Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Më 5 janar, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftuan se shtetet e tyre do të dërgojnë makina të blinduara, për t’i ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmet ruse.
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskyy, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paketën e re të ndihmës ushtarake për vendin e tij, duke thënë kjo ta forcojnë ushtrinë ukrainase në fushëbetejë.
"Një dhuratë e mrekullueshme për Krishtlindje për Ukrainën", shkroi ai në Twitter.
"Për herë të parë, ne do të marrim automjete të blinduara Bradleys, kjo është pikërisht ajo që nevojitet”, tha ai.
Më 5 janar, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftuan se shtetet e tyre do të dërgojnë makina të blinduara, për t’i ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmet ruse. SHBA do të furnizojnë Ukrainën me makina të blinduara Bradleys. Këto lloje makinash janë të pajisura topa prej 25 milimetrash, mitraloz prej 7.62 milimetrash dhe raketa kundërtank. Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë makina të blinduara të llojit Marders.
Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha të premten se rreth 40 Marders do të dërgohen apo makina të mjaftueshme për të pajisur një batalion.
Për një kohë të gjatë, Ukraina ka kërkuar që të pajisjet me armatime të rënda, përfshirë tanke, që do t’i lejonin që të kryente ofensiva. Shtetet perëndimore kanë hezituar që t’i ofrojnë armë të tilla, duke thënë se kanë frikë se një gjë e tillë do të provokonte Rusinë.
Por, ukrainasit kanë ndërtuar momentum dhe qeveritë perëndimore kanë zgjeruar gamën e armëve që po ofrojnë për Ukrainën.
Njoftimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania vijnë një ditë pasi Franca premtoi se do t’i dërgonte Ukrainës tanke të lehta të llojit AMX-10 RC. Këto janë makina që mund të bartin topa më të rëndë.
Po në këtë ditë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi forcat e armatosura ruse që të zbatojnë një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit me trupat ukrainase, më 6 dhe 7 janar, për festën e Krishtlindjes ortodokse. Por, armëpushimi i shpallur nga Rusia në Ukrainë është thyer pas shkëmbimeve të zjarrit përgjatë vijës së frontit, thanë të shtunën zyrtarët ukrainas./TopChannel
Albin Kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës foli për tensionet e fundit etnike. Ndërsa viti 2022 po i afrohej fundit, Ballkani ishte ...
dy iranianet IRANI- Dy burra u ekzekutuan në Iran më 7 janar, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e një anëtari të ...
Bruce's Beach SHBA- Los Angeles ka rënë dakord të paguajë 20 milion dollarë për një plazh që iu sekuestrua nga nj&e...
Kevin McCarthy SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, hapi zyrtarisht Kongresin e 118-të herët në m&e...
Foto Ilustruese GJERMANI- Do të lehtësohet marrja e nënshtetësisë gjermane. Një nga pengesat që do të heqë min...
Havier Dobi TIRANË- 23-vjeçari Havier Dobi i cili kreu vjedhjen së bashku me nënën e tij, i ika dedikuar asaj një poez...
Kevin McCarthy SHBA- Republikani Richard Hudson ndaloi një konfrontim në katin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së...
ANGLI- Hetimi për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë do të jetë në krye të agjendës kur ministrat e Drej...
Foto nga aksidenti TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi. Haberler shkruan se autobusi ndërq...
Termet ne Lesvos GREQI- Prej orëve të para të mëngjesit ishulli i Lesvos nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Pak para or&e...