LIVE UPDATES
Bota

Europa voton/ Analiza e DW: Cilat çështje të rëndësishme shqetësojnë evropianët dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Ruajtja e paqes, siguria sociale dhe migracioni janë tre aspektet më të rëndësishme për gjermanët në këto zgjedhje evropiane, sipas sondazhit të ARD Deutschlandtrend nga fundi i majit. Kurse në nivel të BE-së, për evropianët çështjet më të rëndësishme zgjedhore janë lufta kundër varfërisë dhe kujdesi shëndetësor. Pas kësaj, sipas Eurobarometrit në prill vijnë forcimi i ekonomisë, krijimi i vendeve të reja të punës dhe politika e sigurisë dhe e mbrojtjes në BE.

9 Qershor 2024, 09:58 Nga N.F
Europa voton/ Analiza e DW: Cilat çështje të
Foto ilustruese

GJERMANI- Zgjedhjet e BE-së hyjnë në fazën vendimtare të dielën. Cilat çështje të rëndësishme shqetësojnë evropianët dhe çfarë do të ndodhë më pas?  Që nga e enjtja evropianët janë duke zgjedhur Parlamentin e ri të BE-së për të dhjetën herë. Rreth 360 milionë votues me të drejtë vote vendosin për 720 përfaqësues nga 27 vende të BE-së. Ndërsa rezultatet e para tashmë vijnë nga disa vende, si Holanda dhe Irlanda, si dhe në 20 vende të tjera, ku  jepet vota për Parlamentin e ri Evropian dhe politikat e pesë viteve të ardhshme.

Çdo vend në Bashkimin Evropian përfaqësohet me një numër të caktuar deputetësh - në varësi të madhësisë së vendit, por jo edhe aq shumë në proporcion me popullsinë e tij. Si shteti anëtar me popullsi më të madhe, Gjermania përfaqësohet nga 96 anëtarë. Shtetet më të vogla anëtare si Malta, Luksemburgu dhe Qipro dërgojnë nga gjashtë secila.

Cilat janë temat që shqetësojnë evropianët?

Ruajtja e paqes, siguria sociale dhe migracioni janë tre aspektet më të rëndësishme për gjermanët në këto zgjedhje evropiane, sipas sondazhit të ARD Deutschlandtrend nga fundi i majit. Kurse në nivel të BE-së, për evropianët çështjet më të rëndësishme zgjedhore janë lufta kundër varfërisë dhe kujdesi shëndetësor. Pas kësaj, sipas Eurobarometrit në prill vijnë forcimi i ekonomisë, krijimi i vendeve të reja të punës dhe politika e sigurisë dhe e mbrojtjes në BE.

Cilat janë detyrat më të rëndësishme të Parlamentit Europian?

Në shumë drejtime si mbrojtja e mjedisit, politika e migracionit dhe politikat ekonomike, Parlamenti i BE-së është një nga dy ligjvënësit. Eurodeputetët duhet të vendosinpër ligjet e reja të BE-së  gjithmonë bashkë me Këshillin e Bashkimit Evropian, organi përfaqësues i 27 shteteve anëtare. Në fusha të tjera, si politika e sigurisë dhe e mbrojtjes, Parlamenti i BE-së thjesht informohet dhe ka funksion konsultimi. Vetë PE nuk mund të propozojë ligje si rregull, kjo është detyrë e Komisionit Evropian.

Mbi 70 për qind e evropianëve u shprehën në sondazhin e Eurobarometrit se BE-ja ndikon në jetën e tyre të përditshme. Megjithatë, pjesëmarrja në zgjedhjet e BE-së është tradicionalisht e ulët. Në vitin 2019, pas një kohe të gjatë, ajo arriti sërish shifrën prej 50 për qind. Në Gjermani, pjesëmarrje ishte e konsiderueshme, mbi 61 për qind. Për herë të parë në Gjermani në këto zgjedhje lejohen të votojnë të rinjtë e moshës 16 vjeç e lart.

Pas votimeve fillon gara për postet më të rëndësishme

Një javë pas zgjedhjeve, më 17 qershor, liderët e BE-së takohen në Këshillin Evropian në Bruksel. Në agjendë është zgjedhja e posteve kryesore në BE, duke përfshirë Presidenten/Presidentin e Komisionit të BE-së. Traktatet e BE-së parashikojnë që ky samit i BE-së duhet të emërojë kandidatët.

Në përgjithësi vlen "parimi i kandidatit kryesor”, sipas të cilit, partia me numrin më të madh të votave merr kryesimin e Komisionit të BE-së. Nëse krerët e shteteve dhe qeverive ndjekin këtë parim, Ursula von der Leyen, kryetarja aktuale dhe kandidatja e Partisë Popullore Evropiane (EPP), do të kishte shanset më të mira të vazhdonte të ishte në krye të të KE, sipas sondazheve të fundit. Megjithatë, pas zgjedhjeve të BE-së në vitin 2019, kur von der Leyen e mori këtë detyrë, krerët e shteteve nuk e zbatuan këtë parim. Më pas presidenti i ardhshëm i Komisionit zgjidhet nga Parlamenti i BE-së me një shumicë të thjeshtë.

Pazaret ndërkohë kanë filluar

Tratativat për arritjen e shumicës kanë filluar prej kohësh në Bruksel. Presidentja aktuale e KE, Ursula von der Leyen tha në një debat televiziv se do të punonte me deputetët që mbështesin qartë Evropën dhe sundimin e ligjit - dhe që mbështesin Ukrainën. Ajo përfshiu këtu edhe kryeministren italiane populiste të krahut të djathtë, Giorgia Meloni. Por von der Leyen përjashtoi bashkëpunimin me partinë franceze "Rassemblement National", parti kjo nacionaliste e krahut të djathtë, e drejtuar nga Marine Le Pen.

Partitë e këtyre dy politikaneve, Meloni dhe Le Pen më parë i përkisnin deri tani familjeve të ndryshme partiake. Vëllezërit ultra të djathtë të Melonit në Itali janë pjesë e grupit "Konservatorët dhe Reformatorët Evropianë", kurse partia e Le Pen në grupin e krahut të djathtë ID (Identitet dhe Demokraci). Afrimi me kampin e djathtë nuk është pa rrezik për von der Leyen, sepse grupe të tjera partiake, si Socialdemokratët mund të refuzojnë të votojnë për politikanen gjermane. Partia Socialdemokrate Gjermane, SPD i ka dërguar ndërkohë paralajmërimet e para.

Nëse do të ketë një kthesë djathtas në BE, sipas shumë paralajmërimeve këto muaj, kjo lidhet edhe me atë, nëse partitë populiste dhe nacionaliste të krahut të djathtë dhe ultra të djathtë të Evropës do të mund të bashkohen. Marine Le Pen po e ndjek këtë synim, sepse, sipas parashikimeve, këto parti mund të formojnë më pas forcën e dytë më të fortë në Parlamentin e BE-së pas PPE. Por kjo nuk është e sigurt. Parlamenti i ri i sapozgjedhur do të mblidhet për herë të parë në Strasburg më 16 korrik. Deri atëherë do të jetë kristalizuar, se si dhe në cilat grupime parlamentare do të bashkohen deputetët e rinj.

Marrë nga DW

 

zgjedhjet europiane be parlamenti europian

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës