LIVE UPDATES
Bota

Lufta me dronë në Ukrainë, "zile zgjimi" për Pentagonin

Lufta në Ukrainë e ka transformuar luftën me dronë, pasi në këtë konflikt shihet prezenca e dronëve të vegjël, të lirë, dhe të atillë që nisen nga luftëtarët në vijën e frontit. Prandaj, Shtetet e Bashkuara po tentojnë ta kapin ritmin, teksa dronët bëhen të domosdoshëm në luftërat moderne.

9 Gusht 2025, 17:47 Nga r.ll
Lufta me dronë në Ukrainë, "zile zgjimi" për
dron amerikan

SHBA- Kur një dron amerikan MQ-9 Reaper pati fluturuar mbi aeroportin e Bagdadit në orët e para të 3 janarit 2020, dhe e kishte gjuajtur raketën Hellfire, që e ka vrarë gjeneralin iranian, Qasem Soleimani, akti ishte përshkruar si shpërfaqje e forcës së plotë të supremacisë së dronëve amerikanë.

Sulmi ka qenë i saktë, dhe aspak i rrezikshëm për forcat amerikane. Ai përshkruhej si kulminacion i investimeve me dekada në pajisje të mëdha pa pilot dhe të cilësisë së lartë. Secila prej tyre kushtonte miliona dollarë. Por, pesë vjet më vonë, disa analistë, por edhe disa politikanë, e pranojnë që ky dominim po përmbyset.

Lufta në Ukrainë e ka transformuar luftën me dronë, pasi në këtë konflikt shihet prezenca e dronëve të vegjël, të lirë, dhe të atillë që nisen nga luftëtarët në vijën e frontit. Prandaj, Shtetet e Bashkuara po tentojnë ta kapin ritmin, teksa dronët bëhen të domosdoshëm në luftërat moderne.

“Shtetet e Bashkuara e kanë njërën prej industrive më mbresëlënëse të dronëve në botë, mirëpo këta dronë janë shpesh shumë të mëdhenj dhe shumë të shtrenjtë. Në të njëjtën kohë, ajo çfarë dëshirojmë nga industria në këtë moment janë dronë të lirë por me kualitet të lartë”, ka thënë Brad Bowan, analist i mbrojtjes në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracive, me seli në Uashington.

“Ne kemi qenë vërtet të humbur sa i përket aftësisë së industrisë amerikane për të prodhuar dronë me kosto të ulët në sasi të mëdha", ka thënë ai, duke e përshkruar luftën në Ukrainë si “zile zgjimi” për Pentagonin.

Sa më lirë, aq më mirë

Ukraina pritet të prodhojë më shumë se 4 milionë dronë të llojeve të ndryshme këtë vit, sipas ish-ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Rustam Umerov. Shumica prej tyre kushtojnë disa qindra dollarë. Edhe Rusia është duke prodhuar miliona dronë të vegjël, pasi e ka kuptuar se ka nevojë për kinezët dhe iranianët për të përfituar nga dronët e tyre më të vegjël dhe jo shumë të sofistikuar.

Për dallim prej tyre, droni Reaper që e ka vrarë Suleimanin, është rreth 10 metra i gjatë, peshon 2.200 kilogramë dhe kushton 30 milionë dollarë. Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që t’i blejnë 366 sosh përgjatë kohëzgjatjes së programit që i ka zëvendësuar dronët paraprakë Predator. Dronë të llojit Predator ishin prodhuar në 270 njësi përgjatë dy dekadave.

Kur Rusia e ka nisur luftën e plotë kundër Ukrainës më 2022, pjesa më e madhe e flotës së dronëve të ushtrisë amerikane ishin ndërtuar me teknologjinë e kohës së dronëve Predator dhe dronët ishin të dizajnuar për fushata kundër kryengritjeve. Ndonëse ushtria amerikane është lidere në dronët e prodhuar me teknologji të avancuar, aktualisht nuk është asnjë prodhues amerikanë që prodhon dronë të lirë në sasi të mëdha, sipas të dhënave të siguruara nga industria.

Sipas një raporti të së përditshmes amerikane, New York Times, besohet se prodhimi vjetor amerikan shkon në më pak se 100.000 njësi. Për vite, importet e lira nga Kina – sidomos nga kompania DJI, prodhuesja më e madhe e dronëve në botë – e kanë dominuar tregun amerikan, çka ka ndikuar në ulje të prodhimit të brendshëm. Por, kjo mund të ndryshojë.

Pas importimit të mbi 800.000 dronëve më 2023 – shifra më e lartë ndonjëherë – importet kanë rënë për shkak të ashpërsimit të politikave për Dogana dhe Kufij. Shtetet e Bashkuara tani janë duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së një ndalese të plotë në dronët e kësaj kompanie, pasi i konsiderojnë kërcënim për siguri kombëtare.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është gjithashtu duke marrë masa për ta adresuar situatën. Në një intervistë të realizuar këtë javë për rrjetin televiziv amerikan, News Nation, Emil Michael, nënsekretari amerikan i Mbrojtjes për çështje kërkimi dhe inxhinierie, ka thënë se Qeveria do të përpiqet t’i minimizojë barrierat burokratike për prodhim.

“Duhet ta eliminojmë burokracinë kur bëhet fjalë për prodhimin e dronëve”, ka thënë ai.

Një shembull i asaj se çfarë synojnë Shtetet e Bashkuara duket se është shpërfaqur në qershor kur operacioni ukrainas “Rrjeti i Merimangës” u realizua me dhjetëra dronë që depërtuan thellë në territorin rus për t’i sulmuar bazat ajrore.

Dhjetëra dronë janë kontrabanduar përtej kufirit dhe më pas vonë janë aktivizuar.

Ukraina ka pretenduar se kulmet e kamionëve që i kanë bartur dronët, janë hapur “prej distancës” për të mundësuar nisjen e operacionit që si përfundim ka pasur rezultat shkatërrues për Rusinë.

“Ky sulm duhet të jetë një zile zgjimi për ushtritë në gjithë botën”, ka thënë Stacie Pettyjohn, drejtoreshë e Programit për Mbrojtje në Qendrën për Siguri të re amerikane, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Shoqata Ndërkombëtare për sistemet e pajisjeve pa pilot tregon se ekzistojnë 235 kompani amerikane që prodhojnë dronë për tregjet e marketingut dhe 40 të tjera që prodhojnë prototipa.

Sipas saj, shumë kompani të fokusuara në çështje të mbrojtjes i kanë bërë të ditura plane për zgjerim, por ka shumë sfida rrugës.

Sipas shoqatës, mungesa e përkushtimit të qëndrueshëm ndaj prokurimit nga Departamenti i Mbrojtjes dhe vështirësitë në furnizimin po e ngadalësojnë rritjen në këtë sektorë.

“Prioriteti i parë tani ka të bëjë me zgjerim dhe shpejtësi, mirëpo të dyja aspektet janë të vështira për t’u arritur pasi ne e kemi mësuar gjithë industrinë për dekada që ta bëjë të kundërtën, dhe tani ajo po përjeton një ndryshim dramatik”, ka thënë Bowman.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth është zotuar muajin e kaluar për të rishikuar procesin e prokurorimit të dronëve dhe për t’i rritur stërvitjet me dronë.

“Dominimi i dronëve është garë procesesh, aq sa është garë teknologjike. Për fushëbeteja moderne kërkohen strategji të reja prokurimi që i bashkojnë prodhuesit me trupat tanë në vijën e frontit”, ka thënë ai në një dokument të publikuar më 16 korrik.

Chad Raduege, konsulent për dronë me bazë në Oklahoma dhe gjeneral i pensionuar i forcave ajrore, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se inovacioni amerikan në prodhim dronësh do të përshpejtohet vetëm kur ushtria të pranojë sisteme të lira dhe do të mund të eksperimentojë me to.

“Dronët duhet të jenë në duart e operatorëve, ata duhet të stërviten me to, dhe më pas do të lindin taktika që do ta avancojnë makinerinë amerikane të luftës”, ka thënë Raduege.

“Vetëm atëherë do të mund të shohim gjëra të përpikta”./REL

lufta ukraine-rusi pentagoni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet