3 Qershor 2024, 20:27
Nga M.B
Vatikan
VATIKAN- Vatikani u ka bërë thirrje qytetarëve të Bashkimit Evropian, që mund të kenë tendenca për të votuar për partitë e ekstremit të djathtë në zgjedhjet e kësaj jave të Parlamentit Evropian, që të ruajnë simpatinë kundrejt emigrantëve dhe refugjatëve. Partitë e të djathtës ekstreme dhe ato konservatore pritet të rrisin shkallën e mbështetjes në zgjedhjet që do të mbahen më 6-9 qershor, çka më pas do të ndikojë në qasje më të ashpër të bllokut evropian në fushën e rendit dhe ligjit, por edhe sigurisë kufitare.
Vatikani zakonisht nuk pozicionohet në rrafshin politik, mirëpo përgjatë 11 vjetëve në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku ka folur disa herë për të drejtat e migrantëve dhe ka bërë thirrje që Qeveritë perëndimore të kenë një qasje më humanitare.
"Votuesit duhet të vendosin veten në këpucët e migrantëve dhe të kuptojnë se edhe ata dëshirojnë një jetë më të mirë në Evropë", ka thënë kardinali Michael Czerny, udhëheqës i zyrës së Vatikanit për zhvillim njerëzor, në disa deklarime para mediave.
“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh nën presion të realitetit, historisë, që të ikësh. Shpesh propaganda apo ideologjia sugjerojnë që migrantët janë larguar prej dëshirës: kjo është diçka e rreme, e rreme, e rreme”, ka thënë ai.
Kardinali, i cili është djalë e imigrantëve çekë në Kanada, ka thënë se është e rëndësishme që të mos ketë qasje çnjerëzore ndaj migrantëve.
“Le t’i pranojmë këta njerëz si vëllezër dhe motra, le t'i përsërisim fjalët që t’ua nxjerrim kuptimin.. njohja e tyre si vëllezër dhe motra ndryshon gjithçka”, ka thënë ai.
Czerny e ka përmendur edhe që shumë evropianë kanë histori imigrimi.
“Është turp, njëmend turp që pas një apo dy gjeneratave, një familje mund të harrojë rrënjët e emigrimit”, ka thënë mes tjerash ai./ REL
vatikani
Bota
3 Qershor 2024, 20:22
E. D
pamje nga vengjarja
UKRAINA- Forcat ukrainase kanë shkatërruar dy autoblinda rus me tanket amerikane. Bradley që përdorej nga Brig...
Bota
3 Qershor 2024, 20:10
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy udhëtoi në Filipine të hënën për tu kërkuar lider&e...
Bota
3 Qershor 2024, 19:56
E. D
Bezalel Smotrich
IZRAEL- Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, kritikoi propozimin e armëpushimit e propozuar nga presid...
Bota
3 Qershor 2024, 19:55
M.B
Foto ilustruese
SERBIA- Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Beograd, ia ka caktuar shtetasit të Kosovë...
Bota
3 Qershor 2024, 19:35
M.B
Foto ilustruese
SERBIA- Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim n&eum...
Bota
3 Qershor 2024, 19:22
E. D
pamje nga vendngjarja
BRITANI- Një video e publikuar tregon dy azilkërkues që kërcënuan se do të hidheshin nga një nd&eu...
Bota
3 Qershor 2024, 19:21
B.Z
Foto ilustruese
INDI - Vala jashtëzakonisht e rëndë e të nxehtit që përfshiu Indinë kët&eu...
Bota
3 Qershor 2024, 19:11
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Gazetarë dhe zyrtarë palestinezë të shëndetësisë njoftuan të hënën se 11 persona ...
Bota
3 Qershor 2024, 18:42
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Mynih. Bëhet me dije se n...
Bota
3 Qershor 2024, 18:25
M.B
Profesori i Universitetit të Utrehtit, Kushtrim Istrefi dhe eksperti dhe ligjeruesi nga Universiteti Johns Hopkins, Edward P. Joseph
KOSOVA- Dësh...