LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Rajoni i Arktikut, hapësira detare ku përplasen interesa ekonomike, politike, ushtarake

Për SHBA-në, Arktiku ndikon në sigurinë kombëtare, pasi është një zonë e rëndësishme për mbrojtjen e kufijve të saj në veri, si dhe për ndalimin e ndikimit të vendeve të tjera, veçanërisht Rusisë.

16 Shkurt 2025, 07:19 Nga N.F
Analiza: Rajoni i Arktikut, hapësira detare ku përplasen interesa
Foto

SHBA- Arktiku është hapësira gjeografike në Veri të planetit, i cili përfshin pjesë të oqeanit dhe territoret e disa shteteve. Ky rajon përbëhet nga ishuj, akullnaja dhe zona të ngrira detare. Poli i Veriut, qendra e Arktikut, nuk është i lidhur me ndonjë masë të madhe toke, por mbetet ende një zonë detare e mbuluar nga akulli.

Një pjesë e madhe e Arktikut është brenda kufijve të Rusisë, ka shumë ishuj dhe bregdet në Veri të saj, rajone si Siberia, detin Barens dhe dete të tjera. Arktiku mbulon një sipërfaqe të madhe detare dhe tokësore, rreth 16 milionë km².

Ajo që mbetet e rëndësishme është interesi politik, ekonomik dhe ushtarak që kanë shtetet e përfshira në këtë rajon, siç janë Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Norvegjia, Danimarka/Groenlanda, Suedia dhe Finlanda.

Rajoni mbetet i rëndësishëm pasi ai ka ndikim shumë të madh në – “Klimën globale”; nivelet e akullit dhe dëborës pasqyrojnë rrezatimin e diellit dhe reduktimi i tyre mund të çojë në ngrohjen e shpejtë të atmosferës dhe oqeaneve, fenomen i njohur si “ngrohja e shpejtë e Arktikut”, – në “Ekosistemet unike”, ndryshimet e të cilave kërcënojnë edhe biodiversitetin, – në “Burimet natyrore”, pasi këtu ka rezerva të mëdha si nafta, gazi dhe minerale të tjera, – në “Rrugët e transportit detar”, pasi, me reduktimin e sipërfaqeve të ngrira, po hapen rrugë të reja detare, të cilat do të shkurtojnë distancat midis Azisë, Europës dhe Amerikës, duke ndikuar në tregtinë globale.

Në aspektin strategjik, Arktiku ka rëndësi të madhe, kryesisht për Amerikën dhe Rusinë, të cilat lidhen me sigurinë kombëtare, burimet natyrore dhe rrugët e transportit. Për SHBA-në, Arktiku ndikon në sigurinë kombëtare, pasi është një zonë e rëndësishme për mbrojtjen e kufijve të saj në veri, si dhe për ndalimin e ndikimit të vendeve të tjera, veçanërisht Rusisë.

SHBA ka baza ushtarake, si dhe mundësinë për ta shtuar praninë e saj për të mbikëqyrur aktivitetet ruse në këtë rajon, si dhe kontrollin e krizave të mundshme. SHBA mund të jetë e interesuar të mbajë kontroll mbi rrugët strategjike detare që kalojnë përmes Arktikut, për të siguruar lëvizjen e lirë dhe sigurinë në këtë rajon.

Veprimtaria diplomatike ndërkombëtare ka gjithashtu një rol të veçantë, pasi Amerika synon ruajtjen e një rendi ndërkombëtar që favorizon drejtësinë, sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit në Arktik, si dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në lidhje me menaxhimin e burimeve natyrore dhe ruajtjen e ekosistemeve.

Rusia ka një prani të fortë ushtarake në Arktik, baza dhe reparte ushtarake në territorin e saj të veriut. Ky rajon është kritik për mbrojtjen e kufijve të saj, veçanërisht për të mbajtur kontrollin mbi rrugët detare, si dhe për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë.

Rusia e “përdor” Arktikun si një pikë strategjike, jo vetëm për të mbrojtur rrugët e transportit, por edhe për të ruajtur ndikimin e saj mbi vendet e tjera të rajonit, si Norvegjia dhe Kanadaja. Moska ka interes të madh për burimet natyrore me qëllim fuqizimin ekonomik, ruajtjen e pozitave si një furnizues kryesor energjie për botën, për rrugët detare dhe transportin.

Rruga e Detit të Veriut është një rrugë me rëndësi strategjike, që kalon përgjatë bregut verior të Rusisë përmes ujërave të Arktikut dhe lidh Europën me Azinë. Kjo rrugë ofron një alternativë ndaj rrugëve tradicionale të transportit detar përmes Kanalit të Suezit.

Në përfundim të kësaj pjese hyrëse, gjykoj se Arktiku mbetet një fushë e rëndësishme strategjike për SHBA-në, Rusinë dhe Kinën, me interesa të përbashkëta por edhe të kundërta, veçanërisht lidhur me burimet natyrore dhe dominimin e rrugëve detare. Përveç këtyre, deri në vitin 2030, në këtë linjë detare do të jetë e mundur të transportohen deri në 100 milionë tonë naftë.

Rruga e Detit të Veriut (North Sea Route – NRS) është një linjë detare, që kalon përgjatë brigjeve të veriut të Rusisë, duke lidhur Detin Barens në perëndim me Detin Bering në lindje. Rruga detare, që kalon nëpër ujërat e Arktikut, mbetet një itinerar shumë i rëndësishëm për transportin ndërkombëtar, veçanërisht për transportin e mallrave nga Azia në Europë dhe anasjelltas, si edhe për transportin e energjisë.

Roli alternativ ndaj rrugëve tradicionale të nxehta, në veçanti Kanalit të Suezit, aktualisht “i nxehur” nga sulmet me raketa Houthi mbi anijet tregtare në Detin e Kuq, tërheq vëmendjen dhe është kthyer në plan veprimi për të ardhmen nga dy protagonistët e pranishëm dhe dominues në rajon, përkatësisht Rusisë dhe Kinës.

“Nuk ka Arktik pa Rusinë dhe Rusi pa Arktikun, ne do t’ia thyejmë dhëmbët kujtdo që mendon të sfidojë sovranitetin tonë”, ishin në fjalët e Putinit në qershor 2022, një ditë pas fjalëve të Bidenit sipas të cilit “për dominimin e Arktikut mund të shkohet në luftë”.

Këto deklarata, megjithëse rutinë, u pasuan me fakte: në përputhje me Rifitimin e Dominimit të Arktikut të vitit 2021, Biden kishte rënë dakord për të forcuar dhe për të konsoliduar bazat e reja ushtarake në Alaskë, ndërsa për Arktikun Europian, synon zgjerimin e NATO-s për të përfshirë Suedinë dhe Finlandën.

Rusia ka interesa ekonomike në Arktik, duke përfshirë naftën dhe gazin (vlerësuar në 18 trilionë dollarë), peshkimin dhe mineralet (30 trilionë dollarë). Mbrojtja e nxjerrjes, përpunimit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit, duke vlerësuar rreziqet e mundshme të aksidenteve detare, mjedisore dhe bërthamore, “justifikojnë” praninë ushtarake të Rusisë në Arktik edhe “në kohë paqeje”, por mbi të gjitha prioritare mbeten interesat dhe qëllimet ushtarake.

Moska synon të ndërtojë një rrugë të mëndafshit arktik, një rrugë të “ngrirë”, duke përfshirë një megastrukturë transporti, si dhe port prej 100 miliardë dollarësh në Gadishullin Taimyr. Rruga do të lidhë Europën me Azinë në vetëm 19 ditë, krahasuar me 48 ditë përmes Kanalit të Suezit, duke e nxjerrë thuajse jashtë loje këtë linjë detare historike.

Analiza: Rajoni i Arktikut, hapësira detare ku përplasen interesa

Sigurisht që ky zhvillim ndikon jo vetëm në ekonominë e Egjiptit, pasi Kanali i Suezit do të humbasë vlerën e tij, por edhe për Greqinë fqinje, pasi Porti i Pireut do të humbasë shumë nga vlera e tij gjeopolitike dhe ekonomike për shkak të reduktimit të trafikut nga Deti i Kuq. Përkundrazi, pjesa e Portit të Roterdamit në Holandë, ku përfundon “rruga e akullit”, po rritet ndjeshëm.

Moska ndjek me vëmendje të shtuar sigurinë dhe zhvillimin e Gadishullit Kola, që ndodhet në skajin veriperëndimor të territorit të Federatës, si pjesë e Rajonit Murmansk. Prej disa vitesh, gadishulli ka shërbyer për kryerjen e operacioneve ushtarake, kontrollin e trafikut detar, luftën kundër nëndetëseve, etj.

Për këtë arsye, prej disa vitesh, Moska ka nisur projekte në Kola për të riaktivizuar bazat e aeroportuale, një trashëgimi kjo nga koha e BRSS, siç janë Severomorsk-1 dhe Severomorsk-3, bazat kryesore ajrore të Flotës Veriore, që përdoren për UAV-të (dronët) me rreze të vogël dhe të mesme veprimi.

Në parashikimet më optimiste të Kremlinit, plani i zhvillimit për Kolën, deri në vitin 2030, parashikon ndërtimin e dy fushave të reja ajrore në Nagurskoye dhe Temp, për të gjitha llojet e avionëve të flotës ajrore dhe detare ruse, siç janë bombarduesit strategjikë dhe avionët që ofrojnë mbështetje logjistike të destinuara për ishujt e tjerë në Arktikun rus.

Militarizimi i kësaj zone, që nuk është vetëm ky i cituari më lart, pasohet nga interesi i Moskës për rritjen e aftësive operacionale në Atlantikun e Veriut dhe në Arktikun Europian në rast të një konflikti me NATO-n.

Flota e saj Veriore ka akses të drejtpërdrejtë në Barens dhe Detet Norvegjeze, deri në Oqeanin Atlantik. Ky është një tjetër fakt që shpjegon arsyen përse ujërat e Arktikut kanë rol strategjik dhe vendimtar gjatë një konflikti të mundshëm në krahun lindor të NATO-s.

Kina është një tjetër aktor që kërkon të ketë akses dhe të jetë aktiv në këtë teatër gjeopolitik. Synimi këmbëngulës i Pekinit, duke pasur parasysh se 90% e mallrave kineze udhëtojnë me rrugë detare dhe tregtia detare Kinë-Europë është tre herë më e madhe se tregtia ajrore, shtrihet përtej deteve të ngrohta, duke shtuar aksesin dhe ndikimin në Arktik nëpërmjet kontrollit të përbashkët me Moskën.

Kina, duke u përpjekur të pozicionohet në mënyrë konkurruese në tregtinë botërore, po përqendrohet në NRS, e cila është më e shkurtër dhe aktualisht më e sigurt se rrugët tradicionale detare, ngushtica e Malakës në jug të Azisë dhe Kanali i Suezit.

Këto ngushtica, për arsye gjeografike, janë shumë të ndjeshme për sigurinë, kërcënuar nga pirateria detare. I gjithë ky është vazhdim i besimit të Kinës se shekulli i 21-të është “shekulli i oqeaneve”, duke njohur rëndësinë e rrugëve detare në strategjinë e saj të zhvillimit si dhe duke qenë një “komb afër Arktikut”. Këtij vizioni, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, i shërbyen stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Rusisë dhe Kinës që u zhvilluan në ujërat e Arktikut në gusht 2023.

Moskën e ka shqetësuar edhe një fakt tjetër, në fund të dhjetorit 2023, Departamenti i Shtetit shpalli koordinatat e reja gjeografike për të përcaktuar kufijtë e shelfit kontinental të Shteteve të Bashkuara, të shpërndarë në shtatë rajone, duke përfshirë edhe atë Arktik. Në këtë mënyrë, Uashingtoni kërkon të ruajë rezervat minerale që janë vendimtare për zhvillimin e teknologjive të tij të ardhshme.

Ky zgjerim, veçanërisht në rajonin e Arktikut, mbart rrezikun e konflikteve mbi zotërimin dhe kontrollin e tij. Shtetet e Bashkuara kanë një qëndrim konstant dhe të vendosur, ashtu siç janë qëndrimet dhe qëllimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe sigurisht ato ruse, duke nisur nga Deti Bering deri në Arktik./ Monitor

shba moska arktik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet