Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kievi njoftoi se janë zhvilluar luftime në disa qytete ukrainase, por Moska tha se i është përgjigjur zjarrit të forcave ukrainase.
Armëpushimi i shpallur nga Rusia në Ukrainë, për Krishtlindjen Ortodokse është thyer sipas forcave ukrainase. Kievi njoftoi se janë zhvilluar luftime në disa qytete ukrainase, por Moska tha se i është përgjigjur zjarrit të forcave ukrainase. Edhe Ministria britanike e Mbrojtjes e Britanisë konfimoi se luftimet mes forcave ruse dhe ukrainase kanë vijuar.
Kievi thotë se Moska nuk i ka ndalur sulmet pavarësisht njoftimit nga presidenti rus Vladimir Putin për një armëpushim të përkohshëm gjatë Krishtlindjeve Ortodokse. Sipas zëdhënësit të ushtrisë ukrainase, gjatë 24 orëve të fundit, forcat ruse kanë kryer gati 20 sulme.
“Rreziku i sulmeve ajrore dhe sulmeve me raketa mbetet në të gjithë Ukrainën. Qëllimet kryesore të armikut janë përqendruar në përpjekjet për të kapur plotësisht rajonin e Donetskut. Po kështu po kryen sulme në drejtimin të qytetit Bakhmut,”- deklaroi Oleksandr Shtupun, zëdhënës i ushtrisë ukrainase.
Përveç Donetskut, Kievi thotë se janë goditur rajonet më lindore të Ukrainës, si: Luhansku, Kharkivi, Zaporizhia si dhe rajoni jugor, Khersoni. Guvernatori i qyteti Sevastopol në Krimenë e aneksuar nga Rusia, me anë të një postimi në rrjetin social “Telegram” tha se mbrojtja ajrore rrëzoi të shtunën një dron. Mikhail Razvozhaev tha se droni ishte nisur nga forcat ukainase.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se forcat e saj në Ukrainë do të respektojnë armëpushim të shpallur në mënyrë të njëanshme për Krishtlindjet Ortodokse, deri në mesnatë. Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes tha se trupat ruse iu ishin përgjigjur sulmeve të forcave ukrainase.
Edhe Ministria e Mbrojtjes e Britanisë konfimoi se luftimet mes forcave ruse dhe ukrainase kanë vijuar edhe në periudhën e Krishtlindjeve Ortodokse. Sipas zbulimit britanik luftime më të ashpra janë kryer rreth qytetit të Kreminës, në rajonin e Luhanskut./REL
Volodomyr Zelenskyy Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskyy, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paketën e ...
Albin Kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës foli për tensionet e fundit etnike. Ndërsa viti 2022 po i afrohej fundit, Ballkani ishte ...
dy iranianet IRANI- Dy burra u ekzekutuan në Iran më 7 janar, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e një anëtari të ...
Bruce's Beach SHBA- Los Angeles ka rënë dakord të paguajë 20 milion dollarë për një plazh që iu sekuestrua nga nj&e...
Kevin McCarthy SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, hapi zyrtarisht Kongresin e 118-të herët në m&e...
Foto Ilustruese GJERMANI- Do të lehtësohet marrja e nënshtetësisë gjermane. Një nga pengesat që do të heqë min...
Havier Dobi TIRANË- 23-vjeçari Havier Dobi i cili kreu vjedhjen së bashku me nënën e tij, i ika dedikuar asaj një poez...
Kevin McCarthy SHBA- Republikani Richard Hudson ndaloi një konfrontim në katin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së...
ANGLI- Hetimi për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë do të jetë në krye të agjendës kur ministrat e Drej...
Foto nga aksidenti TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi. Haberler shkruan se autobusi ndërq...