LIVE UPDATES
Bota

Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan

Gjatë një konference për media në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku po mbahet një samit i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lavrov akuzoi Perëndimin se, siç u shpreh ai, gjithmonë ka pasur interes që të nxisë kombet kundër njëri-tjetrit.

1 Dhjetor 2023, 13:29 Nga a.l
Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Perëndimin se po zhvillon “një luftë hibride kundër Rusisë”, duke pretenduar se po ia lë fajin Moskës për të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një konference për media në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku po mbahet një samit i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lavrov akuzoi Perëndimin se, siç u shpreh ai, gjithmonë ka pasur interes që të nxisë kombet kundër njëri-tjetrit.

“Unë jam i bindur se popujt e hemisferës ballkanike kanë kaluar nëpër tranzicione të vështira historike, kanë një kod të përbashkët dhe nuk duhet të mposhten dhe të lejojnë që Perëndimi t’i bëjë armiq të njëri-tjetrit”, u shpreh Lavrov.

Pretendimet ruse se Perëndimi po fajëson Moskën për problemet në Ballkan, vijnë në kohën kur Ukraina – që po përballet me pushtimin e paprovokuar nga Rusia që nga shkurti i kaluar – ka paralajmëruar se Rusia po synon të nxisë konflikt midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Më 15 nëntor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi për mediat afrikane se ai ka prova të synimeve të Moskës për të nisur një luftë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

"Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. [Së pari kemi pasur] Lindjen e Mesme - shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani", tha Zelensky.

Bashkimi Evropian më pas tha se ndan shqetësimet me Zelenskyn. Zëdhënës i BE-së, Peter Stano deklaroi se blloku për një kohë të gjatë ka thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit i thanë Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me partnerët evropianë, që të avancohet qeverisja, sundimi i rendit dhe ligjit dhe të kryen reformat kundër korrupsionit “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe të sjellin paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”.

Edhe zyrtarët në Kosovë kanë shprehur shqetësim për rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në nëntor se Rusia po synon të ndezë një vatër krize “në oborrin e BE-së”, me qëllim që, sipas tij, të shpërqendrojë aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

Kosova, sipas një raporti të publikuar së fundi nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin një luftë ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë.

Por, gjatë adresimit në Shkup, Lavrov tha se ai inkurajon “grupet etnike në Ballkan që të jetojnë në paqe dhe të shmangin ambiciet nacionaliste”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që të mos i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë – të vendosura për shkak të luftës kundër Ukrainës – vetëm, siç tha ai, për të përmbushur disa ambicie perëndimore.

Kryediplomati rus po ashtu akuzoi Perëndimin për kontestin që ka Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria lidhur me identitetin, duke thënë se “maqedonasit duhet të jetë të barabartë në kontinentin e përbashkët”.

“OSBE-ja ka degraduar”

Teksa më 1 dhjetor po zhvillohet dita e dytë e samitit të OSBE-së, kryediplomati rus tha kjo organizatë është “degraduar” në të gjitha dimensionet kyçe të funksionimit të saj. Ai tha se “OSBE-ja është shkatërruar dhe liderët perëndimorë që nuk kanë marrë asnjë leksion nga dështimi i tyre”. Por, vendimmarrja në këtë organizatë shpesh është bllokuar nga vetot ruse, përfshirë edhe për buxhetin e OSBE-së.

Lavrovit iu mundësua pjesëmarrja në këtë samit të OSBE-së, pasi paraprakisht Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria hoqën përkohësisht sanksionet ndaj fluturimeve ruse. Por, në fund, Lavrov u desh të fluturojë mbi Turqi dhe Greqi, pasi Bullgaria mbylli hapësirën ajrore për avionin e kryediplomatit rus, për shkak se në bord gjendeshin persona të sanksionuar nga BE-ja.

Pjesëmarrja e tij në këtë samit nxiti bojkotin e Ukrainës, shteteve të Baltikut. Po ashtu, për të shmangur qëndrimin në të njëjtin samit me të, kryediplomati amerikan, Antony Blinken, dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, morën pjesë në një darkë joformale të OSBE-së në Shkup të mërkurën dhe më pas u larguan nga Maqedonia e Veriut para se samiti të niste zyrtarisht punimet.

Lavrov tha se darka joformale ishte organizuar qëllimisht para se ai të mbërrinte në Shkup.

“Janë munduar me foto nga darka të më paraqesin si të izoluar këtu në Shkup. Por, unë kam pasur një darkë të mrekullueshme me verëra dhe gatime maqedonase dhe kam qenë i pranishëm në hapjen zyrtare të takimit të OSBE-së në mëngjes. Dhe nuk kishte njerëz nga Ukraina dhe shtetet Baltike, as Blinken dhe [ministri i Jashtëm britanik, David]Cameron, as Borrell. Pse ndodhi kjo? Ndoshta ata donin ta vënë në pah qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë. Kurse unë mendoj se janë frikacakë, frikësohen nga bisedat e sinqerta dhe me fakte”, tha Lavrov.

Ndryshe, në ditën e dytë dhe përmbyllëse të samitit, anëtarët e OSBE-së do të konfirmojnë vendimin që Malta të jetë kryesuese e organizatës në vitin 2024./ REL

sergei lavrov

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet