LIVE UPDATES
Bota

Kosova/ Ekonomia në trend të rritjes: Shtysat dhe rreziqet

Në një raport të publikuar këtë muaj, Banka Botërore parashikoi rritje të bruto prodhimit të brendshëm në Kosovë për 3.9 për qind në vitin 2024 dhe 4 për qind më 2025.

17 Janar 2024, 15:00 Nga Bekim Bislimi

 

Kosova/ Ekonomia në trend të rritjes: Shtysat dhe rreziqet
Foto ilustruese

 

KOSOVA- Shërbimet në tregti dhe teknologji informative (IT), konsumi dhe ndërtimtaria ishin faktorët kryesorë që i ndikuan parashikimet pozitive për rritje ekonomike në Kosovë, thonë ekspertë të fushës. Këta sektorë, sipas profesorit të Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, kishin “dinamikë relativisht të lartë të zhvillimit” në vitin 2023. Në një raport të publikuar këtë muaj, Banka Botërore parashikoi rritje të bruto prodhimit të brendshëm në Kosovë për 3.9 për qind në vitin 2024 dhe 4 për qind më 2025. Sipas BB-së, vitin e kaluar, rritja ekonomike ishte 3.2 për qind, nga 3.5 për qind sa kishte qenë parashikimi. Me parashikime edhe më pozitive për këtë vit doli Banka Qendrore e Kosovës, sipas së cilës, aktiviteti ekonomik në vend do të shënojë rritje për rreth 4.2 pёr qind. Kjo rritje “pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme - konsumi dhe investimet - si dhe eksporti”, thuhet në një shpjegim me shkrim të BQK-së dërguar Radios Evropa e Lirë.

Ky institucion, megjithatë, thekson se janë disa faktorë, si tensionet gjeopolitike ose migrimi potencial i popullsisë, që krijojnë pasiguri dhe mund të ndikojnë negativisht në aktivitetin ekonomik. Ngjashëm, edhe Ramosaj thotë se parashikimi mund të ndryshojë, varësisht zhvillimeve në terren.

“Këtu, te ne, besoj se sektori i shërbimeve dhe konsumi janë faktorët kyçë që ndikojnë në rritjen ekonomike, pa e harruar edhe sektorin e ndërtimeve... Kur flas për shërbimet, flas për të gjitha format e shërbimeve, përfshirë edhe ato në fushën e IT-së”, thotë ai, megjithëse veçon ndërtimtarinë si sektor që mund të lëkundet.

Sa i përket konsumit, ai “është rritur në kuptimin e shpenzimeve të qytetarëve për shportën familjare, sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të jetesës në përgjithësi”, por liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës këtë vit mund të ndikojë në “ikjen e qytetarëve që krijojnë familje” dhe, rrjedhimisht, në rënien e kërkesës për objekte banimi, thotë Ramosaj. Kjo nënkupton “më pak para në qarkullim”, thekson ai.

Këtë shqetësim e shpreh edhe Blendi Hasaj nga Instituti për Hulumtime të Avancuara - GAP, me seli në Prishtinë. Sipas tij, sektori i ndërtimtarisë, i cili përfshin numrin më të madh të punëtorëve, është ndër kryesorët që ka ndikuar në rritjen ekonomike gjatë vitit 2023. Por, siç thotë ai, rrjedhat mund të ndryshojnë sivjet dhe vitin e ardhshëm. Hasaj thotë se në dy vjetët e fundit, nga Kosova kanë migruar rreth 40 mijë qytetarë dhe se ky trend migrimi pritet të rritet pas liberalizimit të vizave, nga 1 janari i këtij viti. Ai thekson se ekonomia e Kosovës është në fazën e zgjerimit dhe se rritja ekonomike prej 3.9 për qind ose 4 për qind është lehtësisht e arritshme nëse nuk ka pengesa të paparashikueshme.

“[Për shembull], nëse kemi krizë me çmime në arenën ndërkombëtare, ajo mund të reflektohet drejtpërdrejt edhe në Kosovë dhe mund të shkaktojë rënie të konsumit. Edhe migrimi, i cili po shihet se po ndikon në tkurrjen e fuqisë punëtore në Kosovë, mund të ketë efekt negativ që ta ngadalësojë rritjen ekonomike në vend”, thotë Hasaj për Radion Evropa e Lirë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka ende të dhëna për vitet 2022 dhe 2023, por ato të vitit 2021 tregojnë se nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë, për arsye të ndryshme - në mesin e tyre edhe punësimi.

“Përmirësimi i nivelit të të ardhurave, rritja e punësimit, avancimi i cilësisë së jetesës etj.”, janë disa prej përfitimeve të mundshme, sipas BQK-së. Por, sipas Ramosajt, rritja ekonomike do të krijonte efekte konkrete pozitive vetëm në rast se do të ishte mbi 10 për qind. Ai thotë se rritja eventuale deri në 4 për qind mund të ketë efekte në aspektin makroekonomik të vendit, por jo edhe te qytetarët.

“Kur bëhet fjalë për mirëqenien e qytetarit, me një shkallë të inflacionit që është jo aq ulët... [parashikimi për këtë rritje] nuk do të thotë se është ndonjë tregues i madh... Politikëbërësit mund të mburren, por nuk do të ketë ndikim shumë të madh në mirëqenien e qytetarëve”, thotë Ramosaj. Hasaj, në anën tjetër, vlerëson se rritja ekonomike do t’ia lehtësonte Qeverisë së Kosovës mundësitë e intervenimit në sektorë të caktuar, të cilët ajo i konsideron me prioritet. Në këtë kontekst, rritja ekonomike do të mund të krijonte efekte për grupe të caktuara qytetarësh, thotë ai.

“Nëse është prioritet mbështetja e eksportit, përfiton ndonjë grup i qytetarëve që janë ndërmarrës, që prodhojnë dhe që punësojnë në atë sektor. Mirëpo, nëse Qeveria, për shembull, tani e ka prioritet arsimin, ose ta zëmë hapjen e ndonjë universiteti vetëm për teknologjinë informative, është një grup tjetër i qytetarëve që e vëren ndikimin drejtpërdrejt, e kështu me radhë”, thotë Hasaj.

Për ta ruajtur trendin e parashikimeve pozitive ekonomike, shton ai, Qeveria duhet të përqendrohet në investime kapitale që ndërlidhen me infrastrukturën e të bërit biznes. Kanë qenë pikërisht investimet kapitale që ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, i ka trumbetuar si sukses të vitit të kaluar.

“Investimet kapitale janë kategoria që është rritur më së shumti në vitin 2023, me 32% më shumë se në vitin 2022”, kashkruar Murati në Facebook më 9 janar. Në një konferencë të organizuar nga Ministria e Industrisë në dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar po ashtu ekonominë e vendit.

“Me politikat tona zhvillimore po e rrisim ekonominë e vendit dhe po i mbështesim si asnjëherë më parë qytetarët, bizneset dhe ndërmarrësit”, ka thënë Kurti. Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka mbështetur Fondin Kosovar për garanci kreditore me 22.6 milionë euro, nga të cilat kanë përfituar bizneset.

Gjendja në shifra

Me 1.7 milion banorë, Kosova ka një shkallë të papunësisë prej gati 12 për qind. Paga mesatare bruto është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro. Shkalla e inflacionit në vitin 2023 ka qenë në trend të rënies, sipas Agjencisë së Statistikave - nga 12.0 për qind në janar në 2.3 për qind në dhjetor. Por vendi, prej vitesh, vuan nga deficiti i lartë tregtar, pasi shumicën e produkteve e importon nga vendet fqinje ose ato të BE-së. Në anën tjetër, Kosova është ndër vendet me popullsinë më të re në kontinent: mosha mesatare - sipas regjistrimit të fundit më 2011 - është 30.2 vjeç. Kjo moshë vlerësohet si një prej faktorëve kryesorë që ka ndikuar në rritjen e sektorit të IT-së.

Aktualisht, në Kosovë janë afro 2.000 kompani që ofrojnë shërbime të teknologjisë informative dhe komunikimit, në krahasim me 930 sa kanë qenë para pandemisë COVID-19. Rritja më e madhe e sektorit ka ndodhur në vitin 2022, kur janë shtuar mbi 700 kompani të reja. Gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i punëtorëve në këtë sektor. Megjithatë, sipas BQK-së, investimet më të mëdha të huaja në Kosovë bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora kosovare. Kosova, po ashtu, pranon një shumë të madhe remitencash: afro 7 miliardë euro në shtatë vjetët e fundit./ REL

kosova ekonomi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës