16 Dhjetor 2024, 22:57
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Dhjetë vende dhe Bashkimi Evropian e quajtën përfshirjen në rritje të Koresë së Veriut në luftën e Rusisë në Ukrainë një “zgjerim të rrezikshëm” të konfliktit, në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Shtetet e Bashkuara, të hënën.
Pheniani ka dërguar mijëra trupa për të ndihmuar trupat ruse. Ukraina njoftoi të hënën se luftëtarët e saj kishin vrarë ose plagosur të paktën 30 ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin rus, Kursk.
“Mbështetja e drejtpërdrejtë e Koresë së Veriut për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës shënon një zgjerim të rrezikshëm të konfliktit, me pasoja të rënda për sigurinë evropiane dhe indo-paqësore”, thuhet në deklaratë.
Ministrat e Jashtëm të Australisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Koresë së Jugut, Zelandës së Re, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesi i lartë i bllokut evropian për politikë të jashtme e nënshkruan deklaratën.
Ata thanë gjithashtu se ishin “thellësisht të shqetësuar për çdo mbështetje politike, ushtarake ose ekonomike që Rusia mund t'i ofrojë programeve për krijimin e armëve të paligjshme të Koresës së Veriut, duke përfshirë armët e shkatërrimit në masë”.
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë forcuar lidhjet e tyre ushtarake që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Ekspertët thonë se Kim Jong Un, udhëheqësi i Koresë komuniste, të armatosur me armë bërthamore, ka prirje të kërkojë dhe marrë teknologji të avancuar nga Moska dhe përfitojë përvojë luftarake për trupat e tij.
Nënshkruesit e deklaratës thanë se ata “dënojnë me gjuhën më të ashpër bashkëpunimin ushtarak në rritje” duke përfshirë “dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi për shfrytëzim në fushën e betejës kundër Ukrainës”.
Ata shtuan se eksporti i raketave balistike, predhave të artilerisë dhe materialeve të tjera ushtarake nga Pheniani në Rusi, si dhe trajnimi nga Moska i ushtarëve koreano-veriorë “paraqesin shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndërpresë menjëherë të gjithë ndihmën për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë tërheqjen e trupave të saj”, thuhet në deklaratë. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut e kanë akuzuar Veriun për dërgimin e më shumë se 10,000 ushtarëve./VOA
Bota
16 Dhjetor 2024, 22:39
ZH.LL
Kamala Harris
SHBA- Ndihmësit e Partisë Demokratike kanë filluar të nxjerrin ide për një rikthim politik të Kamala ...
Bota
16 Dhjetor 2024, 22:27
E. D
foto ilustruese
RUSI- Inteligjenca ukrainase tha se të paktën 30 ushtarë koreano-veriorë që luftonin për Rusinë janë...
Bota
16 Dhjetor 2024, 22:17
M.B
Foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Prokuroria Publike e Shkupit tha të hënën se katër personat e arrestuar një ditë më ...
Bota
16 Dhjetor 2024, 22:07
E. D
Keir Starmer
MBRETËRI E BASHKUAR- Komisioni Evropian po e çon qeverinë britanike në gjykatë për shkeljet e d...
Bota
16 Dhjetor 2024, 21:55
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SERBIA- Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, ...
Bota
16 Dhjetor 2024, 21:47
E. D
Francois Bayrou
FRANCË- Kryeministri i ri i Francës, Francois Bayrou, nis punën këtë javë, për formimin e një kabin...
Bota
16 Dhjetor 2024, 21:19
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Këshilltari i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael...
Bota
16 Dhjetor 2024, 20:55
ZH.LL
Trump
SHBA- Donald Trump ka thënë se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy “duhet të bëjnë një marrëveshje”...
Bota
16 Dhjetor 2024, 20:54
E. D
foto ilustruese
RUSI- Dymbëdhjetë vende perëndimore kanë rënë dakord rreth masave për të "penguar dhe bllokuar", t&...
Bota
16 Dhjetor 2024, 20:22
ZH.LL
vendngjarja
SHBA- Të paktën 3 persona janë vrarë pas një të shtëna në një shkollë në Madison, të...