LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësi amerikan: Spiunët kinezë hakeruan emailet e tij

Hakerimi ndodhi si rezultat i një dobësie në programin Microsoft, tha zoti Bacon, një referencë e qartë ndaj fushatës së hakerimit të zbuluar nga firma Microsoft muajin e kaluar, gjatë së cilës thuhet se u vodhën qindra mijëra emaile të zyrtarëve të lartë amerikanë, mes tyre Sekretares së Tregtisë Gina Raimondo dhe ambasadorit amerikan në Kinë, Nicholas Burns.

16 Gusht 2023, 08:27 Nga a.l
Ligjvënësi amerikan: Spiunët kinezë hakeruan emailet e tij
Don Bacon

Anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Don Bacon, tha të hënën se ishte paralajmëruar nga FBI-ja se emailet e tij ishin hakeruar nga spiunët kinezë. Ligjvënësi shkroi në rrjetin social X se kishte mësuar se Partia Komuniste Kineze kishte qasje në emailet e tij private dhe të fushatës për rreth një muaj, deri më 16 qershor. Lajmi u raportua fillimisht të hënën nga gazeta “ëashington Post”.

Hakerimi ndodhi si rezultat i një dobësie në programin Microsoft, tha zoti Bacon, një referencë e qartë ndaj fushatës së hakerimit të zbuluar nga firma Microsoft muajin e kaluar, gjatë së cilës thuhet se u vodhën qindra mijëra emaile të zyrtarëve të lartë amerikanë, mes tyre Sekretares së Tregtisë Gina Raimondo dhe ambasadorit amerikan në Kinë, Nicholas Burns.

Rrjeti CNN raportoi më parë se hakerimi i llogarive të postës elektronike të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve ishte pjesë e së njëjtës fushatë të njoftuar nga firma Microsoft.

Një zëdhënës i ambasadës kineze tha se lajmi pa baza synonte të njolloste Pekinin, duke shtuar se qeveria amerikane kishte dëmtuar sovranitetin e Kinës me shitjen e armëve Tajvanit, një ishull i vetëqeverisur ndaj të cilit ka pretendime Kina.

Një zëdhënës i ligjvënësit Bacon tha se FBI-ja i kishte thënë atij se hakerët kinezë komprometuan emailin e tij dhe vodhën informacione personale bankare, të dhëna mbi strategjinë politike dhe mbledhjen e fondeve për fushatën.

I zgjedhur në Kongres në vitin 2016, zoti Bacon ka shërbyer si gjeneral brigade në Forcat Ajrore dhe aktualisht shërben në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Forcat e Armatosura, që ndihmon në përcaktimin e buxhetit vjetor për ushtrinë amerikane dhe shpenzimet.

Kongresmeni ka të ngjarë të jetë vënë në shënjestër, sipas zëdhënësit të tij, për shkak të mbështetjes publike për Tajvanin dhe komenteve kritike në lidhje me trajtimin e komunitetit ujgur nga Pekini./VOA 

don bacon

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet