LIVE UPDATES
Bota

Kush është Shteti Islamik Korasan, grupi i fajësuar për sulmin afër Moskës?

Për sulmin e 22 marsit, përgjegjësinë e ka marrë grupi militant Shteti Islamik (IS).

24 Mars 2024, 18:01 Nga M.B
Kush është Shteti Islamik Korasan, grupi i fajësuar për
Salla e koncerteve në periferi të Moskës, e shkatërruar pas sulmeve të 22 marsit.

AFGANISTAN- Dhjetëra njerëz janë vrarë pasi disa sulmues janë hyrë në sallën e koncerteve në rajonin e Moskës, duke kryer atë që po konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës në Rusi në dekadat e fundit. Për sulmin e 22 marsit, përgjegjësinë e ka marrë grupi militant Shteti Islamik (IS). Zyrtarët amerikanë kanë thënë se një degë e IS-it – Shteti Islamik Korasan (IS-K) qëndron mbrapa incidentit. Me bazë në Afganistan, IS-K e ka shënjestruar në të kaluarën edhe Ambasadën ruse në Kabul dhe ka kërcënuar me kryerje të sulmeve brenda Rusisë. IS-K është krijuar në Afganistan në fund të vitit 2014, vitin e njëjtë kur Shteti Islamik ka kryer sulme në Irak dhe Siri dhe e ka shpallur kalifatin e llojit të vet, që nënkupton një shtet të udhëhequr sipas ligjit islamik.

IS-i është mposhtur më vonë nga koalicioni i udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara. IS-K fillimisht ka kapur copëza të vogla të territorit në lindje dhe veri të Afganistanit, në kuadër të synimeve të IS-it për t’u zgjeruar në Azinë Jugore dhe Qendrore. Korasan i referohet rajonit historik që në ditët e sotme njihet si territori i Afganistanit, Iranit dhe Azisë Qendrore. Mirëpo IS-K ka nisur të tërhiqet prej bastioneve të veta në Afganistan rreth vitit 2019, pasi luftëtarët e tij janë përballur me sulme të vazhdueshme të forcave afgane, atyre të huaja, si dhe talibanëve, të cilët e rivalizojnë grupin militant. Më pas, IS-K e ka ndryshuar strategjinë duke nisur luftë urbane. IS-K është themeluar nga anëtarët e talibanëve afganë, talibanëve të Pakistanit, dhe anëtarëve të Al-Kaidës, të cilët kanë deklaruar besnikëri për IS-in.

Përgjatë viteve, radhët e degës IS-K janë forcuar nga rekrutët lokalë dhe luftëtarët e huaj, sidomos ata prej ish-republikave sovjetike në Azinë Qendrore. Në një raport të publikuar në qershor të vitit 2023, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka thënë se luftëtarët e degës IS-K janë shtetas të Pakistanit, Iranit, Azerbajxhanit, Turqisë, Rusisë, Taxhikistanit, Uzbekistanit dhe një numër i vogël i luftëtarëve arabë prej Sirisë, që kanë udhëtuar në Afganistan. KS i OKB-së ka thënë se numri i militantëve të IS-K në Afganistan është në mes të 4.000 – 6.000, përfshirë anëtarët e tyre të familjes. Disa ekspertë vlerësojnë se numri është shumë më i vogël.

Dega IS-K ka kryer sulme kundër forcave afgane, atyre ndërkombëtare, si dhe ndaj talibanëve. Grupi i ka shënjestruar edhe minoritetet fetare në Afganistan. Grupi ka kryer disa sulme të profilit të lartë, vrasja e 170 civilëve afganë dhe 13 anëtarëve të ushtrisë amerikane në Aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, në gusht të vitit 2021, teksa trupat e huaja kanë qenë duke u larguar prej Afganistanit. Pas kthimit të talibanëve në pushtet atë muaj, IS-K i ka pasur cak zyrtarët talibanë, shtetasit e huaj dhe ambasadat, komunitetin shiit Hazara të Afganistanit dhe disa persona që i konsideron të papërshtatshëm sipas interpretimit të ashpër të Islamit.

Më 21 mars, IS-K e ka marrë përgjegjësinë për një sulm jashtë një banke në qytetin jugor afgan të Kandaharit, si pasojë e të cilit janë vrarë të paktën 21 persona, shumica prej tyre talibanë. Grupi ka kryer sulme edhe jashtë kufirit. Në janar, IS-K është fajësuar për vrasjen e më shumë se 90 personave në qytetin jugor të Iranit, Kerman, duke shënuar sulmin më të përgjakshëm në Republikën Islamike në dekada. Ekspertët kanë thënë se IS-K mbetet forcë e qëndrueshme, pavarësisht qindra luftëtarëve që i janë arrestuar ose vrarë nga talibanët prej vitit 2021.

“IS-K ndoshta është grupi më aktiv dhe me më shumë kapacitet ndër të gjithë bashkëpunëtorët rajonalë të Shtetit Islamik në ditët e sotme”, ka thënë Michael Kugelman, drejtor i Institutit për Azinë Jugore ne Qendrën Wilson në Uashington.

Në shtator të vitit 2022, IS-K e ka marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë jashtë Ambasadës ruse në Kabul, duke lënë të vrarë gjashtë njerëz, përfshirë dy punëtorë të ambasadës. Sulmi nuk ka qenë befasi për vëzhguesit, të cilët kanë thënë se IS-i për një kohë të gjatë ka kërcënuar me kryerje të sulmeve brenda Rusisë. Lucas Webber, bashkëthemelues dhe redaktor në MilitantWire.com, ka thënë se IS-i e ka përmendur Rusinë sikurse Shtetet e Bashkuara, kur ka folur për armiqtë kryesorë.

“Kjo vetëm është intensifikuar më 2015 kur Rusia ka intervenuar në Siri për të mbështetur Qeverinë”, ka thënë ai, duke iu referuar mbështetjes që i ka dhënë Moska presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile siriane.

“Grupi i ka intensifikuar veprimet pas intervenimeve të ndryshme ushtarake, apo përmes kontraktorëve ushtarakë nëpër Afrikë”, të cilët i kanë pasur cak luftëtarët e Shtetit Islamik, ka shtuar ai.

Ekspertët besojnë se mbështetja e Moskës për talibanët mund të ketë motivuar sulmin. Rusia, sikurse gjithë komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh udhëheqësinë e talibanëve dhe zyrtarisht e konsideron grupin islamik si organizatë terroriste. Mirëpo, Moska i ka pritur në disa raste zyrtarët talbanë dhe vazhdon të ketë ambasadë në Kabul./ REL

sulmi terrorist ne moske

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës