LIVE UPDATES
Bota

Lufta/ Izraeli konfirmon vrasjen e katër pengjeve të tjera

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite Daniel Hagari, katër pengjet vdiqën bashkë në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës, ndërkohë që Izraeli po kryente operacione në atë zonë. Shkaku i vdekjes së tyre ende nuk është bërë i ditur. Izraeli beson se nga 130 pengjet që mbahen nga Hamasi, 85 janë ende të gjallë.

3 Qershor 2024, 20:59 Nga B.Z
Lufta/ Izraeli konfirmon vrasjen e katër pengjeve të tjera
Familjet e pengjeve

JERUZALEM – Ushtria izraelite të hënën konfirmoi vdekjen e katër pengjeve të tjera të rrëmbyera nga Hamasi, përfshirë të tre të moshuarve, që shiheshin në një video të grupit militant teksa luteshin për lirimin e tyre. Tre të moshuarit u identifikuan si Amiram Cooper, Yoram Metzger dhe Haim Peri, të gjithë mbi 80 vjeç. Pengu i katërt i konfirmuar i vdekur u identifikua si Nadav Popplewell.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite Daniel Hagari, katër pengjet vdiqën bashkë në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës, ndërkohë që Izraeli po kryente operacione në atë zonë. Shkaku i vdekjes së tyre ende nuk është bërë i ditur. Izraeli beson se nga 130 pengjet që mbahen nga Hamasi, 85 janë ende të gjallë.

Ky njoftim vjen ndërkohë që Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të hënën se ende nuk ka marrë përgjigje nga Hamasi për propozimin për armëpushim që i është dorëzuar këtij grupi militant të enjten.

Sipas zëdhënësit Matthew Miller, Izraeli ka rënë plotësisht dakord me propozimin. Një këshilltar i Kryeministrit Benjamin Netanyahu e konfirmoi të dielën se Izraeli ka pranuar kornizën e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës në Gazë, që tani po nxitet nga Presidenti amerikan Joe Biden, ndonëse ai e përshkroi atë të mangët dhe tha se kërkon ende shumë punë.

Sipas mediave izraelite, gjatë një takimi me një komision parlamentar, zoti Netanyahu ka thënë se nuk ka hequr dorë nga qëllimi për ta shkatërruar Hamasin. Sipas mediave vendase, ai u ka thënë partnerëve të tij në koalicionin qeverisës të krahut të skajshëm se propozimi për armëpushim do ta përmbushte atë qëllim, në të kundërtën Izraeli do t’i kthehej luftës.

Kryeministri Netanyahu është përballur me reagim të ashpër nga nacionalistët e vijës së ashpër në koalicionin e tij, të cilët kanë kërcënuar se do ta rrëzojnë qeverinë e tij nëse ai bie dakord t’i japë fund luftës në Gazë pa eliminimin e Hamasit.

Javën e kaluar, Presidenti Biden bëri një deklaratë për atë që e quajti ofertë izraelite, që përfshin një “armëpushim të qëndrueshëm” dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza nëse Hamasi i liron të gjitha pengjet e rrëmbyera. Kornizat e marrëveshjes së zbuluar nga administrata e Presidentit Biden nuk përfshijnë referenca të drejtpërdrejta për heqjen e Hamasit nga qeverisja e Gazës e as eliminimin e saj. Por gjatë fjalimit të së premtes, zoti Biden tha se ofensiva tetëmuajshe e Izraelit ka dobësuar militantët deri në atë pikë që ua pamundëson atyre kryerjen e një sulmi të përmasave të 7 tetorit.

Zoti Netanyahu i tha Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje të parlamentit izraelit të hënën se ka “mangësi” të caktuara në deklaratën e zotit Biden. “Biden ka folur për kornizën, por jo për të gjitha detajet,” deklaroi ai gjatë seancës me dyer të mbyllura, sipas mediave izraelite. Ai tha se në planin e zotit Biden, ka masa për t’u siguruar se të gjitha palët po i përmbahen marrëveshjes para se të kalojë tek faza tjetër e zbatimit.

“Rezervojmë të drejtën t’i rikthehemi luftës,” i tha zoti Netanyahu komisionit, sipas raporteve të mediave. Në një prononcim me video, zoti Netanyahu tha se në përpjekje për t’i kthyer pengjet, “u jemi përmbajtur objektivave të luftës, i pari prej të cilave është shkatërrimi i Hamasit.”

“Bëhet fjalë vetëm për një pjesë të propozimit,” deklaroi ai. Teksti i propozimit për armëpushim nuk është bërë ende publik. Ndërkohë, pesë shtetet kryesore arabe thanë se mbështesin përpjekjet për të negociuar një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit që do të çonte në lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, si dhe futjen e ndihmës së shtuar humanitare në Rripin e Gazës.

Ministrat e jashtëm të Egjiptit, Jordanisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët mbajtën një takim virtual të hënën, thanë se po “e konsiderojnë seriozisht dhe pozitivisht” propozimin e Presidentit Biden. Marrëveshja ofron mundësinë e përfundimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit, kthimin e pengjeve që mbahen nga grupi militant, stabilizimin e kufirit verior me Libanin dhe mundësinë e avancimit të marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Ministrat bënë thirrje për një tërheqje të plotë të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës dhe fillimin e rindërtimit të këtij territori nën kornizën e arritjes së një zgjidhjeje me krijimin e dy shteteve “me afate të caktuara kohore dhe garanci të detyrueshme.”/VOA

izrael lufte hamas pengje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet