20 Dhjetor 2023, 14:56
Nga a.l
Poloni
POLONI- Qeveria pro-perëndimore e Polonisë ka thënë të mërkurën se i ka shkarkuar zyrtarët e medias publike, e cila është konsideruar gjerësisht si zëdhënëse e qeverisë, gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet popullistët e krahut të djathtë.
Udhëheqësi dhe bordi i televizionit publik, i radios dhe agjencisë së lajmeve, janë shkarkuar, ka thënë Ministria polake e Kulturës, në një deklaratë, duke cituar nevojën për rikthim të paanshmërisë së këtyre platformave.
Media publike, sa ka qenë në pushtet partia, Ligji dhe Drejtësia, është akuzuar vazhdimisht për raportim paragjykues, për transmetim të propagandës qeveritare dhe sulme verbale ndaj opozitës.
Koalicioni i ri qeverisës në Varshavë, e ka miratuar të martën një rezolutë, që bën thirrje për rikthim të “paanësisë dhe besueshmërisë së medias publike”.
Votimi i ka shtyrë ligjvënësit e partisë Ligji dhe Drejtësia që të organizojnë një protestë në ndërtesën e televizionit, dhe pjesëtarë të partisë kanë bërë fotografi me punëtoret e televizionit. Një ish-ministër i Kulturës në qeverinë parapake, ka thënë se vendimi i pushtetit të ri është “ilegal”.
“Ky është qartazi sulm në median e lirë, është shkelje e ligjit”, ka thënë Piotr Glinski për agjencinë e lajmeve AFP.
Qeveria parapake është kritikuar shpesh nga opozita për kufizim të lirisë së shprehjes.
Vëzhguesit globalë të mediave, përfshirë Reporterët pa Kufij, patën thënë më 2020 se “diskursi partiak dhe gjuha e urrejtjes vërehen ende në mediat e shtetit të Polonisë, të cilat janë transformuar në zëdhënëse të propagandës qeveritare”./ REL
poloni
Bota
20 Dhjetor 2023, 14:18
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë pajtuar që t’i ashpërsojnë p...
Bota
20 Dhjetor 2023, 13:51
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Fëmijët në Gaza po marrin vetëm rreth 10% të ujit që do të përdornin normalisht, duke u ...
Bota
20 Dhjetor 2023, 13:40
r.ll
jens stoltenberg
BRUKSEL- Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij të fundvitit ka cilësuar sigurinë në Kosovë, si ...
Bota
20 Dhjetor 2023, 13:25
r.ll
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova do të ndërmarrë masat e nevojshme p&eu...
Bota
20 Dhjetor 2023, 12:53
r.ll
pete ricketts, jeanne shaheen
SHBA- Senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, u kanë bërë thirrje të gjitha inst...
Bota
20 Dhjetor 2023, 12:36
r.ll
foto e zyrtareve serb ne kompleks
KOSOVË- Kompleksi turistik “Rajska Banja” që dje u mor nën kontrollin e Agjencisë Kosovar...
Bota
20 Dhjetor 2023, 12:17
r.ll
pamje e kompleksit
KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sekompleksi "Rajska Banja" në Banjs...
Bota
20 Dhjetor 2023, 12:11
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Një eksperiment i komunikimit me lazer në bordin e misionit Psyche të NASA-s ka transmetuar një video n...
Bota
20 Dhjetor 2023, 12:06
A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti përgjatë fjalimit të tij në panairin e rinisë është fishkëll...
Bota
20 Dhjetor 2023, 11:28
r.ll
donald trump
SHBA- Pas vendimit historik nga Gjykata e Kolorados për heqjen e Donald Trump nga fleta e votimit për shkak të trazirave të...