LIVE UPDATES
Bota

Luftë kibernetike në Serbi, kërcënimet ngjallin frikë tek qytetarët

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet, se në 48 zona dhe institucione janë dërguar qindra mesazhe kërcënuese.

20 Maj 2022, 08:34 Nga DOSJA
Luftë kibernetike në Serbi, kërcënimet ngjallin frikë

SERBI- E-maila anonimë me kërcënime kanë ngjallur frikë dhe tmerr tek qytetaret e qytetarët në Beograd. Të prekura janë shkollat dhe të tjera institucione. A ka të bëjë kjo me kontekstin e luftës në Ukrainë?

Gjimnazisti beogradas Aleksa Plemic donte të nisej për në shkollë kur përmes shërbimit messenger në viber erdhi lajmi i tmerrshëm, se në godinën e shkollës ka një bombë. "Ky ishte natyrisht një shok i madh", thotë Gordana, nëna e nxënësit, "ne nuk e kishim idenë, se si duhet reaguar në një situatë të tillë".

Në mënyrë të ngjashme të hënën në mëngjes (16.5.2022) ishin shpërndarë kërcënime të tilla për disa milionë familje të tjera në Serbi - sepse kërcënime të tilla për bombë, sipas të dhënave të policisë serbe ishin shpërndarë në të paktën 200 shkolla fillore dhe të mesme në mbarë vendin, kryesisht në kryeqyetin Beograd. Nxënëset dhe nxënësit më të rritur, që ndërkohë ndodheshin në shkollë u dërguan menjëherë në shtëpi; ata më të vegjëlit u strehuan nga mësuesit në vende të sigurta dhe prisnin që të vinin prindërit për t'i marrë.

"Kjo na shokoi ne prindërve shumë më tepër se sa fëmijët", thotë Gordana Plemic në bisedë për DW. Ajo është kryetare e shoqatës së "Prindërve", që kujdeset për problemet e nxënësve. "Prindërit njoftojnë, se shkollat kanë reaguar shpejt", thotë ajo me mirënjohje. "Megjithatë në ditët në vazhdim ata nuk do ta kenë aspak të lehtë që t'i nisin fëmiëjt për në shkollë, sepse ata nuk e dinë as se si mund të zhvillohet më tej dhe as se ç'kuptim kanë këto kërcënime. Ne nuk e dimë, se sa të sigurtë janë fëmijët tanë, nëse një ditë vjen një alarm i vërtetë apo se ç'mund të ndodhë pa qenë më parë i informuar."

Valë kërcënimesh me e-mail

Që nga marsi 2022 Serbia është në shënjestër të kërcënimeve të vazhdueshme anonime me bombë. Në fillim kërcënimet drejtoheshin kundër fluturimeve nga Beogradi në Rusi. Ndërkohë numri i tyre është rritur aq shumë, sa edhe vet policia nuk di më, se sa kërcënime janë dërguar dhe ku.

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet, se në 48 zona dhe institucione janë dërguar qindra mesazhe kërcënuese. Krahas shkollave janë të prekura edhe ura, qendrat tregtare, restorantet, stacionet e trenave, centralet energjetike, linjat e ujësjellësit dhe spitalet, po ashtu edhe shtëpia private e presidentit  Aleksandar Vuçiq dhe ambasada ruse kanë marrë të tilla mesazhe.

"Mesazhet kërcënuese janë dërguar nga adresa e-maili në google, Proton, Eunet, Yandex si dhe telefonata anonime", sipas Ministrisë së Brendshme serbe. Deri tani prejardhja rajonale e 19 adresave të tilla janë identifikuar në Serbi dhe jashtë saj. Tetë e-maila kërcënues kanë ardhur nga Polonia, katër nga Gambia, dhe përkatësisht dy nga Nigeria dhe Ukraina, Sllovenia dhe Rusia.

Hetime të vështira

"Tek E-mailat e dërguar nga servera, menaxhuesit e të cilëve kanë mbrojtjen e të dhënave sipas modelit të biznesit, është shumë e vështirë të marrësh informacion mbi dërguesin", shpjegon eksperti i sigurisë kibernetike nga Beogradi Adel Abusara për DW. "Tek ofruesi zviceran Proton-Mail duhet që Ministria e Brendshme e vendit të prekur të veprojë përmes Europolit, që i drejtohet pastaj policisë zvicerane dhe kjo e fundit kontakton organet vendase të drejtësisë", thotë Abusara.

Nëse gjykata përkatëse e miraton, atëherë  firmës i kërkohet të gjejë poseduesin e e-mailit  - gjë që p.sh. tek ofruesi Proton në rastet më të shumta një gjë e tillë refuzohet.  "Pothuajse gjithmonë çështja kalon në proces gjyqësor", thotë Adel Abusara, "e kjo mund të zgjasë, sepse Provider-i i e-mailit vlerëson mbojtjen e të dhënave të përdoruesve të vet dhe kanë ekipe avokatësh. Ata mbrohen kundrejt çdo kërkese, për zbulimin e të dhënave të përdoruesve."

Qëllimi për të ushtruar presion ndaj Serbisë?

Për arsyet për një valë kaq masive kërcënimesh anonime me bombë në Serbi publikisht deri tani spekulojnë vetëm përfaqësuesit e qeverisë serbe. "Ne jemi i vetmi vend në Europë, që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe presioni ndaj nesh është i jashtëzakonshëm", tha kryeministrja Brnabiç.

Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin deklaroi, se me kërcënimet me bombë tentohet të detyrohet Serbia për "të hequr dorë nga politika e saj e jashtme e pavarur". "Këto sulme nuk kryhen apo iniciohen nga persona të veçantë. Kemi të bëjmë me sulme masive hacker të organizuara mirë dhe shumë të kushtueshme, që drejtohen prej qendrave të ndryshme për një luftë hibride", thotë ministri serb.

S'kemi të bëjmë me terrorizëm kibernetik

Ekspertët e kibernetikës mendojnë, se ndërkohë është e vështirë të interpretosh motivet për kërcënimet me bombë, por kurrësesi nuk mund të bëhet fjalë për sulme terroriste e as për terrorizëm kibernetik. "Që një e-mail kërcënues vjen nga një server rus apo zviceran kjo nuk do të thotë absolotuisht, që po sulmohesh prej Zvicrës apo prej Rusisë, por nga dikush që ka përdorur serverat në këto vende", shpjegon eksperti i sigurisë Adel Abusara.

Gjithashtu jo vetëm në Serbi ka herë pas here kërcënime me bombë, por edhe në vendet fqinjë si në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi e në Rumani. "Përpara tre vjetësh një adoleshent kërcënoi përmes e-mailit duke iu drejtuar mijëra shkollave dhe kopshteve, gjë që shkaktoi një evakuim masiv të këtyre institucioneve: "Të tilla gjëra ndodhin. Problemi që shtrohet është, se sa shpejt mund të reagohet përmes rrugëve ligjore ndaj kësaj."

Marrë nga Dw. 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet