LIVE UPDATES
Bota

LUFTA/ 19 organizata humanitare thirrje Izraelit të mundësojë ndihmat për palestinezët

Deklarata e tyre vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit ku bëhej thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndërsa numri i viktimave palestineze po i afrohej 30 mijëve në gati pesë muaj luftime mes Izraelit dhe Hamasit

22 Shkurt 2024, 07:34 Nga r.ll
LUFTA/ 19 organizata humanitare thirrje Izraelit të mundësojë
foto ilustruese

SHBA- Drejtuesit e 19 agjencive të OKB-së dhe organizatave partnere shprehën zhgënjimin e tyre në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, ku i bëjnë thirrje Izraelit “të përmbushë detyrimin e tij ligjor” për të dërguar furnizime mjekësore dhe ushqime, si dhe të ndihmojë operacionet humanitare në Gazë. Deklarata u bën thirrje edhe udhëheqësve botërorë të parandalojnë një katastrofë edhe më të keqe.

“Sëmundjet janë të gjithëpranishme. Uria është pranë. Uji është me pikatore. Infrastruktura bazë është shkatërruar”, shkruhet në deklaratën e organizmave humanitare. “Prodhimi i ushqimeve është ndalur. Spitalet janë shndërruar në fusha beteje. Një milion fëmijë përballen me trauma të përditshme”.

Drejtuesi i operacioneve humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, i cili kryeson komitetin drejtues të konsorciumit të organizatave humanitare, së bashku me drejtuesit e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), të Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), si dhe organizatat CARE International, Mercy Corps dhe të tjerë, thanë se civilët palestinezë janë të zhvendosur, të traumatizuar, të uritur dhe me pak mbështetje.

“I bëjmë thirrje Izraelit të përmbushë detyrimin e tij ligjor, sipas legjislacionit ndërkombëtar humanitar dhe legjislacionit për të drejtat e njeriut, që të ofrojë furnizime mjekësore dhe ushqime, si dhe të lehtësojë operacionet e ndihmave dhe udhëheqësve botërorë që të parandalojnë që të ndodhë një katastrofë edhe më e keqe”, thanë ata.

Deklarata e tyre vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit ku bëhej thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndërsa numri i viktimave palestineze po i afrohej 30 mijëve në gati pesë muaj luftime mes Izraelit dhe Hamasit. Lufta u shkaktua nga Hamasi me sulmin terrorist të 7 tetorit brenda territorit të Izraelit, ku zyrtarët thanë se u vranë 1200 persona. Rreth 250 të tjerë u morën peng dhe rreth 130 prej tyre vazhdojnë të mbahen në Gazë.

Zyrtarët e OKB-së thonë se operacionet e tyre humanitare janë në gjendje shumë të rënduar, me vetëm 12 spitale që funksionojnë pjesërisht dhe ndërsa personeli i tyre punon në kushte të paimagjinueshme. Zyrtarët thonë se asnjë sasi ndihmash nuk mund të zhbëjë muajt e vuajtjeve të banorëve të Gazës, por se vazhdojnë të jenë të angazhuar për t’i lehtësuar këto vuajtje, pavarësisht rrezikut.

“Kjo është përpjekja jonë për ta shpëtuar operacionin humanitar, në mënyrë që të mundemi të ofrojmë të paktën më minimalet: ilaçe, ujë të pijshëm, ushqim dhe strehim, ndërsa temperaturat bien”, thanë ata.

Komiteti i organizmave humanitare bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe mbrojtjen e civilëve. Ata gjithashtu bënë thirrje për pika hyrjeje më të qëndrueshme në Gazë për autokolonat e ndihmave, përfshirë në Gazën veriore, ku nuk hyjnë ndihmat pothuajse fare dhe ku mendohet se mbizotëron uria.

Izraeli mohon se pengon apo kufizon shpërndarjen e ndihmave dhe ka akuzuar Hamasin se i devijon ato.

Agjencia izraelite për koordinimin e ndihmave, COGAT, thotë në faqen e saj në internet se ka lehtësuar hyrjen e mbi 250 mijë tonëve ndihma, përfshirë ushqime, ujë, ilaçe dhe paisje për strehimin në Gazë që nga fillimi i luftës, si dhe karburant dhe gaz për gatim. Sipas COGAT, të martën p.sh. u lejuan të hyjnë 98 kamionë me ndihma në Gazë, pasi u inspektuan.

Kamionët e ndihmave drejt Rripit të Gazës në pikën e kalimit Kerem Shalom
Përpara luftës, OKB-ja thotë se mesatarisht hynin 500 kamionë në ditë në Gazë, me ndihma dhe furnizime komerciale për 2.3 milionë banorët dhe se niveli i tanishëm i furnizimit është i pamjaftueshëm për përmasat e kësaj emergjence.

Komiteti i organizatave të ndihmave bëri gjithashtu thirrje për financimin e organizatës së OKB-së për ndihmat për palestinezët, UNRWA. Ajo shërben si shtylla kryesore e operacioneve humanitare në Gazë, por u përballë me një krizë ekzistenciale gjatë javëve të fundit pasi Izraeli akuzoi disa punonjës të saj për pjesëmarrje në sulmet terroriste të 7 tetorit.

Të paktën 16 vende, ndër to edhe vendi kryesor donator Shtetet e Bashkuara, kanë ndalur financimin e tyre për këtë agjenci. Anëtarët e akuzuar të stafit janë shkarkuar tashmë dhe OKB-ja po bën një hetim të brendshëm, ndërkohë që ka filluar edhe një hetim të pavarur të jashtëm të kryesuar nga ish-ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna.

Zyrtarët izraelitë, ndër ta edhe kryeministri Benjamin Netanyahu, kanë bërë thirrje për shpërbërjen e UNRWA-së. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka dalë në mbrojtje agjencisë, duke thënë se asnjë agjenci tjetër nuk ka prani në Gazë, që të mund ta zëvendësonte praninë e UNRWA-së./MONITOR

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit