Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën me tren nga Polonia në Kiev mëngjesin e së enjtes, më 16 qershor, ku më pas atyre u është bashkuar edhe presidenti rumun Klaus Iohannis
UKRAINË- Gjermania, Franca, Italia dhe Rumania mbështesin aspiratën e Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën me tren nga Polonia në Kiev mëngjesin e së enjtes, më 16 qershor, ku më pas atyre u është bashkuar edhe presidenti rumun Klaus Iohannis
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar bisedime me liderët evropianë dhe më pas mbajtën një konferencë për shtyp në Pallatin Presidencial në Kiev.
"Ditë e ngarkuar, takime të rëndësishme. Është kënaqësi të takoj presidentin Macron, kancelarin Scholz, kryeministrin Draghi dhe presidentin Iohanniss në Kiev. E vlerësojmë solidaritetin tuaj me vendin dhe popullin tonë", tha presidenti ukrainas në kanalin e tij Telegram duke postuar fotografi të takimit me liderët e BE-së.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se liderët e pranishëm të enjten, më 16 qershor në Kiev janë të gjithë mbështetës që Ukraina të fitojë statusin “e menjëhershëm” të kandidatit për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se ai erdhi në Ukrainë me një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane. Ai shton se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Scholz thotë gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa i nevojitet.
Edhe kryeministri i Italisë Mario Draghi, ripohoi mbështetjen e tij për aspiratat e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ai tha se Italia dëshiron që Ukraina të ketë statusin e kandidatit në BE dhe do ta mbështesë këtë pozicion në takimin e Këshillit Evropian të javës së ardhshme.
"Populli ukrainas mbron çdo ditë vlerat e demokracisë dhe lirisë që mbështesin projektin evropian, projektin tonë," shtoi ai. “Ne nuk mund ta vonojmë këtë proces.
Draghi shton se Italia dëshiron të shohë një fund të konfliktit, por "çdo zgjidhje diplomatike nuk mund të ndahet nga vullneti i Kievit".
Marrë nga REL.
Zjarri ne fabriken e Gazprom RUSI- Një zjarr i madh shpërtheu në impiantet më të mëdha të gazit në Rusi dhe n&...
KOSOVË- Policia e Kosovës sot ka marrë disa informacione në lidhje me një bombë e cila dyshohet se është vendosur n&eu...
Faton Klinaku KOSOVË- Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur pas pranimit të ftes&eum...
Dardan Molliqaj KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë disa arrestime gjatë protestës së veteranëve të UÇK-s...
Avioni i kapur BULLGARI- Një aeroplan fluturoi fshehurazi mbi gjashtë vende të NATO-s dhe përhapi panik pasi sistemi i mbrojtjes ajrore...
Pride Parade ne SHBA SHBA- Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që synon të luftojë...
Foto ilustruese KOSOVË– Grupi Punues i Vizave që shërben si organ përgatitor në kuadër të Këshillit të B...
Gjykata e Hages HOLANDË- Një spiun rus u përpoq por dështoi të siguronte një stazh në Gjykatën Penale Ndërkomb...
Protesta ne Kosove KOSOVË- Është duke vijuar prej disa orësh tashmë protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuv...
Macron KOSOVË- MPJ franceze ka publikuar një përgjigje të saj rreth çështjes së liberalizimit të vizave për ...