisht vetoja ajo që i bën po aq të rëndësishme vendet e vogla anëtare sa vetë vendet e mëdha anëtare, në praktikë. Dhe, pikërisht përmes kërcënimit me veto shtetet anëtare të BE-së mund të “bëjnë pazar” për të arritur diçka në fushat e tjera të politikës. Një shembull parësor është Hungaria, e cila, duke peshkuar për më shumë para nga BE-ja, hoqi dorë nga to për shkak të shqetësimeve për sundimin e ligjit, derisa i bllokoi vendimet në fushat e tjera. Pse duhet Budapesti, apo kushdo qoftë, të heqë dorë nga një mjet i tillë i fuqishëm?

Dokumenti nuk i përgjigjet tamam kësaj pyetje, megjithëse tenton. Ndër to është përdorimi i “abstenimeve konstruktive”, që nënkupton se një vend anëtar nuk thotë në mënyrë aktive “jo” ose “po”, por e lejon miratimin e vendimit. Një shembull i mirë i kësaj do të ishte kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili u largua nga salla gjatë një samiti të BE-së së fundmi kur liderët vendosën për t’i hapur bisedime për anëtarësim me Ukrainën. Por, a mund të ndodhë kjo rregullisht? Ka disa ide se si të përshpejtohet procesi i zgjerimit – i cili është mbase procesi më i koklavitur nga të gjitha politikat e BE-së dhe i mbushur me mundësi të përdorimit të vetos. Hapja e secilit prej 33 kapitujve kërkon njëzëshmëri nga 27 vendet anëtare të BE-së, njëlloj sikurse edhe mbyllja e tyre, si dhe disa standarde të tjera në disa kapituj, duke e çuar në mbi 70 numrin e përgjithshëm të bllokadave të mundshme.

Shqipëria dhe, posaçërisht Maqedonia e Veriut, janë shembuj të përsosur të vende që synojnë t’i bashkohen BE-së por kanë ngelur duke pritur për shkak të përdorimit të vetos nga vende të ndryshme. Komisioni propozon heqjen e njëzëshmërisë për hapjen e kapitujve, si dhe për standardet e brendshme, por mbajtjen e tyre për mbylljen e kapitujve dhe për vendimin përfundimtar për pranimin e një anëtari të ri në Bashkim Evropian. Kjo do ta ulte mundësinë e përdorimit të vetove më shumë se përgjysmë. Pyetja e madh, megjithatë, mbetet nëse vendet anëtare që duan ta ngadalësojnë procesin e zgjerimit, qoftë për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe me një vend kandidat, qoftë për ta nxjerrë një marrëveshje më të favorshme në një fushë plotësisht tjetër, thjesht do t’i rrisin plotësisht mundësitë për përdorimi ne vetos. Sido që ta mendosh këtë, reformimi i BE-së dhe pranimi i vendeve të reja nuk do të jetë aspak i lehtë./ REL

zgjerimi i be-se

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet