16 Gusht 2025, 14:01
Nga DOSJA
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Sytë e gjithë botës dje ishin drejtuar nga Alaska, ku po zhvillohet takimi historik mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Por gjuha e trupit e Trump tregonte se ishte i zhgënjyer pas bisedimeve me homologun rus. Psikologu dhe eksperti i gjuhës së trupit, britaniku Peter Collett ka dhënë vlerësimet mbi samitin Trump-Putin.
“Kur krahason takimin në pistën e aeroportit me atë që ndodhi në konferencën për shtyp, duket sikur janë dy botë krejtësisht të ndryshme, të paktën sa i përket gjuhës së trupit”, tha ai.
Collett vuri në dukje se kur Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në pistën e aeroportit pas uljes në Alaskë, të dy po e përkëdhelnin njëri-tjetrin në shpatulla, gjeste që zakonisht tregojnë statuset e tyre. Fillimi i takimit ishte më shumë rreth miqësisë, harmonisë dhe afrimit mes tyre pothuajse sikur shqetësimi kryesor i Trumpit ishte ta mbante afërt Putinin.
“Ata krijuan përmes gjuhës së trupit një ndjesi të qartë se ishin dy miq të vjetër që ishin jashtëzakonisht të lumtur që u panë sërish”, tha Collett.
Por, në kohën kur u mbajt konferenca për shtyp pas bisedimeve thelbësore me Putinin, gjuha e trupit të presidentit amerikan kishte ndryshuar ndjeshëm. Ai theksoi faktin se Trump nuk i kushtoi shumë vëmendje Putinit teksa ai fliste dhe shtoi se ai në fakt nuk donte të shikonte Putinin, sepse Putini i kujtonte atij dështimin për të arritur një marrëveshje në ato kushte.
Shtrëngimi i buzëve ishte një gjest përmbajtjeje” që tregonte se po mendonte diçka që nuk guxonte ta thoshte. Trump dukej si një njeri i zhgënjyer, por që po bënte një punë mjaft të mirë për të bindur veten dhe ne se ka shpresë për të ardhmen dhe gjëra të mira që do të vijnë.
vladimir putin donald trump
Bota
16 Gusht 2025, 13:15
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar sërish pas telefonatës me presidentin amerikan. Pë...
Bota
16 Gusht 2025, 13:01
E. D
Donald Trump dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin e ka arritur objektivin e tij në samitin e mbajtur me presidentin amerikan, Donal...
Bota
16 Gusht 2025, 12:35
E. D
udheheqesit europiane
BRUKSEL- Një grup udhëheqësish evropianë kanë publikuar një deklaratë të përbashk&e...
Bota
16 Gusht 2025, 12:28
E. D
Keir Starmer
ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka reaguar pas takimit historik Trump-Putin në Alaskë. N...
Bota
16 Gusht 2025, 11:05
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social “Social Truth” pas takimit që zhvilloi me...
Bota
16 Gusht 2025, 09:59
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga N...
Bota
16 Gusht 2025, 09:55
e.d
foto ilustruese
SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...
Bota
16 Gusht 2025, 09:41
E. D
Volodymir Zelenskyy dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy thotë se ka ndërmend të takohet me President...
Bota
16 Gusht 2025, 09:11
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një bisedë të gjatë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, g...
Bota
16 Gusht 2025, 09:04
E. D
pamje nga permbytjete
PAKISTAN- Një rrebesh i papritur shiu ka shkaktuar përmbytje të menjëhershme në Pakistanin veriperëndim...