LIVE UPDATES
Bota

Lavrov me Gjuriç në Moskë: Do të punojmë së bashku për të shmangur dëmin në Industrinë e Naftës së Serbisë

Më 10 janar, Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar NIS-in për shkak se kompania është në pronësi të kompanisë ruse Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që t’i shfrytëzojë të hyrat nga energjia për të financuar luftën në Ukrainë.

17 Shkurt 2025, 14:33 Nga M.B
Lavrov me Gjuriç në Moskë: Do të punojmë së
Ministri i Jashëm rus, Sergei Lavrov (majtas) me homologun e tij serb, Marko Gjuriç në Moskë.

RUSIA- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë të hënën se me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç kanë arritur pajtueshmëri që të vazhdojnë punën e përbashkët për të parandaluar dëmtimin e interesave të përbashkëta që kanë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS). Më 10 janar, Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar NIS-in për shkak se kompania është në pronësi të kompanisë ruse Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që t’i shfrytëzojë të hyrat nga energjia për të financuar luftën në Ukrainë.

“Forca të caktuara në Perëndim nuk e duan bashkëpunimin tonë dhe po tentojnë të pengojnë bashkëpunimin tonë”, ka thënë Lavrov në konferencë të përbashkët me Gjuriqin, i cili është në një vizitë dyditore në Moskë.

Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë 56.15 për qind të aksioneve të NIS-it, derisa Serbia zotëron pothuajse një të tretën e aksioneve. Serbia, bashkë me Bjellorusinë, janë shtetet e vetme evropiane që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë. Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç ka thënë se bisedimet për NIS-in do të vazhdojnë dhe që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të diskutojë këtë çështje edhe me zyrtarët rusë.

“Gjëja më e rëndësishme është që shtetasit serbë të mos i vuajnë sanksionet kundër NIS-it”, ka thënë ai.

Industria e Naftës e Serbisë (NIS) ka nisur kërkesë në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, që funksionon në kuadër të Thesarit amerikan, që të shtyjë afatin për zbatim të sanksioneve. Presidenti Vuçiç ka thënë më 6 shkurt se ai është ende në pritje të përgjigjes nga zyrtarët amerikanë, dhe që shtyrjen e sanksioneve e konsideron të nevojshme derisa të gjendet një zgjidhje lidhur me pronësinë e kompanisë. Pas takimit me Lavrovin, Gjuriç ka thënë se Serbia është në rrugën evropiane, mirëpo do t’i ruajë marrëdhëniet me Rusinë.

“Ne shpresojmë që marrëdhëniet tradicionale miqësore do të arrijnë potencialin e plotë në periudhën pasuese, dhe ne do të punojmë intensivisht me parterët rusë që të arrijmë këtë qëllim”, ka thënë Gjuriç.

Serbia varet nga Rusia sa u përket furnizimeve me gaz natyror, si dhe llogarit në mbështetjen e Moskës për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Serbia i ka përkrahur rezolutat e Kombeve të Bashkuara për integritet territorial të Ukrainës, mirëpo pavarësisht thirrjeve të Brukselit, nuk është distancuar prej Moskës zyrtare./ REL

rusia serbia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës