LIVE UPDATES
Bota

Intervista/ Presidenti Putin këmbëngul në akuzat për spiunazh ndaj gazetarit amerikan Gershkovich

Presidenti Putin la të nënkuptohej se Moska do të ishte e gatshme të shkëmbente Gershkoviçin me një vrasës rus të burgosur në Gjermani.

9 Shkurt 2024, 17:53 Nga r.ll
Intervista/ Presidenti Putin këmbëngul në akuzat për
pamje nga intervista

RUSI- Në një intervistë më shumë se dy orëshe, të regjistruar paraprakisht me presidentin rus Vladimir Putin, që u publikua të enjten, ish-prezantuesi i kanalit Fox News, Tucker Carlson, e pyeti udhëheqësin rus për luftën në Ukrainë dhe gazetarin e burgosur amerikan Evan Gershkovich.

Që nga paralajmërimi i intervistës këtë javë, zoti Carlson është përballur me kritika nga kolegët e tij gazetarë, të cilët thonë se në kushtet e mungesës së lirisë së shtypit në Rusi, ai mund të ndihmojë në promovimin e propagandës ruse.

Në fillim të intervistës, gazetari Carlson duket se e pranon variantin e shtrembëruar historik që presidenti Putin paraqiti për të justifikuar agresionin rus në Ukrainë në vitin 2022, duke e quajtur atë "këndvështrim të sinqertë" të udhëheqësit rus.

Por gazetari Carlson iu kundërvu pretendimeve të presidentit Putin se Evan Gershkovich, gazetar amerikan i‘Wall Street Journal’, është spiun dhe e pyeti nëse Rusia do ta lironte gazetarin të kthehej në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk ka asnjë tabu për ta zgjidhur këtë çështje", tha presidenti Putin në intervistë. "Ne jemi të gatshëm ta zgjidhim atë, por ka kushte të caktuara që po diskutohen nëpërmjet kanaleve të shërbimeve të posaçme. Unë besoj se një marrëveshje mund të arrihet".

Në Rusi, agjencive të zbulimit shpesh u referohen jozyrtarisht si “shërbime të posaçme”.

Gazetari Gershkovich i ka mohuar akuzat

Deklaratat e presidentit Putin janë komentet e tij më të gjera publike për zotin Gershkovich, që kur gazetari i ‘Wall Street Journal’ u burgos në mars të vitit 2023 nën akuzat për spiunazh, që shihen gjerësisht si të pambështetura dhe të motivuara politikisht.

Gazetari Gershkovich, kompania e tij dhe qeveria amerikane i mohojnë me forcë akuzat kundër tij. Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu e ka shpallur zotin Gershkovich të arrestuar në mënyrë të paligjshme.

Presidenti Putin la të nënkuptohej se Moska do të ishte e gatshme të shkëmbente Gershkoviçin me një vrasës rus të burgosur në Gjermani.

Vrasësi në fjalë është Vadim Krasikov. Në vitin 2021 një gjykatë gjermane e shpalli fajtor Krasikovin fajtor për vrasjen e një ish udhëheqësi kryengritës çeçen në Berlin në vitin 2019. Gjykata tha se autoritetet ruse urdhëruan vrasjen dhe e dënoi Krasikovin me burgim të përjetshëm.

“Nisur nga ndjenjat patriotike, ai eliminoi një bandit në një nga kryeqytetet evropiane”, tha presidenti Putin.

‘Wall Street Journal’ka raportuar më parë se Moska dëshironte që Krasikovi të lirohej në një shkëmbim të burgosurish, ndoshta me zotin Gershkovich.

Nuk ka prova për akuzat për spiunazh

Pavarësisht se po e mban në burg zotin Gershkovich për gati një vit nën akuzat për spiunazh, Moska deri më tani nuk ka arritur të ofrojë publikisht asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj. Në intervistë, presidenti Putin këmbënguli në pretendimet për spiunazh, por nuk dha asnjë provë.

Gazetari Carlson i kundërshtoi pretendimet për spiunazh, duke thënë në një moment gjatë intervistës se “djaloshi qartazi nuk është spiun".

Ish prezantuesi i kanalit Fox News e pyeti gjithashtu presidentin rus nëse ai do ta lironte zotin Gershkovich "si një shenjë të vullnetit të mirë”. Presidenti Putin u përgjigj duke thënë se Rusisë i kanë mbaruar "gjestet e tilla”.

Në intervistë nuk u përmend gazetarja amerikane e burgosur aktualisht në Rusi, Alsu Kurmasheva, një redaktore me seli në Pragë në shërbimin Tatar-Bashkir të radios simotër të Zërit të Amerikës, Radio Evropa e Lirë.

Gazetarja Kurmasheva, me shtetësi të dyfishtë amerikano-ruse, udhëtoi në Rusi në maj të vitit 2023 për një emergjencë familjare. Kur ajo provoi të largohej nga vendi në muajin qershor, iu konfiskuan pasaportat.

Ajo po priste që t'i ktheheshin pasaportat kur u ndalua në tetor me akuzën se nuk u regjistrua si "agjente e huaj". Autoritetet më vonë shtuan akuzat për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse. Gazetarja Kurmasheva dhe Radio Evropa e Lirë, i kanë hedhur poshtë akuzat kundër saj.

Marrë nga VOA.

valdimir putin tucker carlson

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet