LIVE UPDATES
Bota

Letonia: Monumentet sovjetike ishin mjete për pushtim

Monumentet e epokës sovjetike, shkatërrimi i të cilave, sipas Kremlinit, përbën "përdhosje të kujtesës historike" ishin mjete për pushtim të shteteve baltike, tha ministri Simonas Kairys, të cilin Moska e përfshiu të martën në listën e më të kërkuarve.

14 Shkurt 2024, 20:25 Nga M.B
Letonia: Monumentet sovjetike ishin mjete për pushtim
Foto ilustruese

LETONIA- Ministri i Kulturës së Letonisë, një prej zyrtarëve që Rusia e ka përfshirë në listën e më të kërkuarve, thotë se monumentet sovjetike në vendet baltike ishin mjete që i shërbenin regjimit. Sipas tij, fakti që Moska njoftoi këtë masë ndaj tij, tregon se vendimet e autoriteteve letoneze, për të hequr monumentet sovjetike nga mbrojtja si trashëgimi, janë vendimet e duhura. Monumentet e epokës sovjetike, shkatërrimi i të cilave, sipas Kremlinit, përbën "përdhosje të kujtesës historike" ishin mjete për pushtim të shteteve baltike, tha ministri Simonas Kairys, të cilin Moska e përfshiu të martën në listën e më të kërkuarve. Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse, policia futi në listën e personave më të kërkuar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, ministren e kulturës të Lituanisë si dhe ish-deputetë lituanezë. Politikanët e vendeve baltike rrezikojnë të arrestohen vetëm nëse kalojnë kufirin rus. Shpallja e tyre si "të kërkuar" nuk ka gjasa të ketë ndonjë pasojë praktike. Ministri Kairys tha se vendi i tij kishte hequr mbrojtjen e trashëgimisë për monumentet sovjetike pasi ato "u përdorën për vendosjen e regjimit".

“Hoqëm mbrojtjen si trashëgimi ndaj simboleve e monumentve sovjetike sepse nuk u përdorën si një vepër arti në periudhën e pushtimit sovjetik, por për të vendosur regjimin dhe pushtimin”, tha ai.

Pasi Rusia sulmoi Ukrainën dy vite më parë, vendet baltike Estonia, Letonia dhe Lituania hoqën monumentet e epokës sovjetike, përfshirë edhe monumentet kushtuar ushtarëve sovjetikë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të tre vendet janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe marrëdhëniet e tyre me Moskën janë përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës. Ministri Kairys tha se përfshirja e tij në listë tregonte se ai "ishte në drejtimin e duhur" dhe tha se akuzat ishin "të pakuptimta".

"Ky fakt tregon se unë jam në udhë të mbarë. Po ashtu tregon se këto akuza janë të paqena, të çmendura", shtoi ai.

Ai tha se kjo tregonte se Rusia ende besonte se kishte pushtet mbi tre vendet që kanë qënë pjesë e bllokut komunist sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore derisa fituan pavarësinë me rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991.

"Kjo do të thotë se Rusia ende beson se ka pushtet në vende të pavarura sovrane demokratike si Lituania, por thjesht të thuash, është një marrëzi", theksoi ai.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin social X se përfshirja e saj në listë ishte përpjekje për ta bërë atë që të heshtte për mbështetjen ndaj Ukrainës./ VOA

letonia rusia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet