LIVE UPDATES
Bota

Burimi më i madh i të ardhurave, emigrimi i vazhdueshëm nga Kosova ruan rrjedhën e remitencave

Ai ka emigruar atje në vitin 2014 për, siç thotë, jetë më të mirë dhe siguri ekonomike. Në Francë jeton me gruan dhe tre fëmijët dhe thotë se, dy vjet pas zhvendosjes, ka arritur të stabilizohet financiarisht.

19 Maj 2022, 19:59 Nga DOSJA
Burimi më i madh i të ardhurave, emigrimi i vazhdueshëm nga
Korab Krasniqi

Korab Krasniqi, i cili jeton në Francë, thotë se, çdo muaj, i ndihmon prindërit e tij në Kosovë me 200 euro.

Ai ka emigruar atje në vitin 2014 për, siç thotë, jetë më të mirë dhe siguri ekonomike. Në Francë jeton me gruan dhe tre fëmijët dhe thotë se, dy vjet pas zhvendosjes, ka arritur të stabilizohet financiarisht.

“Kushtet janë më të mira se në Kosovë. Tani varet, nëse je punëtor, gjen punë”, thotë Korabi, i cili vetë punon në një punëtori makinash.

Remitencat apo dërgesat e parave nga diaspora, përbëjnë një burim të madh të të ardhurave në Kosovë.

Vetëm vitin e kaluar, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, remitencat kanë kapur vlerën e rreth 1.2 miliard eurove. Shuma ka qenë rekorde për Kosovën.

Sipas mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, këto dërgesa kanë ndikuar edhe në rritjen ekonomike në Kosovë, e cila, vitin e kaluar, ka qenë mbi 10 për qind.

Në vitin 2013, BQK-ja ka paraparë që në pesë vjetët pasues, të ketë rënie të remitencave, për shkak të, siç është thënë në atë kohë, “krijimit të gjeneratave të reja në diasporë dhe dobësimit të lidhjeve midis diasporës dhe Kosovës”.

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. Sipas Lirim Krasniqit, nga organizata Germin, e cila merret me çështje të diasporës, remitencat kanë vazhduar të rrjedhin në nivele larta, për shkak të emigrimit të vazhdueshëmtë qytetarëve nga Kosova.

“Shumë qytetarë vazhdojnë të largohen nga Kosova për të punuar në shtetet e Bashkimit Evropian dhe vazhdojnë t’i mbajnë familjet e tyre në Kosovë, përmes dërgimit të remitencave. Rënien e mundshme të remitencave po e kompensojnë valët e reja të emigrimit”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

“Profili i lehtë i migrimit”, që është një dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe mbulon periudhën 2018-2020, vlerëson se nga Kosova kanë emigruar 71,799 banorë.

Sipas kësaj ministre, Kosova përballet me një mesatare emigrimi prej 23,933 personash në vit, që i bie 1.3 për qind e popullatës së përgjithshme.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850,000.

Numri më i madh i tyre jeton në Gjermani dhe Zvicër dhe shuma më e madhe e remitencave në Kosovë, sipas BQK-së, dërgohet pikërisht nga këto dy vende.

Krasniqi, nga organizata Germin, thotë se në afat të shkurtër, nuk pritet të ketë rënie të remitencave - ato mund të fillojnë të bien gradualisht, me kalimin e viteve.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, parasheh që niveli i remitencave të mos bjerë deri në dhjetë vjetët të ardhshëm, për shkak të valëve të emigrimit.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se 70 për qind e remitencaveqë arrijnë në Kosovë, shpenzohen për buxhete familjare.

Sipas tij, do të ishte mirë që mjetet e diasporës të orientoheshin në formë të projekteve investuese.

“Remitencat janë një zë i lartë në kuptimin e të ardhurave dhe duhet të respektohen... Por, interesi i Qeverisë duhet të orientohet jo në kuptimin arbitrar të fondeve, por në inkurajimin e njerëzve që të investojnë në Kosovë, thotë Ramosaj.

Qeveria aktuale e Kosovës, e cila ka marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, ka paraparë në planin e saj krijimin e disa instrumenteve, nëpërmjet të të cilave kapitali i diasporës do të mund të kanalizohej në investime, që gjenerojnë vende pune. Me planin e Qeverisë është paraparë që nga viti i parë i qeverisjes, të emetohen bono thesari, të dedikuara për diasporën. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ka nisur ose jo zbatimi i këtij plani.

Në fund të marsit, Qeveria e Kosovës ka thënë se investimet e huaja direkte në Kosovë përgjatë vitit të kaluar, janë rritur për më shumë se 21 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Në përgjigje të kësaj, kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë, Skënder Krasniqi, kishte thënë atëbotë se investimet e huaja - kryesisht në sektorin e patundshmërisë - i atribuohen në masë të madhe diasporës së Kosovës, e cila, sipas tij, investon shuma të konsiderueshme parash në ndërtimin e shtëpive dhe në blerjen e apartamenteve.

Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, Kosova ka varësinë më të madhe të remitencave, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se, në vitin 2020, Kosova ka pranuar 1.2 miliard euro remitenca apo 18.5 për qind të Bruto Produktit Vendor; Shqipëria ka pranuar 1.27 miliard euro remitenca apo 9.8 për qind të Bruto Produktit Vendor; Bosnje e Hercegovina 1.63 miliard euro apo 9.3 për qind të Bruto Produktit Vendor; Mali i Zi 524 milionë euro apo 9.3 për qind të Bruto Produktit Vendor dhe Serbia 3.37 miliardë euro apo 7.2 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Ditën Ndërkombëtare të Remitencave Familjare, e cila shënohet çdo 16 qershor. Kjo ditë nderon më shumë se 200 milionë punëtorë migrantë në botë, gra dhe burra, të cilët dërgojnë para në shtëpi për mbi 800 milionë anëtarë të familjes./REL/

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje