Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Atambanin pankarta me mbishkrimet kundër kryeparlamentarit dhe politikës pro-serbe dhe pro-ruse që ai dhe ithtarët e tij po e ndjekin në Malin e Zi.
MALI I ZI- Në kryeqytetin historik të Malit të Zi, në Cetinë, të enjten, një grup qytetarësh protestuan para selisë së parlamentit, kundër ardhjes së kryeparlamentarit Adrija Mandiç për të marrë pjesë në hapjen e seancës pranverore, e cila tradicionalisht mbahet në këtë qytet.
"Ne u mblodhëm këtu në Cetinën liridashëse për të protestuar kundër Andrija Mandiçit. Ne e dimë se me kë është dhe kë mbështet, ky popull nuk e meriton këtë,", tha Radovan Peroviç, njëri nga organizatorët e protestës.
Zoti Peroviç tha se kryetari i parlamentit Mandiç mohon komunitetet tjera që jetojnë në Malin e Zi.
"Ata prishën të gjithë historinë. Mandiç është kundër Malit të Zi të pavarur. Ai mohon malazezët, kroatët, shqiptarët, myslimanët. Idhujt e tij janë Karaxhiç dhe Mladiç, kriminelë lufte, me në krye Sheshelin", tha ai.
Protestuesit iu bënë thirrje "partive qytetare të tregojnë se janë antifashistë dhe të votojnë për shkarkimin e Mandiçit".
Atambanin pankarta me mbishkrimet kundër kryeparlamentarit dhe politikës pro-serbe dhe pro-ruse që ai dhe ithtarët e tij po e ndjekin në Malin e Zi.
Në Cetinë është shtuar prania e policisë dhe pjesë e qytetit u bllokua.
Për shkak të pranisë së madhe të forcave policore ka reaguar edhe kryetari i komunës së Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq, i cili rrethimin policor e cilësoi si skandaloze ndaj një proteste paqësore të qytetarëve.
Sipas ligjit dhe traditës, çdo mbledhje e parë e seancës pranverore nis në kryeqytetin historik të Malit të Zi, në Cetinë, për të vazhduar seanca në Podgoricë.
Kryetari i parlamentit, Andrija Mandiç ditë më parë priti përfaqësuesin serb të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik në Podgoricë duke shkaktuar reagime të shumta në Malin e Zi.
Kjo ishte një nga arsyet që nxiti partitë opozitare të ndërmerrnin nismën për shkarkimin e Mandiçit nga kreu i parlamentit, duke gjykuar se ai "abuzoi rëndë për interesa partiake, nacionaliste dhe antievropiane".
Mbledhja e parë e rregullt e seancës pranverore të parlamentit në Cetinë u ndërprerë për disa minuta, pas një konflikti verbal dhe gati fizik mes përfaqësuesit të “Partisë Demokratike të Socialistëve” në opozitë, Oskar Huter dhe koalicionit pro-serb dhe pro-rus “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” të Andrija Mandiç.
Megjithatë, parlamenti i Malit të Zi në seancën e sotme miratoi marrëveshjen ndërmjet qeverisë malazeze dhe qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Buna në Shën Kollë, e cila do të lidh bregdetin e Ulqinit me atë të Velipojës në Shqipëri.
Marrëveshja u nënshkrua në shkurt të vitit 2023 nga kryeministrat e Malit të Zi dhe atij shqiptar, Dritan Abazoviç dhe Edi Rama.
Po ashtu u miratua edhe marrëveshja ndërkombëtare për ndërtimin e urës ndërshtetërore mbi lumin Tara , e cila do të ndërtohet në kufirin verior të Malit të Zi me Bosnjën dhe Hercegovinën.
/Marrë nga VOA
Kate Middleton MBRETËRI E BASHKUAR- Të gjithë keni parë fotot e Kate Middleton pas daljes nga spitali, mirëpo ndoshta nuk e keni ...
foto ilustruese SHBA- Objektet e kompanisë amerikane që furnizon me energji elektrike ‘Xcel Energy’ duket se janë përf...
xhamia al-Aska IZRAEL- Muaji i shenjtë i Ramazanit shënohet këtë vit nën hijen e luftës në Gazë. Siç njofton...
Bix Aliu MALI I ZI- Bix Aliu, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Malin e Zi, tha të martën...
Joe Biden SHBA- President i SHBA-ve Joe Biden ka bërë një deklaratë sa i përket anëtarësimit zyrtar të Suedisë...
foto nga biblioteka LONDËR- Monumenti historik i Katedrales së Shën Palit në Londër është duke vënë n&eum...
Foto Ilustrim SUDAN- Lufta në Sudan po shkakton krizën më të madhe të urisë në botë, me më shumë se 25 mi...
Donald Tusk POLONI- Kryeministri i Polonisë Donald Tusk tha se do të bisedojë me fermerët, por jo me ata që kryejnë dhun...
Lorena Marino SHBA- Një infermiere 24-vjeçare në Masschusetts SHBA u vra një vrasje-vetëvrasje nga një i dashur i çm...
Elia Zaharia dhe Princ Leka BRITANI E MADHE- Gazeta prestigjoze britanike Daily Mail shkroi ditën e sotme një artikull informues rreth skand...