LIVE UPDATES
Bota

Lufta NDRYSHE në Ukrainë; me "Counter-Strike" kundër "fake-news" të Rusisë, qytetarëve po u thuhet e vërteta me VIDEO-LOJË

Një gazetë finlandeze ka filluar offensivën kundër dizinformimit. Gazeta ka futur në lojën kompjuterike “Counter Strike” lajme që zakonisht censurohen nga Rusia.

24 Maj 2023, 09:06 Nga k.m.
Lufta NDRYSHE në Ukrainë; me "Counter-Strike" kundër
Foto ilustruese

Që me fillimin e luftës për të mos lejuar informimin e lirë qeveria ruse ka bllokuar 500 faqe interneti. Mes tyre ka shumë portale lajmesh për shembull Deutsche Welle ose BBC, faqe interneti organizatash të të drejtave të njeriut si dhe rrjetet sociale si Instagram ose Soundcloud. Prandaj për të informuar popullsinë ruse mbi luftën ruse kundër Ukrainës kërkohen zgjidhje kreative. Në javët e para të luftës u përdorën për shembull vlerësimet e google ose portalet vlerësuese si puna e Tripadvisor. Ku në vend që të jepeshin këshilla për berberin më të mirë të lagjes ose restorantin ku duhej shkuar, jepeshin informacione për pushtimin rus, derisa firma amerikane e ndaloi një gjë të tillë.

Gazeta finlandeze "Helsingin Sanomat" ka programuar tani një Map, një hartë për lojën kompjuterike më të preferuar të botës "Counter Strike: Global Offensive”, lojë që ka në Rusi rreth katër milionë ndjekës. Map, hartë quhet në lojërat me shumë lojtarë një nivel, pra vendi në të cilin zhvillohet loja. Në pushkatarin taktik online, Online-Shooter, lojtaret dhe lojtarët luftojnë kundër njeri-tjetrit sikur të ishin terroristë dhe njësi që luftojnë terroristët. Gazeta finlandeze ndërtoi për këtë lojë një qytet sllav dhe e quajti hartën "de_voyna".

"Voyna" është fjalë në gjuhën ruse dhe do të thotë luftë. Një fjalë që mediat ruse nuk lejohet ta përdorin. Dhe që kush e përdor futet në burg.

Lojërat online nuk janë bllokuar deri tani në Rusi

Nuk është rastësi që harta ka këtë emër, thotë Antero Mukka, kryeredaktor i "Helsingin Sanomat". Që me fillimin e luftës gazeta ka informuar për zhvillimet dhe ka publikuar në faqen e vet të internetit lajme në gjuhën ruse. Edhe "Helsingin Sanomat" është ndaluar prej kohësh në Rusi dhe faqja e internetit është bllokuar.

"Në fund të vitit të kaluar ne filluam të diskutojmë cili mund të jetë hapi tjetër që do hedhim. Papritur na erdhi ideja që lojërat online nuk janë ndaluar në Rusi. Dhe që loja 'Counter-Strike' është shumë e përhapur në Rusi.” Kështu drejtuesit e gazetës angazhuan dizinjatorë profesionistë, të cilët krijuan brenda gjashtë muajsh hartën, por që për të mbrojtur veten kërkojnë të mbeten anonimë.

Map-a e krijuar u publikua më 3 maj, ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit. Lojtaret dhe lojtarët luftojnë në rrugët e rrethuara nga pallatet parafabrikate ngjyrë gri: mes tyre disa pemë dhe makina të lëna mënjanë. Në sy bie përmendorja e flakës së pashuajtur, e cila ekziston në shumë qytete ruse. Në një bodrum virtual, i cili tregohet nga përmendorja dhe një makinë që digjet, ndodhet një dhomë e fshehtë. Aty lojtaret dhe lojtarët gjejnë lajme në gjuhën ruse për luftën në Ukrainë, lajme që janë mbledhur nga reporterët finlandezë të luftës. Lajmet që ndodhen në bodrumin virtual informojnë me tekste dhe fotografi për masakrën e ndodhur në Butcha, për një baba fëmija, gruaja dhe vjehrra e të cilit janë vrarë në Odesa nga një raketë kruz ruse kur ai kishte dalë për të blerë dhe për 70 mijë ushtarët e vrarë rus.

Me tregimet e dëshmitarëve zbulohen Fake News të luftës

Për ata që u morën me këtë punë ishte e rëndësishme që të krijohej mundësia e informimit për luftën nga këndvështrime të ndryshme. "Po ashtu ne duam të tregojmë çfarë kanë parë me sytë e tyre dhe kanë dokumentuar në Ukrainë reporterët dhe fotografët tanë." Brutaliteti i luftës duhet të tregohet qartë dhe e vërteta duhet të dalë në dritë.

"Zyrtarisht Rusia pretendon se masakra e Butchas dhe Irpinit janë sajuar dhe se njoftimet për to janë Fake News. Ne duam t'u themi rusëve medoemos se për fat të keq njoftimet për to janë të vërteta.”

Map është dëshmia që tregon se në një shoqëri moderne dhe në një botë të digjitalizuar është e vështirë të izolosh një shoqëri, thotë Antero Mukka.

"Natyrisht që kjo është si një pikë uji mbi gurin e nxehtë. Megjithatë ne duam të japim kontributin tonë."

Për redaksinë e gazetës finlandeze është shumë e rëndësishme që të ndihmohet media e pavarur ruse.

"Ne po ashtu mendojmë se ka njerëz në Rusi që janë të gatshëm të mbajnë qëndrim tjetër, për të përkrahur përpjekjet e botës së lirë, për ta mbajtur Ukrainën vend të pavarur.”

Vetëkuptohet që lufta nuk përkrahet nga e gjithë popullsia ruse, thotë Antero Mukka.

"Për të luftuar propagandën e mediave shtetërore, ne mendojmë se shumë e rëndësishme është që t'u jepen rusëve informacione të besueshme për ngjarjet e Ukrainës. Edhe ata kanë të drejtë të dinë çfarë ndodh atje, në mënyrë që të marrin vendimin se si duan që ta kenë vendin ku jetojnë.”

Përveç kësaj, mes katër milionë lojtarëve të "Counter-Strike" ndodhen shumë djem të rinj që kanë lidhje direkte me luftën. Sepse shumë prej tyre ndodhen në moshën për të shkuar ushtar dhe mund të thirren nga ushtria ruse e mund të humbasin madje edhe jetën në luftë.

Lojërat me video kanë grup të madh synues

Që lojërat të jenë në gjendje të anashkalojnë censurën ndodh rrallë, por nuk është gjë e re. Në vitin 2022 organizata joqeveritare "Reporterët pa kufi” që lufton në gjithë botën për lirinë e shtypit, krijoi lojën kompjuterike "Minecraft", "Uncensored Library" (sq. biblioteka e pacensuruar). Dhomat e ndryshme i dedikohen përkatësisht nga një vendi, mes të cilave Rusisë, Vietnamit dhe Arabisë Saudite, dhe marrin tekste gazetareske në anglisht dhe në gjuhën e vendit, ku ka censurë dhe politikë autoritare. Gazetarja ruse Yulia Berezovskaia pati thënë në atë kohë për këtë projekt se: Rruga e vetme për të luftuar censurën është të shpërndash sërish atë gjë që censurohet dhe ta përhapësh edhe më tej. 

Një fjali që vlen edhe sot. Antero Mukka nuk e tregon sa shpesh është shkarkuar dhe luajtur deri tani Map me lajmet e censuruara nga Rusia. Por ajo ka tërhequr shumë vëmendje në Rusi dhe është shpërndarë në kanalet e Telegramit.

Censura mund të shkelet në shumë kanale digjitale

Ka mundësi që në të ardhmen të përjetojmë më shpesh që lojërat të përdoren për të shkelur censurën shtetërore. Por Antero Mukka thekson se, lojërat janë vetëm një nga kanalet për shpërndarjen e informacionit. Në botën digjitale ekzistojnë shumë mundësi për të thyer cencurën dhe për të dhënë informacione të rëndësishme.

Për t'i shpëtuar bllokimit të faqeve të internetit, njerëzit mund të zgjedhin për shembull të futen në internet nëpërmjet VPN, "Virtual Private Network”. Një futje VPN në internet e fsheh vendin e ndodhjes së përdoruesit të internetit, kështu që faqet e internetit të bllokuara në Rusi mund të kërkohen e nxirren sërish.

Ka disa lojtarë që kritikojnë në forumin e preferuar mes lojtarëve, Reddit, mendjemadhësinë e shteteve perëndimore. Të gjithë mund të informohen të lirë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë nga perëndimi. Antero Mukka mendon ndryshe.

"Çdo njeri e sheh ndryshe këtë gjë”. "Çdo mundësi sado e vogël që të jetë, për t'i shpëtuar botës së mbyllur të censurës, është e rëndësishme,” thotë ai.

"Në Rusi ka shumë njerëz inteligjentë që e kuptojnë mire çfarë po ndodh. Ne nuk duam të jemi arrogantë ose t'u mësojmë diçka që e dinë. Ne duam vetëm t'u krijojmë mundësinë që të marrin informacione dhe që të mbajmë hapur kanalet e informimit.”/DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 24 Maj 2023, 07:40 I.A

Cilat janë kompanitë mercenare ruse?

Ushtare UKRAINË- Asnjëherë duke mos i kursyer fjalët, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë famëkeqe mercenare ruse, Wagn...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet