6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Votimi i sotëm vjen rreth dy muaj pas rënies së qeverisë së koalicionit tre-partiak të Scholz, i cili e la kancelarin të udhëheqë një administratë pakice.
GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka humbur votëbesimin në parlament, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt. Scholz thirri votimin e së hënës dhe, sipas mediave të huaja, pritej që ta humbiste atë. Në artikuj nga këto media të huaja shtohet se Scholz llogariti se iniciimi i zgjedhjeve të parakohshme ishte shansi i tij më i mirë për të fituar votën e besimit. Votimi i sotëm vjen rreth dy muaj pas rënies së qeverisë së koalicionit tre-partiak të Scholz, i cili e la kancelarin të udhëheqë një administratë pakice.
Çfarë kërkoi Scholz?
Kancelari gjerman Olaf Scholz, kërkoi sot në Bundestag, votëbesimin e Parlamentit Gjerman, për të hapur rrugë për zgjedhjet e reja. Zgjedhjet e reja janë një hap i nevojshëm për të tejkaluar bllokimin politik aktual, argumentoi Scholz. Ai theksoi rëndësinë e një qeverie të qëndrueshme dhe të bashkuar për të adresuar këto çështje, duke shtuar se Gjermania ka nevojë për vendime të guximshme dhe këto mund të merren vetëm me mbështetjen e plotë të qytetarëve tanë për një drejtim të ri politik. Scholz pranoi se koalicioni tripartiak i qendrës së majtë, i përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dhe FDP, kishte qenë sfidues që në fillim.
"Ruajtja e këtij koalicioni kërkonte shumë energji, ndërsa përfundimi i tij ishte po aq i vështirë," tha Scholz.
Ai kritikoi ish-ministrin e Financave, Christian Lindner (FDP), për bllokimin e reformave thelbësore në ekonomi dhe infrastrukturë. Kancelari aktual, i cili kandidon sërish në zgjedhjet e shkurtit, premtoi të përqendrohet te reformat e ushtrisë, përmirësimi i infrastrukturës dhe fuqizimi i ekonomisë gjermane.
Si nisi kriza qeveritare në Gjermani?
Kriza qeveritare në Gjermani u shkaktua nga mosmarrëveshjet e brendshme në koalicionin tripartiak. SPD dhe Të Gjelbrit kërkonin më shumë investime për tranzicionin energjetik dhe infrastrukturë, duke propozuar ndryshime në "frenën e borxhit" të Kushtetutës, e cila kufizon borxhin publik.
FDP, si parti pro-tregut, refuzoi këtë qasje, duke e bllokuar koalicionin. Largimi i Christian Lindner, Ministrit të Financave, ishte pika kulmore që çoi në shpërbërjen e qeverisë. Scholz e akuzoi atë për pengimin e reformave të domosdoshme për ekonominë dhe për të përballuar sfidat si tranzicioni energjetik dhe mbështetja për Ukrainën.
Kriza qeveritare e Gjermanisë ndodh në një kohë kur Gjermania përballet me sfida të mëdha: lufta në Ukrainë, kriza ekonomike, mungesat investimeve në dekadat e fundit në ushtri, infrastrukturë dhe ekonomi, e ka rritur presionin ndaj votuesve gjermanë.
sulmet GAZA- Më shumë se 50 njerëz u vranë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në të gjithë Rripin e Gaz&e...
Foto RUSI- BE miratoi paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin masa kundë...
bashar al assad RUSI- Ish-lideri sirian, Bashar Al Assad, regjimi i të cilit u rrëzua disa ditë më parë nga një ofensiv&...
Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ditën e sotme është shprehur se Perëndimi po i shtyn ata drejt vijave t...
Scholz GJERMANI- Të hënën Bundestagu vendos për çështjen e votëbesimit që shtron kancelari gjerman, Olaf Scholz. ...
Pamje nga vendi i ngjarjes GJEORGJI- Dymbëdhjetë persona u gjetën të vdekur në një shtëpi pushimi pranë një re...
Gropa ku u gjetën kockat ANGLI- Një koleksion kockash njerëzore të zbuluara 50 vjet më parë në një gropë t&eum...
Foto ilustruese UKRAINË- Tridhjetë ushtarë nga Koreja e Veriut kanë humbur jetën së fundmi në rajonin Kursk të Rusi...
kryebashkiaku i vrarë MEKSIKË- Kryetari i bashkisë së Tancanhuitz, në Meksikën qendrore, një anëtar i par...
Kaja Kallas SIRI- Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të hënën se i dërguari i bllokut pë...