LIVE UPDATES
Bota

'Lufta' për pushtet në Sudan/ Si nisi rivaliteti mes grupit paraushtarak dhe ushtrisë?

Një forcë kaq e fortë jashtë ushtrisë është parë si burim jostabiliteti në vend.

16 Prill 2023, 16:31 Nga a.l
'Lufta' për pushtet në Sudan/ Si nisi rivaliteti mes grupit
Pamje nga sulmi në Sudan

SUDAN- Luftimet që kanë shpërthyer në kryeqytetin sudanez, Khartoum dhe në disa zona të tjera është rezultat i drejtpërdrejtë i një ambicieje për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit.

Sulmet e njëpasnjëshme prej më shumë se dy ditësh kanë nisur në gjithë kryeqytetin mes anëtarëve të një force paraushtarake, Forcat e bështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë së rregullt. 

Që nga një grusht shteti në tetor 2021, Sudani është drejtuar nga një këshill gjeneralësh dhe ka dy ushtarakë në qendër të mosmarrëveshjes.

-Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është kreu i forcave të armatosura dhe në fakt presidenti i vendit, dhe zëvendësi i tij dhe udhëheqësi i RSF-së, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur ndryshe si Hemedti.

Ata nuk kanë rënë dakord për drejtimin në të cilin po shkon vendi dhe lëvizjen e propozuar drejt sundimit civil.

Një nga pikat kryesore të pengesave është mbi planet për të përfshirë RSF-në prej 100,000 trupash në ushtri dhe se kush do të drejtonte më pas forcën e re.

RSF-së zhvendosën në të gjithë vendin, një lëvizje që ushtria e pa si një kërcënim. Kishte shpresa se bisedimet mund ta zgjidhnin situatën, por këto nuk ndodhën kurrë. Nuk dihet se kush ka sulmoi e para mbrëmjen e të shtunës, por ekziston frika se kjo do të përkeqësojë situatë. Ndërsa diplomatët u kanë kërkuar të dyja palëve të shpallin armëpushimin. 

Kush janë RFS-të?

RSF u formua në vitin 2013 dhe e ka origjinën në milicinë famëkeqe Janjaëeed që luftoi brutalisht kundër rebelëve në Darfur.
Që atëherë, gjenerali Dagalo ka ndërtuar një forcë të fuqishme që ka ndërhyrë në konfliktet në Jemen dhe Libi dhe kontrollon disa nga minierat e arit të Sudanit. Ajo është akuzuar gjithashtu për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë masakrën e më shumë se 120 protestuesve në qershor 2019. Një forcë kaq e fortë jashtë ushtrisë është parë si burim jostabiliteti në vend.

Pse është ushtria në krye?

Nisja e tensioneve në Sudan mes palëve janë episodi i fundit në periudhat e tensionit që pasuan rrëzimin e presidentit Omar al-Bashir në vitin 2019. Në vend pati një sërë prostash që bënin thirrje për t'i dhënë fund sundimit të tij gati tre dekadash dhe ushtria bëri një grusht shteti për ta hequr qafe. Por civilët vazhduan të kërkonin një rol në planin për të ecur drejt sundimit demokratik. Më pas u krijua një qeveri e përbashkët ushtarako-civile, por ajo u rrëzua në një tjetër grusht shteti në tetor 2021. Dhe që atëherë, rivaliteti midis Gjeneral Burhan dhe Gjeneral Dagalo është intensifikuar. Dhjetorin e kaluar u ra dakord për një marrëveshje kornizë për ta kthyer pushtetin në duart e civilëve, por bisedimet për të finalizuar detajet kanë dështuar.

Çfarë pritet të ndodhë? 

Nëse luftimet vazhdojnë, atëherë ato mund të copëtojnë më tej vendin dhe të përkeqësojnë turbulencat politike. Diplomatët, të cilët kanë luajtur një rol vendimtar në përpjekjen për të nxitur një kthim në sundimin civil, do të jenë të dëshpëruar për të gjetur një mënyrë për t'i bërë dy gjeneralët të bisedojnë. Ndërkohë, do të jenë sudanezët e zakonshëm ata që do të duhet të kalojnë një periudhë tjetër pasigurie.

Përshtatur nga BBC. 

sulm ne sudan

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës