LIVE UPDATES
Bota

Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinohen për vizitën e Daçiç në Moskë

Lavrov nuk përjashtoi mundësinë që fjalët e tij mund të shkaktojnë "një kërkesë tjetër të pacipë nga Perëndimi që Ivica të mos vijë në Federatën Ruse".

30 Qershor 2023, 14:58 Nga k.m.
Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinohen për vizitën e
Ivica Daçiç dhe Sergej Lavrov

Moska dhe Beogradi po koordinojnë vizitën e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në Rusi, tha ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, në një konferencë online më 30 qershor. Siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, Lavrov tha se vizita po aranzhohej pasi vizita e delegacionit rus në Serbi në vitin 2022 u “parandalua dhe ai fajësoi Perëndimin për këtë.

“Vërtet, Perëndimi e pengoi këtë udhëtim, thjesht duke i detyruar vendet fqinje të Serbisë që të mos lejojnë kalimin e avionëve tanë”, theksoi Lavrov. Ai tha se me palën serbe janë duke u dakorduar për data konkrete.

"Ne ramë dakord me Ivica Daçiçin, mikun tim të mirë të vjetër, që në këtë situatë ai të vijë në Federatën Ruse. Tani jemi dakord për disa data specifike", tha shefi i diplomacisë ruse.

Lavrov nuk përjashtoi mundësinë që fjalët e tij mund të shkaktojnë "një kërkesë tjetër të pacipë nga Perëndimi që Ivica të mos vijë në Federatën Ruse".

“Por në çdo rast, ne kemi një marrëveshje të tillë me të”, shtoi Lavrov.

Në këtë kontekst, ministri rus i Punëve të Jashtme theksoi se kontaktet mes Rusisë dhe Serbisë mbahen rregullisht.

“Ne i jemi shumë mirënjohës presidentit [Aleksandër Vuçiç] dhe kryeministres së Serbisë [Ana Bërnabiç], si dhe ministrave të Qeverisë së Serbisë që janë gjithmonë të hapur për kontakte me ambasadorin tonë. Ato [kontaktet] janë shumë të dobishme, plus ne kemi gjithmonë mundësi të komunikojmë me telefon. Dhe unë jam në pritje të vizitës së Ivica Daçiç sa herë që është e përshtatshme për të", tha Lavrov.

Vizita dyditore e Lavrov në Beograd ishte planifikuar për në qershor të vitit 2022, por nuk u realizua sepse Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi refuzuan të siguronin një korridor ajror për aeroplanin e ministrit rus. Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse e quajti të paprecedentë dhe të paimagjinueshëm vendimin e një sërë vendeve evropiane për të mos lejuar kalimin e avionit të tij.

Vizita u organizua disa muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, si rezultat i së cilës Perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë.

Sergei Lavrov së bashku me presidentin rus Vlladimir Putin janë në listën e sanksioneve të shumë vendeve perëndimore. Të vetmet vende ku mund të udhëtojnë në Evropë janë Bjellorusia, Moldavia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që ende nuk i ka zbatuar këto sanksione./REL

ivica dacic sergej lavrov

Sondazh

Poll
Bota 30 Qershor 2023, 14:54 k.m.

Dodik padit...veten

Milorak Dodik Lideri i entitetit serb në Bosnje njoftoi ka ngritur padi ndaj vetes dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë,...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet