LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësit kërkojnë përgjigje për vonesën në rrëzimin e balonës kineze

Balona kineze që u godit dhe u rrëzua javën e kaluar, kishte në bord pajisje për regjistrimin e komunikimeve të rëndësishme, tha Departamenti i Shtetit të enjten.

10 Shkurt 2023, 17:27 Nga I.A
Ligjvënësit kërkojnë përgjigje për vonesën
Gjatë seancës dëgjimore në një komision të Senatit

SHBA- Ligjvënësit amerikanë u kërkuan sqarime të enjten drejtuesve ushtarakë për balonën kineze që përgjonte në qiejt e Amerikës gjatë javës së shkuar. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, pyetja që u drejtua më shumë gjatë seancës dëgjimore ishte se përse nuk u rrëzua balona më herët.

Balona kineze që u godit dhe u rrëzua javën e kaluar, kishte në bord pajisje për regjistrimin e komunikimeve të rëndësishme, tha Departamenti i Shtetit të enjten. Ndërkohë, ligjvënësit po kërkonin përgjigje për pyetjen se përse balona u lejua të përshkonte të gjithë vendin përpara se të goditej.

“Nuk dëshiroj që një balonë të kalojë mbi gjithë Shtetet e Bashkuara, kur mund ta kishim rrëzuar mbi ishujt Aleutianë”, tha Senatori Tester.

Por, zyrtarët e lartë u thanë ligjvënësve se pati përfitime nga vendimi për të pritur.

“Na dha kohë të mjaftueshme për ta studiuar balonën. Pra duke vlerësuar kapacitetet dhe mënyrat si vepron Republika Popullore e Kinës, u mbrojtëm edhe nga mbledhja e të dhënave, pasi dinim se ku gjendej balona. Së dyti, kjo na mundësoi të përzgjidhnim opsionin me më pak rrezikshmëri për civilët”, tha Melissa Dalton, Ndihmës Sekretare e Mbrojtjes.

Pasi morën informacione më të zgjeruara gjatë një seance informimi të klasifikuar, senatorët thanë se Shtetet e Bashkuara nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’iu kundërvënë këtij rreziku.

“Duhet t’u kërkojmë me forcë Pentagonit dhe komunitetit të zbulimit që të shtojnë përpjekjet, të jenë më vigjilentë dhe më energjikë në përballjen me këtë lloj spiunazhi dhe survejimi, që është një formë lufte”, tha Senatori Blumenthal.

Pentagoni tha se balona e rrëzuar do të ofrojë informacion të rëndësishëm për operacionet kineze të survejimit.

“Kjo është pjesë e një fushate më të gjerë operacionale që Kina po ndërmerr për të kuptuar më mirë Shtetet e Bashkuara”, tha Jedidiah Royal, Zv.Ndihmës Sekretar Mbrojtjeje.

Por shumë republikanë vazhdojnë të jenë të pakënaqur me reagimin e administratës së Presidentit Biden.

“Një përpjekje heroike për shpërqëndrim dhe mashtrim, që pati zero besueshmëri. Administrata nuk ka asnjë shpjegim të qëndrueshëm se përse nuk e goditën më herët këtë balonë”, tha Senatori Cotton.

Ligjvënësit amerikanë thonë se incidenti është një pikë kthimi në marrëdhënien SHBA-Kinë.

“Një shkelje flagrante e sovranitetit tonë nga një vend që pretendon se sillet me përgjegjësi. Kjo ose ishte një gabim i jashtëzakonshëm i ndonjë entiteti brenda qeverisë kineze, ose ishte një testim i vendosmërisë sonë”, tha Senatori Menendez, Kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Një diplomate e lartë amerikane i siguroi ligjvënësit se Shtetet e Bashkuara i përmbahen një strategjie të qartë.

“Ky veprim i papërgjegjshëm nxori në pah atë që e kemi ditur prej kohësh, që Republika Popullore e Kinës është bërë më shtypëse brenda vendit dhe më agresive jashtë tij. Kjo konfirmon nevojën për të përmbushur strategjinë tonë duke investuar, duke u përshtatur, dhe duke konkuruar”, tha Wendy Sherman, Zëvendës Sekretare e Shtetit.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi unanimisht një rezolutë të enjten ku dënohet Kina dhe i kërkohen më shumë përgjigje administratës së Presidentit Biden për vendimin që u mor se kur duhej rrëzuar balona.

Marrë nga VOA

jedidiah royal wendy sherman

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë