LIVE UPDATES
Bota

Lojërat Olimpike “Paris 2024”, paralajmërim për masat e sigurisë

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit, që do të mbahen në vitin 2024, kanë marrë paralajmërime në lidhje me sigurinë.

11 Janar 2023, 16:39 Nga I.A
Lojërat Olimpike “Paris 2024”, paralajmërim për masat
Paris

FRANCË- Organi më i lartë i auditimit në Francë ka paralajmëruar organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, se ceremonia e hapjes në lumin Sena përbën një sfidë të madhe dhe ka të ngjarë të ketë nevojë për mbështetjen e policisë. Sipas një raporti me 15 rekomandime për Komitetin Organizativ mbështetja vetëm tek policia private nuk do të jetë e suksesshme ndaj duhen përforëcuar masat e sigurisë.

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit, që do të mbahen në vitin 2024, kanë marrë paralajmërime në lidhje me sigurinë. Sipas një raporti të dorëzuar në parlamentin francez thuhet se organizatorët duhet të parashikojnë dhe finalizojnë më mirë planet për sigurinë dhe siç theksohet në raport, ceremonia e hapjes në lumin e Senës përbënte një sfidë të veçantë.

Raporti me 15 rekomandime për Komitetin Organizativ është bërë nga Gjykata e Audituesve dhe shqetësimet kryesore janë rreth planit për t’u mbështetur te operatorët privatë të sigurisë për të mbrojtur lojërat si dhe planet për transportin. Gjykata e Audituesve është institucioni suprem i auditimit në Francë dhe sipas ligjit francez është e pavarur nga degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë franceze.

“Çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe transportin mbeten sfida kryesore për t’u përmbushur, për të cilat ne si institucion dëshirojmë të paralajmërojë. Për sa i përket sigurisë, siç e dini ka një raport të parë në muajin qershor të vitit 2022, i cili i rekomandonte në veçanti Komitetit Organizativ të marrë parasysh masat e sigurisë në ceremoninë e hapjes. Në raport tërhiqet vëmendje për rrezikun e një numri të madh pjesëmarrësish duke ushtruar kështu trysni mbi forcat e sigurisë të cilat më së shumti janë nga sektori privat. Ne mendojmë se është e domosdoshme që të bëhet mobilizimi i forcave policore apo të ushtrisë për të ruajtur sigurinë”, deklaroi Pierre Moscovici, nga Gjykata e Audituesve.

Një zyrtar nga Komiteti Organizativ tha se ishte ende shumë shpejt për të thënë nëse do të ketë nevojë për policinë, apo ushtrinë dhe se komiteti sapo kishte zhvilluar një tender për policinë private. Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të zhvillohen nga 26 korriku deri në 11 gusht, ndërsa Lojrat Paralimpike nga 28 gushti deri në 8 shtator. Organizatorët presin që të paktën 600 mijë njerëz të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes, ndërsa atletët dhe delegacionet do të lundrojnë përgjatë lumit të Senës.

Marrë nga VOA

lojërat olimpike “paris 2024”

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës