12 Prill 2024, 15:28
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Dy palestinezë janë vrarë mëngjesin e 12 prillit gjatë përleshjeve me forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, raportuan mjekët palestinezë dhe ushtria izraelite. Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, tha se njëri nga të vrarët ishte një nga komandantët e tij lokalë. Operacioni izraelit u krye në qytezën Tubas dhe në kampin e refugjatëve, al-Fara. Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze konfirmoi vdekjen e dy personave dhe tha se edhe tre të tjerë janë plagosur, përfshirë njërin që ka pësuar lëndime serioze.
Ushtria izraelite tha se caku i operacionit ishte Mohammed Daraghmeh, një komandant lokal i Hamasit. Sipas ushtrisë, Daraghmeh u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët izraelitë të cilët zbuluan armë në veturën e tij. Ushtria pretendoi se Daraghmeh po planifikonte sulme ndaj caqeve izraelite, por nuk ofroi prova për këtë pretendim. Përleshjet që pasuan mes ushtarëve dhe palestinezëve të armatosur rezultuan me vrasjen e palestinezit të dytë. Ushtria izraelite tha se sulmuesit po ashtu hodhën eksplozivë drejt ushtarëve.
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se 460 palestinezë, përfshirë dhjetëra fëmijë dhe adoleshentë, janë vrarë nga Izraeli në Bregun Perëndimor që nga nisja e luftës Izrael-Hamas në Gazë më 7 tetor, që u nxit nga sulmi që Hamasi kreu në jug të Izraelit. Shumica e të vrarëve në Bregun Perëndimor janë vrarë gjatë konfrontimeve me forcat izraelite, pasi ushtria ka intensifikuar bastisjet në Bregun Perëndimor në muajt e fundit, duke shënjestuar militantët e dyshuar. Disa palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet e kryera nga kolonët izraelitë./ REL
lufta izrael-palestine
Bota
12 Prill 2024, 14:40
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi kosovar të premten, të cil...
Bota
12 Prill 2024, 14:22
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Ekipet e shpëtimit dhe kërkimit në veri të Italisë kanë gjetur dy trupat e fundit t&eu...
Bota
12 Prill 2024, 14:13
N.F
IKSHPK
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se ka regjistruar raste të reja me...
Bota
12 Prill 2024, 13:50
N.F
Alexander De Croo
BRUKSEL - Kryeministri belg, Alexander De Croo njoftoi të premten se ka nisur një hetim mbi ndërhyrjen e dyshuar ruse n&eu...
Bota
12 Prill 2024, 13:20
N.F
Përmbytjet
RUSI- Gati 12,000 shtëpi janë përmbytur në një rajon rus në kufi me Kazakistanin pasi nivel...
Bota
12 Prill 2024, 13:05
S.B
pamje nga ngjarja
TAJLANDË- Një politikane tajlandeze është në qendër të një skandali pasi u publikua një...
Bota
12 Prill 2024, 13:01
N.F
Foto ilustruese
IRAN- Policia në Teheran ka thënë të premten se do ta fillojë një fazë të re të zbatimit ...
Bota
12 Prill 2024, 12:50
N.F
Ingvild Kjerkol
NORVEGJI- Ministrja e Shëndetësisë në Norvegji ka dha dorëheqjen të premten duke u bërë anëta...
Bota
12 Prill 2024, 12:48
S.B
Norfolk
ANGLI- Njëqind skulptura prej hekuri me përmasa reale të trupit të njeriut janë shfaqur në mjediset e një s...
Bota
12 Prill 2024, 12:41
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia e ka dëbuar ditën e sotme një diplomat slloven. Lajmin për dëbimin e tij e ka konfirmuar Ministria e J...