LIVE UPDATES
Bota

Lija e majmunëve: India konfirmon vdekjen e parë nga virusi, izolohen 20 personat që patën kontakte me të

Ministrja e Shëndetësisë në Kerala, Veena George tha se burri fillimisht kishte rezultuar pozitiv për virusin jashtë vendit. Mostrat e testuara pas vdekjes së tij gjithashtu zbuluan virusin, tha ajo të hënën.

1 Gusht 2022, 13:39 Nga d.a.
Lija e majmunëve: India konfirmon vdekjen e parë nga virusi, izolohen
Lija e majmunit

INDI- India ka konfirmuar vdekjen e saj të parë të shkaktuar nga lija e majmunëve në shtetin jugor të Kerala ku një 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ndërruar jetë të shtunën. Kjo është vdekja e katërt nga lija e majmunëve e raportuar globalisht, jashtë Afrikës.

Sipas BBC, Ministrja e Shëndetësisë në Kerala, Veena George tha se burri fillimisht kishte rezultuar pozitiv për virusin jashtë vendit. Mostrat e testuara pas vdekjes së tij gjithashtu zbuluan virusin, tha ajo të hënën. Pas vdekjes së burrit në Kerala, qeveria e shtetit formoi një komitet të nivelit të lartë për të shqyrtuar raportet e tij mjekësore, tha George.

Njëzet kontakte të ngushta të burrit janë kategorizuar si "rrezik të lartë" dhe të izoluar, u tha ministri gazetarëve. Këtu përfshihen miqtë e tij, familja dhe nëntë persona me të cilët ka luajtur futboll kohët e fundit.

I riu kishte zhvilluar ethe dhe kishte fryrë nyjet limfatike kur u shtrua në një spital privat më 27 korrik, ai, megjithatë, nuk kishte skuqje në trupin e tij dhe mjekët nuk panë asnjë arsye për të dyshuar se ai kishte linë e majmunit. Burri kishte rezultuar pozitiv për virusin në Emiratet e Bashkuara Arabe më 19 korrik, ditë para se të nisej për në Kerala, por familja e tij informoi zyrtarët shëndetësorë vetëm më 30 korrik, tha ministri të hënën.

Gjendja e tij, megjithatë, u përkeqësua shpejt në spital dhe ai ishte në mbështetje të ventilatorit para se të vdiste. Mostrat e tij u dërguan në Institutin Kombëtar të Virologjisë, i cili konfirmoi linë e majmunëve të hënën. Autoritetet tani do të hetojnë pse burri kishte vonuar të kërkonte ndihmë mjekësore.

Pasagjerët që ishin në fluturimin me të nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Kerala janë alarmuar për situatën, megjithatë, nuk ka ende arsye për shqetësim pasi ata nuk ishin në kontakt të ngushtë me të, tha zonja George.

India ka raportuar katër raste të lisë së majmunëve deri më tani, tre në Kerala dhe një në kryeqytetin, Delhi. Pacienti i parë, i cili kishte rezultuar pozitiv në 14 korrik, u trajtua në kryeqytetin e Kerala, Thiruvananthapuram (ish Trivandrum). Ai më vonë u shërua dhe u lirua nga spitali, tha zonja George të shtunën.

Sëmundja shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit, një anëtar i së njëjtës familje virusesh si lija, megjithëse është shumë më pak e rëndë dhe ekspertët thonë se shanset për infektim janë të ulëta. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunëve një emergjencë globale shëndetësore muajin e kaluar.

lija e majmunit veena george

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës