LIVE UPDATES
Bota

Libri i presidentit Steinmeier, i shqetësuar për shoqërinë gjermane

Por më shumë presidentin gjerman e shqetëson gjendja aktuale e shoqërisë gjermane, madje ai është i alarmuar: Për rritjen e populizimit, për njerëzit e demoralizuar, për dyshimet ndaj demokracisë. Për çështjet e pazgjidhura të migracionit, luftën kundër ndryshimit të klimës, shtetin social.

22 Prill 2024, 10:09 Nga N.F
Libri i presidentit Steinmeier, i shqetësuar për shoqërinë
Frank-Walter Steinmeier

GJERMANI- Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka shkruar një libër me titullin "Ne". Me "ne" nënkuptohen gjermanët, që ka kohë që nuk janë të një mendimi. Një përpjekje jo e lehtë për balancim e presidentit gjerman.

Nuk është e zakontë që një president në detyrë të shkruajë një libër. Frank-Walter Steinmeier, president gjerman prej shtatë vitesh e ka bërë këtë. Ai përmend dy motive që e shtynë të shkruajë këtë libër: Më 23 maj të këtij viti festohet 75 vjetori i shpalljes së kushtetutës gjermane. Dhe më 9 nëntor mbushuen 35 vjet nga rënia paqësore e Murit të Berlinit- një moment për të bërë bilanc dhe për të hedhur vështrimin përpara.

Steinmeier i shqetësuar për shoqërinë gjermane

Por më shumë presidentin gjerman e shqetëson gjendja aktuale e shoqërisë gjermane, madje ai është i alarmuar: Për rritjen e populizimit, për njerëzit e demoralizuar, për dyshimet ndaj demokracisë. Për çështjet e pazgjidhura të migracionit, luftën kundër ndryshimit të klimës, shtetin social.

Libri "Ne" përshkruan një vend në rireformim, që është kapur nga pasiguria dhe rënia e atyre sigurive që ishin të vetëkuptueshme. "Kush nuk gjen dot qetësinë, nuk e ndjen se ka arritur, se është ankoruar diku, por gjithmonë duhet të llogarisë me të papriturën, si shfaqja e një virusi, që paralizon jetën publike apo një luftë që rrezikon të mos kesh më gaz për ngrohje në dimër, ai humb besimin tek më e vetëkuptueshmja."

A nuk është presidenti më shumë një urëndërtues?

Presidenti federal ka kohë që udhëton nëpër Gjermani, duke e zhvendosur për kohë të shkurtër rezidencën në qytete e rajone të vogla gjermane për të folur drejtpërdrejt me njerëzit, që rrallë janë të një mendimi. Prejk kësaj ndoshta rrjedh edhe përpjekja për të kuptuar atë që është e përbashkët dhe rezulton në një "ne". Megjithatë dy pyetje mund t'i drejtohen presidentit: A është detyra e tij të marrë një pozicion kaq eksplicit për thyerjet sociale dhe kontradiktat politike aktuale, si në librin e botuar? Apo edhe këtu ai duhej të përpiqej të ndërtonte ura lidhjeje, përtej aktualitetit, mes shtresave të ndryshme të shoqërisë?

Steinmeier vetë ka qenë përfaqësues i Gjermanisë "së vjetër"

Kritikët pyesin: nëse ai flet për piketa të gabuara të së shkuarës dhe gabime, për ndjesinë e këndshme, të pafuqisë nën varësinë nga siguria amerikane dhe gazin e lirë rus, a mund të jetë Steinmeier edhe ai që shkund njerëzit? Kur ai vetë si ministër i Jashtëm ka luajtur një rol të rëndësishëm, që vendi të përkundej për një kohë të gjatë në këtë siguri të gabuar? Nga viti 2005 deri në vitin 2009 dhe nga viti 2013 deri në vitin 2017, ai ishte kryediplomati gjerman. Pra edhe në kohën kur Rusia pushtoi Krimenë duke shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Lidhur me këtë të fundit, Steinmeier mund të thotë, se një pjesë e madhe e politikës gjermane deri në shpërthimin e luftës me Ukrainën i qëndroi besnike dialogut me Rusinë, jo vetëm ai. Tani ai shkruan. "Lufta e radikalizon regjimin arbirtrar të Moskës. Kjo e përfshin shoqërinë ruse, pjesërisht të fanatizuar në një faj të përmasave historike." A nuk kishte për këtë shenja më parë? Pikërisht për të si ministër i Jashtëm?

Për një shoqëri multietnike dhe plurake

Në shumë momente të librit, shumica e gjermanëve do të ishin dakord me presidentin. Kur ai shkruan, se shoqëria asnjëherë nuk ka qenë homogjene, vazhdimisht kanë ardhur njerëz nga vende dhe kultura të ndryshme. Tek Gjermania sot bëjnë pjesë "ata që janë lindur brenda rendit tonë politik, po ashtu si ata që kanë ardhur këtu, ndjehen në shtëpinë e tyre, e që janë bërë gjermanë përmes zgjedhjes së nënshtetësisë."

Por pikërisht në ekstremin e djathtë pohime të tilla refuzohen kategorikisisht. Presidenti iu drejtohet edhe populistëve të djathtë. "Disa mes jush duan të rikthejnë një homogjenitet të tillë madje edhe me dhunë, dhe të përjashtojnë gjermanët që nuk i përshtaten botëkuptimit të tyre. Kundër fantazive të tilla antikushtetuese është kundër shumica e qytetareve dhe qytetarëve."

Por fakt është që nuk janë vetëm disa të çorientuar që nuk bëjnë pjesë tek koncepti "ne" i presidentit, ata që refuzojnë demokracinë, dhe kanë qëndrim ekstremisht të djathtë, por edhe ata që zhvillojnë dialogjet e tyre në disa platforma digjitale. Steinmeier sheh këtu një problem të rëndësishëm. "Shumë larg janë shtyrë kufijtë e të thënshmes tek e pathënshmja. Në gjuhën politike është futur vrazhdësia që paraqitet si trimëri. Në mënyrë paradoksale në të njëjtën kohë shumë ndjehen të konfirmuar në bindjen, se nuk mund të thuash më mendimin tënd dhe se vihesh në dyshim për çdo fjalë."

Presidenti gjerman do të mobilizojë kundër këtij grupi shumicën që hesht. Ajo nuk duhet ta humbasë besimin tek politika në vend. "Rëndësi ka që të jemi të qartë, që nuk e kanë fajin politikanë të paaftë apo dashakeq, që Gjermania është në këtë situatë. Asnjë politikan gjerman nuk mund të urdhërojë botën të lëviz sërish si na përshtatet ne."

Roli i presidentit federal

Pushteti i presidentit federal në Gjermani është i kufizuar, ai vepron përmes fjalës, përmes bashkimit përtej kufijve. Këtë funksion presidenti gjerman e shfrytëzuar në maksimum. Shqetësimi për të ardhmen e Gjermanisë është një gjë. Ajo që mungon është klasifikimi si duhet i Gjermanisë, ende një nga vendet më të pasura të botës, me një shtet funksionues social dhe të së drejtës. Dhe se probleme si ato të Gjermanisë nuk i gjen vetëm në këtë vend. Nganjëherë të krijohet përshtypja se politikani i dikurshëm me pushtet e ka vështirë të durojë që në këto kohë kaq të trazuara nuk mund të ndikojë vërtet me veprim konkret. Por pikërisht roli i rezervuar i kreut të shtetit me funksion përfaqësimi është detyra e tij, edhe kur bota përreth del nga binarët.

Marrë nga DW

frank-walter steinmeier gjermani libri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet