LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë/ DW: Ekonomia ruse nën presion, rritje taksash dhe ulje shpenzimesh

Për të frenuar deficitin buxhetor në rritje, Moska planifikon të rrisë taksat dhe të ulë shpenzimet.

28 Shtator 2025, 09:22 Nga E.d
Lufta në Ukrainë/ DW: Ekonomia ruse nën presion, rritje taksash
Foto ilustruse

EVROPË - Presidenti rus Vladimir Putin dhe politikëbërësit në Kremlin po e ndiejnë fort presionin e luftës në Ukrainë. Për të frenuar deficitin buxhetor në rritje, Moska planifikon të rrisë taksat dhe të ulë shpenzimet. Projektbuxheti për vitin 2026 është planifikuar të paraqitet në parlament të hënën (29.09). Më pas priten vetëm ndryshime të vogla, pasi Putini do të ketë miratuar pikat më të rëndësishme deri atëherë. Në kundërshtim me premtimin e mëparshëm të Putinit për të mos rritur taksat para vitit 2030, qeveria së fundmi tha, se do ta rriste taksën mbi vlerën e shtuar nga 20 në 22 përqind.

Cilat janë të dhënat aktuale nga ekonomia ruse?

Rënia e të ardhurave nga eksporti i naftës po ushtron presion mbi buxhetin. Priten gjithashtu shkurtime në shpenzimet që nuk lidhen me mbrojtjen, përfshirë shpenzimet sociale. Deficiti buxhetor i Rusisë është rritur në afërsisht 4.2 trilionë rubla (42.7 miliardë euro). Kjo përfaqëson afërsisht 1.9 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, PBB, gati katër herë më shumë se objektivi fillestar prej 0.5 përqind për vitin 2025. Ministria e Financave pret që deficiti të rritet në 5.7 trilionë rubla deri në fund të vitit.

Elina Ribakova, një eksperte për ekonominë ruse në Shkollën e Ekonomisë së Kievit, pret që Moska, si në të kaluarën të vazhdojë me shpenzime të larta ushtarake duke shkurtuar shpenzimet diku tjetër. "Pasojat janë të njëjta si në vitin 2014", tha ajo për DW. "Shkurtime po bëhen kudo, ndërsa shpenzimet ushtarake po rriten. Arsimi, kujdesi shëndetësor, shpenzimet sociale dhe mbrojtja e mjedisit janë fushat ku po bëhen shkurtime."

Sulmet ukrainase  me dronë po japin efekt

Ekonomia e Rusisë ka qenë nën alarm prej disa kohësh. Një fakt që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Më 24 shtator, ai postoi në rrjetin e tij social Truth Social mesazhin: "Putini dhe Rusia janë në vështirësi të thella ekonomike dhe është koha që Ukraina të veprojë." Donald Trump përmendi gjithashtu krizën e vazhdueshme energjetike në Rusi. Sulmet e suksesshme me dronë të Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike ruse, siç janë rafineritë dhe terminalet e eksportit, kanë çuar në mungesa të karburanteve të ndryshme, rritje të çmimeve dhe kohë të gjata pritjeje.

Arsye tjetër është rënia e të ardhurave nga eksportet e naftës dhe gazit. Çmimet e larta të naftës dhe blerësit e rinj në Kinë dhe Indi i rritën të ardhurat në vitin 2022. Të ardhurat mbetën të larta në vitin 2023, pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe varësisë në rënie të BE-së nga energjia ruse. Por aktualisht rënia e çmimeve të naftës, një rubël e fortë, sulmet ndaj rafinerive dhe ndikimi i sanksioneve po ushtrojnë presion mbi burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Kremlinit. Të ardhurat shtetërore nga gazi dhe nafta pritet të jenë 23 për qind më të ulëta në shtator sesa në vitin e kaluar, duke e errësuar kështu parashikimin ekonomik.

"Ngadalësim i kontrolluar"?

Në korrik, PBB në Rusi u rrit me vetëm 0.4 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar një ngadalësim të klimës ekonomike. Parashikimet zyrtare parashikojnë një rritje prej një përqind këtë vit, shumë më poshtë parashikimit të mëparshëm prej 2.5 përqind. Vitin e kaluar, inflacioni i lartë tregoi mbinxehje të ekonomisë, e cila ishte nxitur nga rritjet masive në buxhetin e mbrojtjes.

Që nga viti 2021, shpenzimet për mbrojtjen janë më shumë se katërfishuar. Në qershor 2025, ato arritën në afërsisht 16 trilionë rubla. Zyrtarisht, qeveria po e quan këtë një "ngadalësim të kontrolluar", sipas Chris Weafer, analist financash në kompaninë "Macro Advisory" në Moskë. Banka qendrore rriti normat e interesit për të frenuar inflacionin dhe për të ulur çmimet në rritje të konsumit. Një strategji që ka qenë kryesisht e suksesshme.

Shkurtime buxhetore

Shpenzimet buxhetore janë "në nivele mjaft të larta", shpjegon analisti Weafer. Nëse nuk ka shkurtime të konsiderueshme në vitet e ardhshme - përfshirë shpenzimet ushtarake - "i gjithë narrativi, se sa e qëndrueshme është Rusia, sa mirë po shkon ekonomia, sa pak ndikim ka [lufta] në jetën e njerëzve dhe sa mirë është gjithçka" është në rrezik.

"Kjo do të shkatërronte ekonominë", thekson Weafer, i cili është i bindur se Putini dhe Kremlini po i hapen idesë së përfundimit të një marrëveshjeje paqeje së shpejti për shkak të presionit ekonomik në rritje. "Presioni buxhetor dhe nevoja për stabilitet janë faktorë të rëndësishëm që përforcojnë ndjesinë se kjo luftë duhet të përfundojë më shpejt sesa më vonë", thotë ai. Kurse ekspertja Ribakova është më pak optimiste. "Kur ata e pushtuan Ukrainën në vitin 2022, ata ishin të vetëdijshëm për kostot ekonomike. Ata i morën parasysh ato dhe morën vendimin politik se ato ishin të pranueshme", thotë ajo.

Sanksione dytësore kundër klientëve rusë të naftës

Duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të Rusisë, presioni mbi BE-në dhe SHBA-në po rritet për të shtrënguar edhe më tej sanksionet ekzistuese për të ndihmuar në suksesin e negociatave të paqes. Trump kohët e fundit u bëri thirrje evropianëve që të shtojnë përpjekjet për të ndaluar plotësisht blerjen e gazit rus - kryesisht gazit natyror të lëngshëm, ose LNG. Nafta ruse arrin ende në Evropë, megjithëse vetëm në formën e produkteve të rafinuara. SHBA-të po shqyrtojnë gjithashtu vendosjen e sanksioneve dytësore ndaj vendeve si India dhe Kina, të cilat blejnë sasi të mëdha të naftës ruse. Kjo mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen ekonomike të Moskës.

Ribakova beson se është koha për të rritur presionin mbi Moskën me sanksione të mëtejshme, pasi ekonomia e saj është më e ndjeshme sesa ka qenë për një kohë të gjatë. Megjithatë, ajo gjithashtu i referohet qeverive në Venezuelë, Korenë e Veriut dhe Iran, të cilat janë ende në pushtet pavarësisht sanksioneve gjithëpërfshirëse dhe vështirësive ekonomike që rezultojnë. Prandaj, vetëm sanksionet nuk mund ta shpëtojnë Ukrainën. "Sanksionet mund të jenë pjesë e zgjidhjes, por jo e gjithë zgjidhja", thotë Ribakova.

Nga ana tjetër, Chris Weafer është i bindur se sanksionet dytësore mund ta detyrojnë shpejt Rusinë të ulet në tryezën e negociatave. Nëse SHBA-të do të vendosnin sanksione dytësore ndaj blerësve të naftës ruse, ky do të ishte një hap i rëndësishëm. "Nëse të ardhurat bien, le të themi, me 20 deri në 30 përqind të tjera, një buxhet i qëndrueshëm nuk do të ishte më i mundur dhe dinamika poQeveria daneze i quan dronët në aeroporte "sulm"litike e brendshme do të ndryshonte në mënyrë masive." /DW

 

ukrainë rusi taksa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet