LIVE UPDATES
Bota

Largohet drejtuesi i programit për avionët Boeing 737 Max

Ed Clark, i cili ka punuar për kompaninë Boeing për gati 18 vite, u largua ndërsa kompania po përballet me krizën e saj më të fundit dhe është zotuar të rrisë kontrollin e cilësisë.

22 Shkurt 2024, 07:37 Nga M.B
Largohet drejtuesi i programit për avionët Boeing 737 Max
Foto ilustruese

SHBA- Kompania Boeing njoftoi të mërkurën se po zëvendëson drejtuesin e programit të avionëve 737 Max. Ky është largimi i parë i një drejtuesi të rëndësishëm, që nga 5 janari kur një panel u shkëput nga një avion i tillë gjatë fluturimit të linjës ajrore Alaska Airlines. Ed Clark, i cili ka punuar për kompaninë Boeing për gati 18 vite, u largua ndërsa kompania po përballet me krizën e saj më të fundit dhe është zotuar të rrisë kontrollin e cilësisë. Agjencitë rregullatore kanë urdhëruar uljen e nivelit të prodhimit të avionëve dhe ligjvënësit dhe klientët kanë kthyer të gjithë vëmendjen tek shqyrtimi i procesit të prodhimit dhe tek masat e sigurisë. Kompania Boeing është munduar të japë shpjegime dhe të forcojë masat e saj të sigurisë pas shkëputjes së panelit nga avioni 737 Max 9, që detyroi pilotët e kompanisë Alaska Airlines të bënin një ulje emergjence, ndërsa pasagjerët mbetën të ekspozuar ndaj boshllëkut të krijuar në trupin e avionit në një lartësi prej pothuajse 4900 metrash. Largimi i zotit Clark u bë pasi bordi drejtues i kompanisë Boeing u mblodh këtë javë dhe miratoi disa ndryshime.

Clark mbikëqyrte prodhimin në Renton të shtetit Uashington, ku dhe ishte përfunduar avioni i përfshirë në incidentin në fjalë. Clark kishte qenë më parë kryemekanik dhe inxhinier për avionët 737, përpara se të emërohej drejtues i programit në vitin 2021. Ai ishte drejtuesi i pestë në historikun e programit të avionëve 737. Ai do të zëvendësohet nga Katie Ringgold në funksionet e zëvendës presidentit dhe menaxherit të përgjithshëm të programit 737, sipas një shkrese të parë nga agjencia e lajmeve Reuters të dërguar personelit nga drejtori ekzekutiv Stan Deal, i cili thotë se kompania po punon për t’u siguruar që “çdo avion që prodhojmë të plotësojë dhe tejkalojë të gjitha kriteret e cilësisë dhe sigurisë. Klientët tanë kërkojnë dhe meritojnë asgjë më pak se kjo”. Incidenti më i fundit ndodhi ndërsa kompania Boeing po përpiqej të rifitonte reputacionin e saj pas ndalimit të fluturimit për 20 muaj të avionëve 737 Max pas dy rrëzimeve fatale. Masa e ndalimit të fluturimit përfundoi në nëntor 2020. Nga rrëzimet e dy avionëve humbën jetën 346 persona. Drejtues të linjave ajrore kanë shprehur zhgënjimin e tyre me kontrollin e cilësisë së kompanisë Boeing. Kompania tjetër kryesore në prodhimin e avionëve komercialë është kompania franceze Airbus./ VOA

boeing 737 max

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet