LIVE UPDATES
Bota

Makinat kineze, çfarë fshihet nën sipërfaqe

Fuqia e automobilave gjermane ishte më pak e dukshme në sallat e një ekspozite disa milje më larg, ku automjetet elektrike kineze që po depërtojnë në Europë, garuan për vëmendje dhe hapësirë.

16 Mars 2025, 14:48 Nga N.F
Makinat kineze, çfarë fshihet nën sipërfaqe
Foto ilustruese

KINË- Prodhuesit kinezë të makinave janë nën vëzhgim të rreptë në Europë. BE nis një hetim ndaj makinave elektrike kineze.  Me rastin e ekspozitës dyvjeçare të shfaqjes së motorëve në Gjermani, të quajtur IAA Mobility, e cila përfundoi më 10 shtator, pavijonet e përkohshme në qendër të qytetit të Mynihut shfaqën modelet më të fundit të markave të makinave si BMW, Mercedes-Benz dhe Volkswagen, shkruan The Economist.

Fuqia e automobilave gjermane ishte më pak e dukshme në sallat e një ekspozite disa milje më larg, ku automjetet elektrike kineze që po depërtojnë në Europë, garuan për vëmendje dhe hapësirë.

Frika nga një vërshim i makinave kineze të bëra mirë dhe me çmim të lirë, duke tejkaluar prodhuesit e njohur të makinave në Europë, tani i ka shtyrë ligjvënësit e BE-së të hidhen në veprim.

Duke dyshuar për lojëra të padrejta, më 13 shtator, Komisioni Europian njoftoi se do të kryhej një “hetim kundër subvencioneve” ndaj kompanive kineze të makinave. Ata që shpallen fajtorë mund të goditen me tarifa shumë më të larta se 10%, shifra që është vendosur tani për importet kineze.

Këto importe janë të vogla, por po rriten me shpejtësi. Në shtatë muajt e parë të vitit 2023, në Europë u shitën 189,000 makina kineze, një shifër e barasvlefshme me 2.8% të të gjitha shitjeve të makinave.

Por makinat kineze me bateri, përbënin gati 8% të shitjeve për këtë lloj automjeti, llogarit firma e konsulencës Schmidt Automotive Research (shih grafikun). Këto shitje janë trefishuar në dy vitet e fundit, me në krye Polestar dhe MG. Janë në shitje edhe marka si Aiways, BYD, Nio, Ora dhe Xpeng.

Të tjera, si Leapmotor janë gati t’u bashkohen atyre. Banka UBS mendon se pjesa që zë Kina në të gjitha makinat e shitura në Europë mund të arrijë në 20% deri në vitin 2030. Të gjitha do të jenë elektrike.

Përparimi i Kinës është pjesërisht rezultat i dëshirës së qeverisë për ta bërë vendin fuqi globale në prodhimin e makinave. Ngadalësimi i shitjeve të makinave në vend teksa ekonomia po dobësohet dhe kapaciteti i madh, i kanë nxitur prodhuesit kinezë të bëjnë tentativa jashtë vendit.

Duke qenë se tregu i Amerikës është i mbrojtur nga tarifat dhe subvencionet më të larta të cilat favorizojnë prodhuesit vendas të makinave, ata i kanë kthyer sytë nga Europa. Për më tepër, modelet kineze më kompakte janë edhe më të përshtatshme për shijet europiane.

Pa dyshim që prodhuesit kinezë të makinave kanë përfituar nga bujaria e qeverisë si kreditë e lira.Por ligjet kundër importeve të huaja me çmime të lira nuk janë domosdoshmërisht të drejta ndaj Kinës. Ankesat nga një industri europiane që ka qenë prej kohësh e lidhur me mbështetjen shtetërore, duken hipokrite.

Më e rëndësishmja, siç vë në dukje edhe Banka UBS, përparësia e një kostoje 25% më të lirë në krahasim me rivalët europianë, siç është rasti i makinës kineze BYD Seal, e cila do të kushtojë vetëm 45,000 € (48,000 dollarë), është kryesisht rezultat i shkallës së lartë të integrimit vertikal të firmës dhe zinxhirit kinez të furnizimit me kosto të ulët, jo dhurimeve qeveritare.

Prodhuesit europianë të makinave janë të ndarë në lidhje me lëvizjen e komisionit. Në majë të tregut, ku besnikëria ndaj markave është e fortë, firmat kineze si Nio nuk ka gjasa të sfidojnë marka si Mercedes dhe BMW, qoftë me ose pa subvencione.

Por nëse zemëron qeverinë në Pekin, ky hetim rrezikon fitimet kineze të kompanive europiane. Gjysma e fitimeve neto të firmave gjermane të makinave vijnë pikërisht nga Kina, sipas firmës Bernstein. Në të kundërt, marka si Renault, të cilat nuk mbështeten te Kina, por që përballen me një sfidë të madhe në tregun masiv, me siguri do ta përgëzojnë veprimin e komisionit.

Rritja e tarifave ndaj Kinës mund të bëjë që firma si Renault të mos kenë nevojë të ulin kostot për të konkurruar me një fluks kinez. Ata që do të vuajnë, do të jenë blerësit europianë të makinave, të cilëve ndoshta nuk u intereson nëse qeveria e Kinës kishte gisht në uljen e çmimit të automjeteve elektrike./ Monitor

makinat kineze

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet