LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Iran/ DW: Pakënaqësia në vendet e Gjirit Persik rritet

Të enjten, autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan se dy persona u vranë nga copat pas lëshimit të një rakete iraniane.

29 Mars 2026, 09:15 Nga E.d
Lufta në Iran/ DW: Pakënaqësia në vendet e Gjirit Persik
Foto ilustruse

Intensiteti i sulmeve është ulur ndjeshëm, Irani nuk po lëshon më qindra raketa dhe dronë në ditë drejt shteteve arabe të Gjirit - si në fillimin e luftës. Megjithatë raketat e hedhura mund të jenë ende vdekjeprurëse. Të enjten, autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan se dy persona u vranë nga copat pas lëshimit të një rakete iraniane. Viktimat ishin nga India dhe Pakistani. Ata ishin punëtorë migrantë, si shumica e 25 personave të vrarë në shtetet arabe të Gjirit Persik deri më tani në muajin e parë të luftës.

Shtetet e Gjirit: Terrorizëm ekonomik

Katari ka dëbuar diplomatë iranianë dhe përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe tani i përshkruajnë kërcënimet e Iranit për të bombarduar cisternat e naftës dhe anijet e tjera në Ngushticën e Hormuzit si terrorizëm ekonomik.

Lana Nusseibeh, Ministre Shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, theksoi në një intervistë televizive rëndësinë e Ngushticës së Hormuzit për ekonominë globale: Jo vetëm që një e pesta e dërgesave të naftës dhe gazit në botë kalojnë zakonisht nëpër Ngushticën e Hormuzit, por edhe 30 përqind e plehrave të përdorura në bujqësinë globale. "Në thelb, Irani po përpiqet t'i shkaktojë ekonomisë globale atak në zemër. Ne nuk mund ta lejojmë Iranin, një organizatë terroriste e sponsorizuar nga shteti, të diktojë çmimet e tregut botëror për ushqim dhe benzinë."

Do të përfshihen më aktivisht shtetet e Gjirit në luftë?

Retorika më e ashpër kohët e fundit ka ardhur kryesisht nga Emiratet dhe Arabia Saudite. Në deklarata me shkrim, ato theksojnë se rezervojnë të drejtën për t'iu përgjigjur sulmeve iraniane me të gjitha "masat e nevojshme". Nëse kjo mund të përfshijë vetë shtetet arabe të Gjirit që të ndërhyjnë në mënyrë aktive në luftë, është një çështje shumë e spekuluar. Eksperti i energjisë Bachar Halabi thotë se për momentin, kjo është thjesht retorikë; shtetet e Gjirit Persik kryesisht ende po përpiqen të mbrojnë veten. "Por duke pasur parasysh sulmet iraniane ndaj infrastrukturës energjetike që është jetike për këto vende, qëndrimet strategjike në kryeqytetet e tyre mund të ndryshojnë vërtet."

Kohët e fundit është raportuar, veçanërisht në gazetat amerikane, se sundimtarët në Arabinë Saudite po i bëjnë thirrje administratës Trump që të mos heqë dorë nga sulmet ajrore kundër Iranit, në mënyrë që udhëheqja në Teheran të mos e perceptojë këtë luftë si të fituar.

Katari mbështet një zgjidhje paqësore të konfliktit

Deklaratat zyrtare nga udhëheqja saudite tingëllojnë shumë më të rezervuara. Kurse në Katar,   Ministria e Jashtme thekson vazhdimisht domosdoshmërinë e përfundimit të këtij konflikti me mjete paqësore: "Shfarosja totale nuk është opcion. Asnjë popull dhe asnjë vend nuk do të zhduket me vullnetin e asnjë aktori politik", tha Majid al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, në konferencën e tij javore për shtyp në Doha. Por edhe pas një muaji, ka pak shenja për një përfundim të shpejtë të luftës./DW

 irani  gjiri persik emiratet e bashkuara arabe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet