LIVE UPDATES
Bota

Lufta tregtare me SHBA-në/ Analiza: Pse Kina po e shfaq mbizotërimin e saj me minerale të rralla?

Pekini tani po kërkon ta përdorë këtë përparësi strategjike në përplasjet e vazhdueshme dhe tensionet tregtare me Uashingtonin.

18 Prill 2025, 07:36 Nga M.B
Lufta tregtare me SHBA-në/ Analiza: Pse Kina po e shfaq mbizotërimin e
Foto ilustruese

KINA- Ato kanë emra vështirë të shqiptueshëm; janë thelbësore për prodhimin modern dhe po zhvendosen gjithnjë e më në qendër të luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Furnizimi global me këto minerale të rralla – një grup prej 17 elementeve thelbësore që gjenden gjithkund, nga bateritë e automjeteve elektrike e deri te teknologjia e rëndësishme e mbrojtjes – kontrollohet kryesisht nga Kina. Pekini tani po kërkon ta përdorë këtë përparësi strategjike në përplasjet e vazhdueshme dhe tensionet tregtare me Uashingtonin.

Duke u përgjigjur ndaj tarifave të vendosura së fundi nga Shtetet e Bashkuara, Kina i kufizoi shitjet në SHBA për shtatë elemente të rralla. Edhe pse nuk është ndalim i plotë, kjo masë u kërkon prodhuesve të aplikojnë për licenca eksporti në Qeverinë kineze. Shqetësimet po shtohen se kjo mund të çojë në rritje çmimesh dhe ndërprerje të furnizimit, gjë që mund të ndikojë veçanërisht në kompanitë amerikane të mbrojtjes.

“Ajo që ishte nafta për shekullin e XX-të, janë mineralet e rralla për shekullin e XXI-të”, tha Sean McFate, profesor në Shkollën Maxwell të Universitetit Syracuse për Shtetësi dhe Çështje Publike.

“Mikroçipat, teknologjia e gjelbër dhe informatika kuantike, të gjitha këto, kërkojnë minerale të rralla, dhe Kina i ka shumicën e tyre. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare që shkon përtej tregut të aksioneve”, shtoi ai.

Kina kontrollon më shumë se dy të tretat e prodhimit global të elementeve të rralla dhe mbi 90 për qind të kapacitetit të përpunimit. Ajo gjithashtu ka në thelb një monopol mbi përpunimin e mineraleve të rënda të rralla, një nëngrup që përdoret në sektorin e mbrojtjes në SHBA për të prodhuar magnete të fuqishme, që janë të nevojshme për avionë luftarakë, anije luftarake, raketa, tanke dhe laserë.

Mbetet për t’u parë si do t’i zbatojë Kina këto kufizime të reja, por një raport nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington paralajmëron se ato me gjasë do të shkaktojnë ndërprerje të eksporteve, derisa Pekini ta sjellë sistemin e licencimit, dhe do të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit për disa kompani amerikane, veçanërisht ato në sektorin e sigurisë kombëtare.

“Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të cenueshme ndaj këtyre zinxhirëve të furnizimit”, thuhet në raportin e 14 prillit. “Aktualisht, nuk ka ndarje të mineraleve të rënda të rralla në SHBA”.

Kufizimet e reja të eksportit zbatohen për shtatë elemente të rralla, të mesme dhe të rënda: samarium, gadolinjium, terbium, disprosium, lutetium, skandium dhe itrium - të gjitha të rëndësishme në sektorin e mbrojtjes.
Itriumi, për shembull, përdoret si mbështjellës për motorët e avionëve për t’i bërë ballë temperaturave të larta, për ta parandaluar shkrirjen e tyre gjatë fluturimit.

Derisa Pentagoni dhe firmat amerikane kanë rezerva, besohet se ato nuk janë të mjaftueshme për ta përballuar ndonjë ndërprerje të zgjatur të furnizimit. Përveç ndalimit të vetë elementeve, Pekini ka vendosur gjithashtu 16 entitete amerikane – të gjitha përveç njërës janë në industrinë e mbrojtjes dhe hapësirës – në listën e tij të kontrollit të eksportit, duke ua kufizuar atyre pranimin e mallrave me përdorim të dyfishtë, përfshirë elementet e rralla. Dimitar Gueorguiev, profesor në Universitetin Syracuse, thotë se ai e sheh këtë lëvizje të fundit më shumë si një sinjal nga Pekini për “aftësinë e tij për t’i kufizuar këto eksporte, nëse lufta tregtare përshkallëzohet më shumë”.

“Është e rëndësishme të kihet parasysh se shumica e importuesve kanë pasur këtë shqetësim prej kohësh dhe ka mundësi të jenë furnizuar për të paktën disa muaj”, tha ai.

Megjithatë, këto masa dhe mundësia për t’i përshkallëzuar ato janë mjet i fuqishëm për Kinën. Përveç aftësisë për t’i ndalur furnizimet, mbizotërimi i tregut nga Pekini ia lejon atij gjithashtu t’i diktojë çmimet, që do të thotë se mund t’i rrisë kostot për klientë të caktuar, ose t’i kufizojë furnizimet me minerale të rralla jashtë kontrollit të saj, duke mbajtur çmime të ulëta.

Kjo u pa edhe në masa të mëparshme të zbatuara nga Kina. Në vitin 2023, Pekini kufizoi eksportet e galiumit dhe germaniumit, që përdoren në çipa, radarë dhe satelitë. Kjo u pasua nga një ndalim i plotë i eksportit të tyre në SHBA në dhjetor 2024. Prej atëherë, çmimet janë rritur ndjeshëm dhe tregu global është fragmentuar. Galiumi i blerë nga vendet perëndimore është dy deri në tre herë më i shtrenjtë se ai i blerë në Kinë, sipas Project Blue.

Raporti i CSIS-it gjithashtu paralajmëron se e eksportit nga Kina paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për gatishmërinë ushtarake të SHBA-së, duke shtuar shqetësimet e ngritura nga ligjvënësit dhe analistët se vendi po mbetet pas në prodhim në mbrojtje.

“Edhe para kufizimeve të fundit, baza industriale e mbrojtjes në SHBA luftonte me kapacitet të kufizuar dhe nuk kishte aftësinë për të rritur prodhimin për të përmbushur kërkesat teknologjike të mbrojtjes”, thuhet në raport.

Autorët e raportit citojnë një vlerësim – nga një zyrtar i Forcave Ajrore të SHBA-së në vitin 2022 – se Kina po siguron sisteme dhe pajisje të avancuara armësh pesë deri në gjashtë herë më shpejt se Shtetet e Bashkuara. Përballë trysnisë nga Kina, ekspertët thonë se SHBA-ja duhet të ndërmarrë politika për ta shtuar prodhimin vendës dhe të kërkojë burime të reja në vende të tjera. Qysh në vitet e ’80-ta, SHBA-ja ishte lider në prodhimin e elementeve të rralla, por rritja e çmimeve çoi në mbylljen e minierës kryesore, Mountain Pass, në Kaliforni në fillim të viteve 2000.

Kjo minierë është rihapur më pas dhe administrata të njëpasnjëshme amerikane, përfshirë atë të presidentit Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, kanë ndarë të holla për nxjerrjen dhe përpunimin e elementeve të rralla. Por, ta zësh Kinën në garë për elemente të rralla dhe minerale të tjera të rralla, kërkon kohë dhe kushton shumë. Disa që punojnë në këtë sektor thonë gjithashtu se pjesë të tjera të tarifave të vendosura nga Trump mund të kenë ndikime të dëmshme anësore, duke e bërë të vështirë rritjen e shpejtë të prodhimit. Në podkastin “Rare Earth Exchanges”, sipërmarrësi i industrisë, Daniel O’Connor, tha se materialet e tarifuara, si çeliku dhe alumini, janë jetike në miniera dhe përpunim.

“Mos vendosni tarifa për gjërat që na duhen për të ndërtuar infrastrukturën”, tha ai.

SHBA-ja po kërkon gjithashtu të sigurojë furnizime jashtë vendit, pasi administrata Trump synon të ketë më shumë qasje te elemente të rralla dhe mineralet jetike në Grenlandë dhe Ukrainë, ku Kievi dhe Uashingtoni thuhet se janë afër një marrëveshjeje. Uashingtoni ka sponsorizuar gjithashtu miniera të reja në Brazil dhe Afrikën e Jugut, dhe po financon objektin e parë të madh për përpunimin e elementeve të rënda të rralla jashtë Kinës, në Teksas, megjithëse asaj do t’i duhen vite për të dhënë rezultate. Ndërkohë, pritet që Pekini të vazhdojë të përdorë elementet e rralla si mjet trysnie ndaj Uashingtonit.

“Kjo është bërë pjesë e strategjisë së Pekinit kur përballet me SHBA-në”, shkroi më 14 prill Neil Shearing, ekonomist i grupit Capital Economics./REL

kina

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet