LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Gaza, të afërmit e pengjeve izraelite: Koha po mbaron

Por siç njofton nga Jeruzalemi korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, arritja e një marrëveshjeje me Hamasin do të nënkuptonte fundin e luftës në Gazë, që udhëheqësit izraelitë thonë se për momentin nuk është e mundshme.

17 Janar 2024, 16:04 Nga N.F
Lufta në Gaza, të afërmit e pengjeve izraelite: Koha po mbaron
Foto ilustruese

GAZA- Familjet e 136 pengjeve izraelite që ende mbahen në Gazë thonë se po mbaron koha për t’i kthyer të gjallë në shtëpi. Por siç njofton nga Jeruzalemi korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, arritja e një marrëveshjeje me Hamasin do të nënkuptonte fundin e luftës në Gazë, që udhëheqësit izraelitë thonë se për momentin nuk është e mundshme.

Noa Argamani, e cila u filmua nga rrëmbyesit e Hamasit, ndërsa lutej për jetën e saj në festivalin e muzikës Nova më 7 tetor, është bërë simboli i 136 pengjeve që mbahen ende në Gazë.

Këtë javë, ajo u shfaq në një video të Hamasit duke iu lutur qeverisë izraelite që të ndalë luftën për të shpëtuar pengjet. Ajo përshkruan se si ajo vetë u plagos dhe dy pengje të tjerë u vranë nga sulmet ajrore izraelite dhe videoja mbyllet me pamjet e trupave të tyre. Zyrtarët izraelitë thonë se videoja është propagandë e Hamasit dhe se nuk mund t’i besohet, por se po përpiqen sidoqoftë të verifikojnë nëse pengjet u vranë në fakt nga sulmet ajrore izraelite apo nga rrëmbyesit e tyre të Hamasit.

“Ndaleni këtë çmenduri dhe na sillni në shtëpi tek familjet tona. Ndërsa jemi ende gjallë”, thotë Noa në videon e Hamasit.

Nëna e saj është e sëmurë rëndë me kancer dhe i ka bërë lutje udhëheqësve izraelitë dhe botërorë, përfshirë presidentit Biden dhe Kryqit të Kuq, që ta ndihmojnë ta shohë vajzën përpara se të vdesë. Duke qenë se ajo ka shtetësinë izraelite dhe kineze, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar madje edhe qeverisë kineze që të ndërhyjë tek Hamasi.

Të afërmit e vajzave të tjera izraelite që mbahen peng në Gazë kanë frikë se ndoshta me to abuzohet vazhdimisht, përfshirë edhe dhunë seksuale, nga rrëmbyesit e tyre të Hamasit. Yarden Goren, motër e një tjetër vajze të marrë peng, Romi Gorenës, është e tmerruar nga ato çfarë dëgjoi prej pengjeve femra që ishin liruar.

“Çdo minutë mund të ndodhë diçka. Çdo minutë mund të vendosin t’i dëmtojnë, të abuzojnë me to – mendërisht, fizikisht, seksualisht. Dhe janë të pambrojtura. Çfarë mund të bëjnë kundër kësaj? As nuk munden të rezistojnë, pasi kjo mund t’u kushtonte jetën”, thotë Yarden Goren.

Në nëntor, Hamasi liroi mbi 100 nga 240 pengjet, në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm dhe lirimit të 240 të burgosurve palestinezë. Megjithatë, tashmë Hamasi thotë se do t’i lironte pengjet e tjerë vetëm në këmbim të një armëpushimi të plotë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë vazhdimisht se Izraeli vazhdon të jetë i angazhuar për shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e pengjeve. Por, disa të afërm të pengjeve thonë se këto dy objektiva nuk përputhen.

“Vetëm në vendbanimin tonë, rreth 10 pengje janë shpallur të vdekur gjatë muajit të fundit. Trupat e tyre janë ende në duart e Hamasit. Nuk duam që të vazhdojë kjo. Duam që pengjet të kthehen në shtëpi me të gjitha mënyrat e nevojshme”, thotë Jonathan Dekel-Chen, babai i pengut Sagui Dekel-Chen.

E vetmja marrëveshje e arritur gjatë 50 ditëve të fundit është marrëveshja që do t’i lejojë Katarit dhe Kryqit të Kuq të dërgojnë furnizime me ilaçe për pengjet në ditët në vazhdim. Por, të afërmit e pengjeve mendojnë se ky gjest nuk do të mjaftojë për t’i mbajtur gjallë njerëzit e tyre të dashur.

Marrë nga VOA

pengje lufta izrael-palestine familjare

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale