LIVE UPDATES
Bota

Lideri i Hamasit në Egjipt, raportohet për bisedime për një armëpushim tjetër në Gazë

Ismail Haniyeh shkoi në Egjipt një ditë pasi Hamasi shkrepi raketa të cilat bënë që të binin sirenat e alarmeve për sulme ajrore në mes të Izraelit, si shenjë force gjatë luftës disa javore tashme, e cila e ka shkatërruar shumicën e veriut të Gazës, si dhe i ka vrarë gati 20.000 palestinezë dhe i ka detyruar rreth 1.9 milion të tjerë – apo 85 për qind të popullsisë- të ikin nga shtëpitë e veta.

20 Dhjetor 2023, 17:16 Nga a.l
Lideri i Hamasit në Egjipt, raportohet për bisedime për një
Gaza

GAZA- Lideri kryesor i Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – udhëtoi drejt Kajros të mërkurën për bisedime rreth luftës në Gazë, si pjesë e një diplomacie për ta siguruar një armëpushim tjetër dhe një këmbim të pengjeve, në një kohë kur pjesëtarët e grupit radikal po i bëjnë rezistencë të fortë ofensivës së Izraelit.

Ismail Haniyeh shkoi në Egjipt një ditë pasi Hamasi shkrepi raketa të cilat bënë që të binin sirenat e alarmeve për sulme ajrore në mes të Izraelit, si shenjë force gjatë luftës disa javore tashme, e cila e ka shkatërruar shumicën e veriut të Gazës, si dhe i ka vrarë gati 20.000 palestinezë dhe i ka detyruar rreth 1.9 milion të tjerë – apo 85 për qind të popullsisë- të ikin nga shtëpitë e veta.

Izraeli u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera të botës ta fusin Hamasin në listën e organizatave terroriste, duke thënë se ky grup duhet të çrrënjoset pas sulmit që e kreu më 7 tetor në jug të Izraelit, ku i vrau mbi 1.200 njerëz.

Por, palët kanë rinisur së fundmi bisedime indirekte, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, me qëllim për të arritur marrëveshje për një armëpushim tjetër dhe lirimin e më shumë pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Ende ka dallime të theksuara në bisedimet për pengjet

Megjithëse veprimtaria e zyrtarëve të lartë është rritur së fundmi, dy palët duket të jenë ende larg ndonjë marrëveshjeje për pengjet.

Hamasi ka thënë se nuk do të lirojë më pengje pa përfunduar lufta, dhe pritet të ngulë këmbë në lirimin e një numri të madh të të burgosurve palestinezë, përfshirë militantë të rangut të lartë, në këmbim të pengjeve që po i mban rob.

Izraeli i ka hedhur poshtë këto kërkesa deri tani. Egjipti, bashkë me Katarin, ndihmuan në ndërmjetësimin e një armëpushimi njëjavor në nëntor, gjatë të cilit Hamasi i liroi mbi 100 pengje në këmbim të lirimit të 240 të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Hamasi dhe militantët e tjerë janë duke i mbajtur rob edhe 129 persona të tjerë. Hamasi tha se Haniyeh – i cili besohet se qëndron në Katar por lëvizjet e të cilit publikohen shumë rrallë – do të bisedojë me zyrtarë egjiptianë për luftën, pa dhënë hollësi të tjera.

Ziad Nakhaleh, lideri i një grupi më të vogël militant palestinez, Xhihadi Palestinez Islamik, i cili mori pjesë në sulmit e 7 tetorit dhe po mban pengje po ashtu, tha se është ftuar në Egjipt për bisedime dhe se do të udhëtojë atje në ditët në vijim.

Egjipti, i cili kufizohet me Gazën, është tejet i shqetësuar se mund të përballet me refugjatë palestinezë, duke u druajtur se Izraeli nuk do t’i lejojë ata të kthehet në Gazë./ REL

lufta izrael-palestine ismail haniyeh

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës