Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Abazovic theksoi se Evropa është në një fazë të re për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe se është e nevojshme të merren vendime më të shpejta dhe më të zgjuara.
BRUSKEL- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, deklaroi sot në Parlamentin Evropian se nëse vendi i tij qëndron jashtë Bashkimit Evropian (BE), Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re në pak vite.
"Rajoni ka nevojë për viza pozitive dhe për të parë që dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Evropë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Evropës është e pamundur Ballkani do të bëhet Ukraina e re pas disa vitesh. Nuk mendoj se dikush në Bashkimin Evropian e dëshiron këtë", u tha eurodeputetëve evropianë kryeministri malazez Dritan Abazovic.
Abazovic theksoi se Evropa është në një fazë të re për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe se është e nevojshme të merren vendime më të shpejta dhe më të zgjuara. Ai tha se qeveria e re është formuar me një mesazh të qartë dhe synim për të ecur më shpejt në integrimet evropiane.
"Unë mendoj se këto janë momente historike jo vetëm për Malin e Zi por për të gjithë Evropën. Pas 24 shkurtit (fillimi i pushtimit rus të Ukrainës) bota është ndryshe dhe më shumë se kurrë njerëzit në Mal të Zi, rajon dhe Evropë e kuptojnë se ne duhet të jemi bashkë dhe të japim më së miri që ne ta përfundojmë pjesën tonë të punës, dhe institucionet evropiane ta pranojnë këtë nga ana tjetër”, tha Abazovic.
Kryeministri tha gjithashtu se Mali i Zi do të jetë miqësor ndaj çdo vendi fqinj.
"Ne duam marrëdhënie të shkëlqyera miqësore me fqinjët tanë dhe mbështesim çdo iniciativë që mund të mundësojë komunikim më të mirë dhe të krijojë besim në rajon. Ne nuk mbështesim asnjë iniciativë që zëvendëson integrimin në BE, vetëm ato që Mali i Zi dhe vendet e tjera mund të përdorin si mjet për progres më shpejt në integrim”, ka theksuar Abazovic.
(d.a/dosja.al)
Lija e majmunit ITALI- Mjekët në Spitalin e Sëmundjeve Infektive Lazaro Spalaccani në Romë kanë diagnostikuar rastin&nbs...
Albin Kurti SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në SHBA ka thënë se Kosova dëshiron q&eu...
Gazetarja afgane Talibanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mb...
Mark Milley dhe Valery Gerasimov SHBA- Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët Gjeneral Mark Milley foli me homologun e tij rus, gj...
Emmanuel Macron dhe Maja Santos FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se dëshiron që Bashkimi Evropia...
Annalena Baerbock GJERMANI- Në një takim të ministrave të Jashtëm të OKB-së në Nju Jork, ministrja e Jashtme gjerma...
Gerhard Schröder GJERMANI- Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, i cili është vënë nën kritika për mos nd&eu...
Foto ilustruese Kosova u bë vendi i fundit në Ballkan ku u alarmua për mjete shpërthyese në institucione, pas një varg kë...
Ambasada ne Ukraine SHBA- Ushtria amerikane nuk po planifikon aktualisht të dërgojë trupa në ambasadën amerikane në Kiev...
Jens Stoltenberg BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg thotë se ka besim se anëtarët e NATO-s do të mar...