LIVE UPDATES
Bota

Kush është gjenerali i pamëshirshëm, Syrsky? “Leopardi” që do të riorganizojë ushtrinë ukrainase

Në shtator 2022, teksa përparonte në Lindje për të vendosur flamurin ukrainas në Izyum, gjenerali, kreu i forcave tokësore, lavdërohej në atdheun e tij së bashku me shefin e tij, Valery Zaluzhny. Sipas Spiegel, ishte ideja e tij për të shpërqendruar rusët në Lindje për të marrë Khersonin në Jug dhe ishte ai që e identifikoi fshatin Balakliya si pikën e dobët për të thyer linjat ruse. Por atribuimi i kësaj merite mbetet një legjendë.

9 Shkurt 2024, 18:38 Nga h.k
Kush është gjenerali i pamëshirshëm, Syrsky?
Foto ilustruese

UKRAINË-Një gjeneral i dashur nga njerëzit e tij, në këmbim të një njeriu më pak të dashur, një "leopard bore", siç mori titullin në vitin 2014.

"Pedantik dhe i përpiktë , gjeneralkoloneli Oleksandr Syrsky është një nga ata oficerë me përvojë që përgatiten për të gjitha rrethanat e paparashikuara." Kështu e përshkruante Washington Post gushtin e kaluar. Dhe në fakt, Syrsky, të cilin Zelensky e emëroi dje shef shtabi, ka zgjuar shumë zëra.

Në shtator 2022, teksa përparonte në Lindje për të vendosur flamurin ukrainas në Izyum, gjenerali, kreu i forcave tokësore, lavdërohej në atdheun e tij së bashku me shefin e tij, Valery Zaluzhny. Sipas Spiegel, ishte ideja e tij për të shpërqendruar rusët në Lindje për të marrë Khersonin në Jug dhe ishte ai që e identifikoi fshatin Balakliya si pikën e dobët për të thyer linjat ruse. Por atribuimi i kësaj merite mbetet një legjendë.

Dy anët e së njëjtës monedhë. Kjo pasi, gjeneral Syrsky u kritikua për faktin që nuk u tërhoq nga Bakhmuti në fund të vitit 2022, duke lënë mijëra të rinj ukrainas të vdesin në front. Dhe pikërisht atëherë komandanti i forcave tokësore fitoi përfundimisht pseudonimin "kasap", i cili sipas ukrainasve i dërgon njerëzit e tij në vdekje pa pasur skrupuj dhe pa ia bërë syri “tërr”.Cilado qoftë e vërteta, CV-ja e tij ia vlen të shikohet. Pesëdhjetë e tetë vjeç - pra më i madh se Zaluzhny i cili është tetë vjet më i ri - Syrsky nisi arsimimin ushtarak në kohën sovjetike në Moskë, ku në 1982 u diplomua në Shkollën e Komandës së Lartë.

"Një nga ironitë e hidhura të kësaj lufte", sipas Spiegel.

Megjithatë përzgjedhja e tij nga Zelensky tregon se sa e rëndësishme është të njohësh armikun tënd.Pak para Revolucionit të Dinjitetit, ishte ai - në atë kohë tashmë nënkryetari i parë i Qendrës së Komandës Kryesore të Forcave të Armatosura të Ukrainës - i cili u bë një nga figurat kryesore në fillimin e bashkëpunimit NATO-Ukrainë. Dhe pikërisht këtu Syrsky i përpiktë shënon një tjetër pikë kthese në karrierën e tij, e cila sot e bën atë të konsiderohet nga kreu i komandës evropiane të Shteteve të Bashkuara, gjenerali Christopher Cavoli, më i besueshëm se Zaluzhny (legjenda thotë se ky i fundit nuk iu përgjigj telefonatave të Cavolit).

Dhe jo vetëm. Emri i Syrsky është gjithashtu më i mirëpritur për britanikët të cilët nuk e pëlqejnë Kyrylo Budanov, kreun e shërbimeve ushtarake të Kievit dhe një tjetër kandidat në tentativë për të marrë komandën e Shtabit të Përgjithshëm, i preferuar në vend të tij nga inteligjenca amerikane.

Pas arratisjes së ish-presidentit Viktor Janukoviç, aneksimit të Krimesë dhe pushtimit rus të Donbasit në fillim të vitit 2014, Syrsky mbajti pozicionin e shefit të shtabit të të ashtuquajturit operacioni anti-terrorist (ATO) në Donbass, ku ai studioi nga afër armikun, deri në vitin 2019, kur u emërua në forcat tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Dhe më 24 shkurt 2022, dita më e rëndësishme e jetës së tij, teksa rusët po përparonin në Kiev, ai arriti të shmangte katastrofën, duke fituar kështu një tjetër betejë. Tani për shefin e ri të shtabit, Syrsky, sfida më e vështirë do të jetë riorganizimi i ushtrisë, bërja e saj më efikase dhe mbi të gjitha përdorimi i një arme për të cilën di më pak: Dronët.

Syrskyi thotë se përparësia e tij është morali i trupave të tij, të cilët ai është fotografuar rregullisht duke i vizituar në front. Ai ka thënë për mediat perëndimore se fle katër orë e gjysmë në natë dhe relaksohet duke shkuar në palestër.

ukraine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës