LIVE UPDATES
Bota

Shqetësime për dhunë të mundshme në xhaminë al-Aksa në Jerusalem gjatë Ramazanit

Zakonisht gjatë Ramazanit, palestinezët myslimanë festojnë me darka festive të përbashkëta pas një dite agjerimi. Por këtë vit ka pak atmosferë festive për festën, e cila fillon me 10 mars ndërkohë që lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po vazhdon në Gazë. Mbi 30,000 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të lidhur me Hamasin.

7 Mars 2024, 20:53 Nga S.N
Shqetësime për dhunë të mundshme në xhaminë
xhamia al-Aska

IZRAEL- Muaji i shenjtë i Ramazanit shënohet këtë vit nën hijen e luftës në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Jeruzalem Linda Gradstein, për këtë arsye ndjeshmëria tek besimtarët është më e madhe, në veçanti në xhaminë al-Aksa në pjesën lindore të Jeruzalemit, që është vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame.

Zakonisht gjatë Ramazanit, palestinezët myslimanë festojnë me darka festive të përbashkëta pas një dite agjerimi. Por këtë vit ka pak atmosferë festive për festën, e cila fillon me 10 mars ndërkohë që lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po vazhdon në Gazë. Mbi 30,000 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të lidhur me Hamasin.

Sheiku Mohammed Hussein është myftiu i Jerusalemit dhe Palestinës dhe predikuesi kryesor në xhaminë al-Aksa. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se ekzistojnë një ndjenjë e përgjithshme shqetësimi në territoret palestineze dhe në mbarë botën për luftën në Gazë që po ndikon tek të gjithë palestinezët.

“Ka një shqetësim të përgjithshëm këtu dhe nëpër botë për atë që po ndodh tani ndërkohë që lufta po vazhdon në Gazë. Keni parë se si po protestohet nëpër gjithë botën duke kërkuar armëpushim. Kemi parë se si një i ri në Amerikë e dogji veten në shenjë proteste për atë që po ndodh në Rripin e Gazës. Shpresojmë për vendosjen e një armëpushimi dhe në veçanti para Ramazanit,” thotë ai.

Xhamia al-Aksa në Jerusalem konsiderohet si vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame, pas Mekës dhe Medinës. Qindra mijëra palestinezë falen në këtë xhami gjatë Ramazanit. Sheik Hussein thotë se lutja në al-Aksa është e rëndësishme për myslimanët gjatë Ramazanit.

“Xhamia e al-Aksës lidhet me besimin islamik. Njerëzit falen në al-Aksa sepse lutjet aty konsiderohen më me peshë se çfarëdo lutjesh të tjera. Në sytë e Zotit dukesh shumë i devotshëm dhe shpërblimi konsiderohet më me vlerë se në çfarëdo vendi tjetër,” thotë ai.

Vendi ku qëndron al-Aksa është vend i shenjtë edhe për hebrenjtë, për të cilët ai është i njohur si Mali i Tempullit dhe është vendi ku dy tempujt e parë hebrenj ishin ndërtuar dhe më vonë shkatërrur. Ky vend gjendet mbi Murin Perëndimor, vendin më të shenjtë për judaizmin.

Al-Aksa shpesh është shndërruar në arenë përplasjesh të dhunshme ndërmjet palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë dhe sulmeve të palestinezëve ndaj besimtarëve hebrenjë që kryejnë ritet fetare pranë Murit. Në fakt, Hamasi e quajti sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit, që nxiti luftën aktuale në Gazë  “Përmbytja al-Aksa”.

Ministri izraelit për Siguri Kombëtare Itamar Ben Gvir, që i takon vijës së ashpër, ka bërë thirrje për të kufizuar numrin e palestinezëve që u lejohet të hyjnë në al-Aksa gjatë Ramazanit. Por deri më tani, ai është kundërshtuar nga drejtuesit e forcave izraelite të sigurisë, të cilët thonë se kufizimet e tilla do të provokojnë dhunë. Analistët palestinezë pajtohen.

Sipas opinionistit të gazetës arabe “al-Quds” në Jerusalemin lindor, Rasem Obeidat kufizimet dhe pengesat e vendosura nga Izraeli ndaj besimtarëve çuan në përplasje në vitin 2021.

“Në vitin 2021 ishim dëshmitarë se si kufizimet dhe pengesat e vendosura nga izraelitët ndaj besimtarëve çuan në përplasje. Nëse Netanyahu vazhdon me politikat e tij që të ndjekë këshillat e ministrit Ben Gvir, do të shohim të njejtën gjë,” deklaroi ai. Pranë al-Aksës, njerëzit thonë se po e presin Ramazanin me padurim pavarësisht shqetësimeve të sigurisë.

“Nuk duam probleme, duam që askush të mos vdesë, të mos lëndohet. Duam vetëm paqe për Ramazan,” tha palestinezja Nadia Natche. Për palestinezin Sead Eddin Al-Kazaz janë disa arsyet që e shtynë të shkojë në al-Aksa.

“Falem në al-Aksa për dy arsye. E para, për shpërblimin e Zotit. Secila lutje në al-Aksa është e barabartë me 500 lutje në sytë e Zotit. E dyta, prania jonë në al-Aksa është shumë e rëndësishme. Nëse unë nuk shkoj dhe të tjerët nuk shkojnë, do ta lëmë al-Aksën të zbrazët dhe ata do të vijnë dhe do ta marrin,” tha ai.

Izraeli nuk i lejon myslimanët e rinj të falen në al-Aksa as gjatë muajit të Ramazanit, për shkak të, siç thonë ata, shqetësimeve se do të përleshen me forcat izraelite. Policia gjithashtu njofton se po konsideron të kufizojë numrin e palestinezëve nga Bregu Perëndimor që do t’iu mundësohet hyrja në Jerusalem gjatë kësaj periudhe të tendosur.

Marrë nga VOA

xhamia al-aska izrael

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës